Komuna e Tetovës do t’i japë 1,144,484 denarë (rreth 18 mijë euro) Bashkësisë Fetare Islame pasi kjo e fundit ka kërkuar nga komuna që t’ia kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe, shkruan Portalb.mk. Këtë vendim e solli Këshilli Komunal me 23 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Ky vendim erdhi pasi Bashkësia Fetare Islame përmes një letre kërkoi nga Komuna e Tetovës t’i kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe. “Duke marrë parasysh faktin se shuma e paguar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame e RMV-së…
Author: Hamdi Kumanova
MPSDR: Për shkak të reformës së rëndësishme në sistemin e mbrojtjes sociale, pagesa e të drejtave do të realizohet me disa ditë vonesë Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon opinionin publik se vijon zbatimi i zgjidhjes së re softuerike, me të cilën bëhet modernizimi dhe avancimi i proceseve për përpunimin dhe pagesën e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe mbrojtja e fëmijëve në qendrat për punë sociale. Nga ministria bëjnë të ditur se të drejtat e përfituesve janë të garantuara dhe se pagesat do të kryhen menjëherë pas përfundimit të harmonizimeve teknike, ndërsa ekipet kompetente po…
Akuaparku, që është pjesë e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nuk do të funksionojë as këtë verë. Sipas drejtorit Daniel Apostolovski, objekti ndodhet në gjendje të keqe dhe ka nevojë për rinovim të plotë, shkruan SDK.mk Apostolovski deklaroi se për rikonstruksionin e akuaparkut nevojiten rreth 1 milion euro, por aktualisht nuk ka mjete financiare për një investim të tillë. Ai theksoi se fokusi i institucionit është i përqendruar te renovimi i pishinës. Akuaparku u mbyll në vitin 2024. Sipas raportit të revizionit për qendrën sportive, vendimi për mbylljen u mor për shkak të mungesës së rentabilitetit ekonomik…
Kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe, hapi sot konferencën ndërkombëtare “Iniciativa e Shkupit”, e organizuar nga LSDM dhe Shkolla e Lartë Politike e Korçulës, duke bërë thirrje për bashkim të forcave progresive në rajon përballë, siç tha ai, rritjes së nacionalizmit, populizmit dhe strukturave korruptive. Në fjalimin e tij hyrës, Filipçe theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në një moment vendimtar, ku pas viteve të stagnimit ekziston sërish një mundësi reale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Iniciativa e Shkupit është një veprim konkret për forcimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet partive socialdemokrate dhe progresive në rajonin tonë. Gjenerata jonë ka një mundësi…
Një seri pankartash me mesazhe politike dhe kombëtare janë vendosur para shtabit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve. Në fotografitë e siguruara nga TetovaSot, në hyrjen e objektit shihen pankarta me mbishkrime si: “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Liria nuk shitet”, “Ata ranë, ju përçani?”, “Pushteti kalon, dëmi mbetet” dhe “Amaneti tradhtohet?”. Mesazhet shoqërohen edhe me thirrje të tjera si “Mos luani me gjakun”, “Mos përçani kombin”, “Kujt i shërbeni?” dhe “Shqiptarët nuk ndahen”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një reagim ndaj zhvillimeve dhe përçarjeve politike në kampin shqiptar. Sipas…
Prej gati tre vitesh, Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut e mban peng dhe pa epilog, hetimin e dytë për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ku humbën jetën 14 persona. Përkundër premtimeve për zbardhjen e plotë të rastit, deri më sot nuk ka as vendim e as aktakuzë, prokuroria vazhdimisht hesht apo përgjigjet me refrenin e njëjtë se hetimet vazhdojnë, shkruan Portalb.mk. Pavarësisht se kanë kaluar gati tre vite që kur Prokuroria Publike e RMV-së në gusht 2023 njoftoi se po zhvillohet hetim i dytë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ende nuk ka vendim…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në seminarin vjetor të Bashkëpunimit dhe Planifikimit, të organizuar nga Qendra për Studime Evropiane ‘Wilfried Martens’, i njohur si think tanku zyrtar i Partisë Popullore Europiane (PPE), anëtare e të cilit është Fondacioni për Liri i Partisë Demokratike FLD. Takimi i përvitshëm që bëhet për herë të parë ne një vend jo anëtar i BE-se, mbledh ekspertë e figura drejtuese nga PPE dhe fondacionet anëtare të Martens Centre. Gjatë takimit me ish-kryeministrin e Sllovakisë, Mikuláš Dzurinda, aktualisht Presidenti i ‘Martens Centre’, kreu i PD-së, Sali Berisha paraqiti një panoramë…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Parku “Rinia” në Fushë Topanë po merr një pamje të re në kuadër të investimeve të Komunës së Çairit për rregullimin dhe avancimin e hapësirave publike, kumtoi Komuna. Në këtë park, shtohet në kumtesën, po realizohen ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave rekreative dhe sportive, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë. “Po investojmë në hapësira që e bëjnë çdo lagje më të gjelbër, më funksionale dhe më të bukur për qytetarët,” u shpreh Mexhiti.
Vendkalimi kufitar Markova Noga është një projekt strategjik për këtë rajon, por do të shtoj – një projekt strategjik edhe për Ballkanin, sepse të gjithë së bashku arritëm në përfundimin se Prespa është një nga mikro-lokacionet më të bukura në Ballkan dhe në Evropë, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski gjatë inspektimit të sotëm të punimeve ndërtimore në vendkalimin kufitar Maqedoni-Greqi, Markova Noga – Lemos. Sipas ministrit Toshkovski, projekti për Markova Noga është i rëndësishëm për të dy vendet mike. Neurofix Ви трнат стапалата? Лекарите не ја кажуваат целата вистина! × “Prespa meriton që të gjithë…
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, së bashku me ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në vend, Kristof Zomer, sot morën pjesë në ceremoninë zyrtare të fillimit të projektit „Ndërmarrje komunale të qëndrueshme dhe efikase në RMV“. Në këtë ngjarje, siç njofton MMJPH, morën pjesë edhe përfaqësues të komunave dhe ndërmarrjeve publike komunale – përfituese të projektit, institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, donatorë dhe banka zhvillimore, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të projekteve të ngjashme si dhe media. Projekti, i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Konfederatës Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), ka për…
Një tur me biçikleta rreth Liqenit të Ohrit do të mbahet sot me rastin e Ditës së Evropës, e njëherit do të promovohet lëvizshmëria e qëndrueshme, ndërgjegjësimi ekologjik, një stil jetese i shëndetshëm dhe pjesëmarrje qytetare, njoftoi Delegacioni i BE-së në vend. Ky tur ndërkufitar me biçikleta është një aktivitet i përbashkët i Delegacioneve të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri dhe po zbatohet në partneritet me Shtëpinë e Evropës në Strugë dhe Shtëpinë e Evropës në Tiranë. “Shtegu reth Liqenit të Ohrit lidh komunitetet përtej kufijve rreth një prej monumenteve më të rëndësishme natyrore dhe…

