Kryeministri Hristijan Mickoski është optimist për non-paper franko-gjerman për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përcjell TV21. Mickoski tha se duhet të pritet plani përfundimtar, por nga ajo që dihet është se plani përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se është i ndarë nga procesi i zgjerimit, respektivisht do të zhvillohet paralelisht me procesin e zgjerimit. “I përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Jo të gjitha vendet janë në të njëjtin nivel të procesit të integrimit, por i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk lidhet me procesin e zgjerimit, pasi…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme në kapacitetin e tij ushtarak, duke thënë se aktualisht Teherani zotëron rreth 21%–22% të arsenalit të tij raketor. Sipas Trump, sulmet amerikane kanë dëmtuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Iranit, duke shkatërruar objekte të prodhimit të dronëve dhe disa vende lëshimi raketash. Megjithatë, ai theksoi se Irani ende ruan kapacitete operative. “Ende kanë aftësi. Kanë disa raketa dhe dronë. Por në krahasim me më parë, është një përqindje shumë më e ulët,” u shpreh ai. Në të njëjtën kohë, mediat raportojnë se Departamenti Amerikan…
“Gjendemi para një momenti historik. Pas më shumë se dy dekadash vonesë, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat më në fund po bëhet ligj. Jo më fjalë që i merr era, as premtime sa për t’i kaluar zgjedhjet, por ligj.Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është parim kushtetues që buron nga Marrëveshja e Ohrit, nga pika 4.2 e saj. Prandaj ky nuk është një ligj i zakonshëm, por një hap historik përpara drejt zbatimit dhe avancimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ky ligj është dashur të miratohej para më shumë se dy dekadave. Por nuk u bë. Ata që sot bërtasin, e kishin…
Shkruan; Hamzi Ibraimi Shqipëria po kalon një nga periudhat më të ndjeshme të tranzicionit të saj demokratik. Në një kohë kur qytetarët përballen me varfëri, emigrim masiv, rritje të kostos së jetesës dhe mungesë perspektive për të rinjtë, debati publik po dominohet nga çështje që prekin drejtpërdrejt sovranitetin, pasuritë kombëtare dhe raportin mes pushtetit dhe qytetarit. Zhvillimet e fundit në Vlorë, reagimet e shumta qytetare dhe protestat e organizuara në pjesë të ndryshme të Shqipërisë kanë nxjerrë në pah një shqetësim të madh që po rritet dita ditës: ndjenjën se vendimet më të rëndësishme për vendin po…
Më 05.06.2026 në orën 13:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga F.T. (76) nga Gostivari. Gjatë kontrollit është konstatuar se personi nuk posedonte leje drejtimi, me ç’rast është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.
Më 05.06.2026 në orën 15:50 në SPB Tetovë, një grua 46-vjeçare nga Tetova ka denoncuar veprën penale “mashtrim” të kryer nga nëna e saj. Sipas raportimit, e ëma e ka vënë në lajthitje duke i kërkuar letërnjoftimin dhe një nënshkrim në një letër të bardhë, të cilat më vonë i ka shfrytëzuar për ndarjen e pronës. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Lidhja Demokratike e mbështet orientimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhe konsideron se procesi i integrimit evropian duhet të vazhdojë me dinamikë të përforcuar dhe me një perspektivë të qartë evropiane. “Në vitet e kaluara, Maqedonia ka zbatuar një numër të konsiderueshëm reformash thelbësore, ka harmonizuar një pjesë të madhe të legjislacionit të saj me të drejtën e Bashkimit Evropian, ka vendosur një ekonomi tregu funksionale, ka forcuar mekanizmat për luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe ka harmonizuar plotësisht politikën e saj të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes me politikat e BE-së.…
Kryeministri Edi Rama ka ofenduar rëndë mijëra protestues që prej 6 ditësh kanë dalë në Shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë. Nga Vlora në një takim me miliantatët e PS, Rama tha se protestuesit s’kanë logjike dhe janë ‘dërrsë’ nga mendja. Sipas Ramës ai dhe qeveria e tij nuk kanë kohë të merrem me protestuesit, të cilët i ka quajtur si “llozhëra” dhe “honxho-bonxho”. Edhe pse pranon se e kanë këshilluar që të mos i fyej protestuesit, ai shprehet se tonë të ashpra duke theksuar se s’ka ndërmend të tërhiqet. “Po shyqyr kanë 5…
Lidhur me demografinë, deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, sonte në emisionin “Biznes 21” në TV21 tha se ekziston rreziku që deri në vitin 2050 në Maqedoninë e Veriut të jetojnë më pak se 1 milion banorë. “Shumë shpejt do të vijmë në një situatë, dhe mendoj se Qeveria e di këtë, prandaj po përpiqet të hapë diskutime për demografinë dhe ka projeksione demografike. Deri në vitin 2050, nëse nuk ndërmerren hapa të caktuar, nëse nuk realizohet supozimi që të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, nëse nuk hapemi ndaj komuniteteve të tjera që do të migrojnë tek ne,…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin ka bërë të ditur se miliona njerëz të tjerë po shtyhen drejt urisë akute si pasojë e efekteve të luftës me Iranin. Bllokada e Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës më parë kalonte rreth një e pesta e naftës së përdorur në botë, ka kontribuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve. Drejtori ekzekutiv në detyrë i Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Carl Skau, tha se lidhja ndërmjet çmimit të energjisë dhe ushqimit “është shumë e fortë në shumë vende” dhe se “kur çmimet e ushqimeve rriten, njerëzit më të varfër hanë më pak”.…
Një grua nga fshati Neproshten është dërguar në spital në gjendje të pavetëdijshme pas një aksidenti të shkaktuar nga drejtimi i pakujdesshëm i një trotineti elektrik. Ngjarja ka ndodhur më 6 qershor 2026, kur një 16-vjeçar nga Tetova, duke drejtuar një trotinet elektrik, ka goditur këmbësoren. Si pasojë e përplasjes, gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spital në gjendje jokontaktuese. Rasti është duke u hetuar nga policia.
Programi i Panairit të Librit Shqip – Shkupi 2026 vazhdoi edhe gjatë pasdites me promovime librash, diskutime dhe takime letrare që sollën para publikut autorë dhe studiues të njohur nga hapësira shqiptare. Në kuadër të programit, pasdite u promovua vepra e Mehmet Prishtinës, kushtuar lëvizjeve revolucionare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike, libri “Në meni të njeni-tjetrit” i Besnik Mustafajt, si dhe vepra “Net dhe mjaltë” e Liridon Mulajt. Programi u përmbyll me një takim letrar kushtuar poetes Lindita Ahmeti, përmes leximit dhe diskutimit mbi krijimtarinë e saj poetike. Panairi i Librit Shqip – Shkupi 2026…

