Më 05.06.2026 në orën 13:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Trafikun Rrugor Gostivar kanë ndaluar një moped me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga F.T. (76) nga Gostivari.
Gjatë kontrollit është konstatuar se personi nuk posedonte leje drejtimi, me ç’rast është privuar nga liria në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.


