Author: Hamdi Kumanova

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë në Lezhë, teksa bëhet me dije se çifti i bashkëshortëve Mujeci që mbetën viktima, ishin prindër të katër fëmijëve të mitur. Të dy ata merreshin me bujqësi dhe blegtori në zonë. Atentati ndodhi dje në fshatin Balldre të Lezhës. Kreshnik dhe Gentiana Mujeci u vranë në mjetin tip “Audi” me të cilin udhëtonin. Për këtë ngjarje ka folur dhe  Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë ku theksoi se makina u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje. Kreu i policisë tha se ende nuk ka të dhëna zyrtare për motivet…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se po zhvillon diskutime të mira si me presidentin rus Vladimir Putin ashtu edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa synon të zgjidhë luftën në Ukrainë. “Po punojmë për situatën në Rusi dhe Ukrainë dhe shpresojmë se do t’i japim fund”, tha Trump. Trump tha se nuk donte të zbulonte se kur foli për herë të fundit me Putinin. “Po zhvilloj diskutime me të, dhe po zhvilloj diskutime me Presidentin Zelensky, dhe diskutime të mira”, tha ai, pa specifikuar se kur u zhvilluan bisedat telefonike me njërin ose tjetrin udhëheqës. “Urrejtja midis Presidentit…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga ora 07:30, në veri të Mitrovicës do të mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt të ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira. “Ky zhvillim vjen në vijim të vendimit të fundit të Ministrit të BPZhR-së, Armend Muja, i cili ka bërë të ditur se të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse, që aktualisht operojnë në objekte me qira, do…

Lexo më Shumë

Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, për shkak të kërkesës së shtuar nga vendet fqinje, kryesisht Shqipëria dhe më pak Greqia. Sipas të dhënave zyrtare nga qeveria maqedonase, përmes gazetarëve korrespondentë, konsumi ditor i të gjitha llojeve të karburanteve është rritur në 2 milionë litra. Këtë shifër e ka konfirmuar dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në daljet publike. Nga konsumi total, 10% i atribuohet qytetarëve të huaj, kryesisht nga Shqipëria dhe nga Greqia, sipas të dhënave zyrtare. Kjo do të thotë se rreth 200…

Lexo më Shumë

Më 24.04.2026, nga ora 08:00 deri në 12:30, inspektorët e Sektorit për Krim Ekonomik në Tetovë kanë kryer kontroll në një qendër tregtare në Tetovë, lidhur me veprën penale nga neni 285 i Kodit Penal (shitje e palejuar e mallrave të brenduara). Gjatë kontrollit, në dy butiqe janë sekuestruar rreth 70 copë rroba të brenduara (xhins dhe bluza), për të cilat dyshohet se janë falsifikime të markave të njohura. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditen parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka ngritur dilema serioze mbi legjitimitetin e përfaqësimit të shqiptarëve nga partitë shqiptare në qeveri, duke vënë në pikëpyetje përputhjen mes pretendimeve të tyre politike dhe veprimeve konkrete. Duke aluduar në mesazhin e ministrit të Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, që u raportuar të ketë quajtur “shqiptarët (në Qeveri) e Maqedonisë, idiot), Osmani thekson se çështja nuk qëndron te etiketimet politike, por te ajo që, sipas tij, është “kontradiktë e përditshme” mes asaj që promovohet dhe asaj që realizohet në praktikë. Statusi i plotë i Bujar Osmanit: Nuk e di nëse është thënë,…

Lexo më Shumë

BDI, e ushqyer dhe e mbajtur me vite nga lojërat e fatit dhe kazinotë, sot po mundohet të manipulojë me tema që vetë i ka prodhuar për vite me radhë. Ironia është brutale. Ata që për vite e kthyen industrinë e lojërave të fatit në arkë politike, sot sillen sikur nuk dinë gjë. Absurd që nuk pi ujë. E vërteta është e thjeshtë. Kur BDI flet për kazino, në prapavijë flet kutia e zezë e Artan Grubit. Ajo kuti për vite me radhë e mbajti këtë sektor nën kontroll përmes dorës së tij të djathtë, të arratisurit Përparim Bajrami, e…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje 27 prilli, përvjetori i Masakrës së Mejës të mos harrohet dhe të nderohet si pjesë e kujtesës kolektive. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për 27 prillin, duke thënë se institucionet nuk duhet të sillen sikur kjo datë nuk ka domethënie historike. “Mendoj se në kujtesën tonë nuk guxon me u harru se çka është data 27 prill, as administrata as kushdo nuk duhet me u sjell thua se nuk e dimë çfarë date është ajo dhe çka simbolizon. 27 prilli është një datë që nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Më 24.04.2026 në orën 16:00, personi L.T. nga fshati Kamjan ka denoncuar se gjatë periudhës nga viti 2023 deri në ditën e denoncimit, ndërsa qëndronte në Gjermani, në garazhin e tij është kryer vjedhje e rëndë. Një autor i panjohur ka hapur derën me forcë dhe ka vjedhur një automjet “Mercedes” me targa të Tetovës dhe katër disqe alumini. Meren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Më 24.04.2026 në orën 20:45, në lagjen “Tullana” në Gostivar, policia ka arrestuar personin I.Gj. (51). Ai dyshohet se rreth orës 17:15 ka sulmuar fizikisht një fëmijë të mitur që po ngiste biçikletën, dhe më vonë, rreth orës 19:30, ka sulmuar me një mjet druri edhe nënën e fëmijës, J.Gj. (41 vjeçe), e cila kishte ardhur për të mbrojtur djalin e saj. Pas dokumentimit të rastit do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti ka konvokuar mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimi Demokratik për Integrim, ku në fokus kanë qenë zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe, siç vlerësohet nga partia, tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Sipas njoftimit të BDI-së, në mbledhje është diskutuar edhe për organizimin e brendshëm partiak, me theks të veçantë në konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave në terren, si përgjigje ndaj, siç thuhet, dinamikave të reja politike në vend. Në këtë kuadër, Ahmeti…

Lexo më Shumë

MPB ka njoftuar se me datë 24.04.2026, zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar kanë privuar nga liria personin T.B. (29) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Sipas denoncimit të bërë më 24.04.2026 nga një banor 42-vjeçar i Gostivarit, para disa muajsh në zonën e Gostivarit, një person i panjohur me automjet “Volkswagen Jeep” ngjyrë e zezë, ka ndaluar vajzën e tij të mitur dhe me përdorimin e forcës fizike ka kryer përdhunim mbi të, duke e kërcënuar atë dhe familjen e saj. Gjithashtu, më 22.04.2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës…

Lexo më Shumë