„ERI Corporation“ është kompania e cila për vitin 2025 ka realizuar fitimin më të madh në krahasim me të gjitha kompanitë e tjera nga Manastiri. Kjo kompani prodhuese maqedonase-italiane, e themeluar në vitin 2015, prodhon sisteme ventilimi për objekte banesore, afariste dhe industriale, përcjell Faktor.mk.
Në vendin e dytë pozicionohet kompania e mirënjohur „Cermat“, e cila prodhon akullore, qumësht pluhur dhe perime të ngrira. Ndërkaq, kompania ndërtimore „Stenton Gradba“, e cila është e angazhuar në disa projekte publike në vend, renditet në vendin e tretë për nga fitimi i realizuar gjatë vitit të kaluar.
Më poshtë kompanitë e tjera që kanë dal më fitimprurëse.



