Si në Pekin, ashtu edhe në Uashington, elitat janë të shqetësuara nga përparimi i shpejtë i teknologjisë. Sa më inteligjente bëhen modelet e IA-së, aq më jetike janë ato për përparimin ekonomik brenda vendit dhe peshën gjeopolitike jashtë tij. Por, paralelisht rriten edhe rreziqet që paraqesin. Që nga krijimi i bombës atomike, Fuqitë e Mëdha nuk janë përballur me një dilemë të tillë. Administrata e Trump-it po e kupton gjithnjë e më shumë këtë realitet. Ajo ka hequr dorë nga qasja laissez-faire (ndërhyrje minimale e shtetit) ndaj rregullimit të teknologjisë, pas përplasjeve të fundit me Anthropic, një laborator amerikan dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet shumë i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në zonën detare në jug të brigjeve të Filipineve, ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë personave dhe plagosjen e katër të tjerëve, sipas bilancit paraprak të autoriteteve. Sipas policisë, disa ndërtesa janë shembur si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, ndërsa edhe një numër banesash janë shkatërruar plotësisht. Fillimisht, tërmeti u raportua me magnitudë 8.1 ballë, por më pas të dhënat e përditësuara të Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) konfirmuan se ai ishte 7.8 ballë. Sipas USGS-së, epiqendra ndodhej në një…
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arsye ta refuzojë kandidaturën e saj për një mandat tjetër në postin e presidentes së Kosovës. Në një konferencë për media, krah kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Osmani tha se rezultati i zgjedhjeve është vetëm hapi i parë drejt ringritjes së partisë. “Na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë. E më shumë punë në terren dhe afër qytetarëve besoj se LDK-ja do të vazhdojë të ringritet në muajt dhe vitet në vijim”, tha Osmani. Ajo shtoi se procesi i rikthimit…
Elon Musk është gati të bëhet trilioneri i parë në botë. Është një sasi marramendëse pasurie e paparë më parë në historinë e tregtisë njerëzore. Musk zotëron tashmë 273 miliardë dollarë në aksione dhe opsione falë rolit të tij si CEO i Tesla-s. Por nëse oferta fillestare publike e SpaceX – kompania e tij e raketave dhe inteligjencës artificiale – shkon sipas planit javën e ardhshme, ai së shpejti mund të ketë një vlerë shtesë prej 841 miliardë dollarësh. (Ai do të zotëronte pothuajse gjysmën e aksioneve të SpaceX, të cilat IPO është në rrugën e duhur për t’i vlerësuar…
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç, K. Lazaj, ka qenë duke pirë kafe dhe më pas ka dalë për t’u drejtuar drejt automjetit të tij. Në atë moment, ai është afruar nga një person që e priste me motor. Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, personi me motor ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në këmbë. I riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është larguar me motor dhe policia…
Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Gjakovë. Dyshohet se përleshja mes të rriturve nisi pas një zënke mes fëmijëve. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 21:30 ka pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra”. Si pasojë e incidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë. Njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, të cilat dyshohet se janë shkaktuar…
Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se koalicioni me Vetëvendosjen ka marrë votat e mjaftueshme që ta bëjë i vetëm qeverinë e radhës. “Aktualisht jemi 44 për qind në nivel vendi. Të shohim votat në mërgatë. Sipas projeksioneve koalicioni VV i ka votat e mjaftueshme të bëjë vetë qeverinë e radhës”, ka thënë ai për gazetarët teksa është shprehur i bindur që s’do të ketë zgjedhje të reja së shpejti. Teksa numërimi po shkon drejt fundit, në zgjedhjet e 7 qershorit VV-ja mori mbi 43 për qind si e para, por duke pësuar rënie prej 51 për qind…
Kryeministri Edi Rama mbajti një takim në Elbasan për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Kryeministri foli për protestën kundër ndërtimeve në Zvërnec, duke i quajtur ata që kundërshtojnë projektin për resort “injorantë dhe delirantë”. Rama shtoi me ironi duke iu përgjigjur kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e tij, se kush do shkojë të negociojë me BE-në pastaj, ata të veshur si flamingo. Rama: Gjithsekush ka opinionin e vet, nëse je i shqetësuar për flamingot, natyrën për një zhvillim si të mos e dëmtoj natyrën je i shqetësuar për faktin. Duhet të bësh jehonë të vërtetës jo manipulimit. Të verifikosh të vërtetën…
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate, ka shprehur zhgënjimin me rezultatin që arriti kjo parti në zgjedhjet e të dielës. Kur janë numëruar votat në rreth 99 për qind të vendvotimeve, PSD-ja ka marrë 1877 vota apo 0.27 për qind. “Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka shkruar Kuçi në Facebook. PSD-ja në zgjedhjet e 7 qershorit garoi me gjashtë kandidatë për deputetë. Kuçi ishte kandidate.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si fitore të partisë së tij. Ai ka thënë se kjo është fitorja e pestë e LVV-së në zgjedhjet parlamentare brenda shtatë vjetësh, duke përmendur fitoret më 2019, 2021, dy herë më 2025 dhe tani më 2026. Kurti ka deklaruar se kjo përbën konfirmim të një dekade qeverisjeje të Lëvizjes Vetëvendosje, duke falënderuar mbështetësit për angazhimin e tyre. Sipas tij, LVV do të vazhdojë të udhëheqë me qeverisje “të mirë dhe demokratike”. “Ne bëjmë bashkë sigurinë e shtetit dhe kufijve…
Nga Prof. Fatos Tarifa Socialistë shqiptarë! Anëtarë të Partisë Socialiste! Deputetë dhe mbështetës të kësaj partie! Zgjohuni! Në krye të partisë keni një njeri që ju komandon, kërkon bindje pa kushte për çdo gjë, ju fyen me gjuhën dhe sjelljet e tij, ju nëpërkëmb dinjitetin në vend që t’ju respektojë, të konsultohet me ju dhe t’ju udhëheqë. Në krye të qeverisë, të dalë nga votat e socialistëve, kemi një kryeministër, të cilin një pjesë e madhe e popullit nuk e mbështet dhe nuk e do më, siç dëshmojnë protestat masive të ditëve të fundit. Këto protesta nuk janë fryt i…
Forcat e armatosura ruse kanë kapur 86 mjete ajrore pa pilot (dronë) gjatë natës së premtes në rajonin përreth Shën Petersburgut, ku po zhvillohet një forum i madh investimesh, thanë autoritetet e qytetit. “Tetëdhjetë e gjashtë dronë u rrëzuan në hapësirën ajrore të rajonit të Leningradit. Operacionet luftarake po vazhdojnë”, shkroi guvernatori rajonal Alexander Drozdenko në Telegram. “Shën Petersburgu është bërë shënjestër e një sulmi të gjerë nga dronë ushtarakë”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Alexander Beglov. “U bëj thirrje banorëve të Shën Petersburgut të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë”, shtoi ai. Aeroporti…

