Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, do të ketë procese më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima, erë e përforcuar dhe paraqitje e izoluar e breshërit.
Siç kumtojnë nga DPHM temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 34 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndrysheshme, ndërsa në disa pjesë të luginës i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 32 gradë.
Në ditët në vijim, na pret mot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të energjisë së lartë në atmosferë, do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra.


