Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e vlerësoi zgjedhjen e Maqedonisë së Veriut si anëtare në Këshillin ekonomik dhe social të Kombeve të Bashkuara (EKOCOK), si një sukses të rëndësishëm diplomatik dhe si konfirmim të besimit që komuniteti ndërkombëtar ka ndaj shtetit.
“Ky sukses është rezultat i një politke të jashtme shumëdimensionale, parimore dhe aktive, e cila udhëhiqet me qëndrueshmëri, vendosmëri dhe vizion. Veçanërisht më gëzon fakti që përpjekjet dhe aktivitetet tona shumëvjeçare diplomatike për ofrimin e mbështetjes kanë dhënë fryte, si dhe fakti që miqtë dhe bashkëbiseduesit e shumtë të huaj, me të cilët pata mundësinë të takohem në raste të ndryshme, i përmbushën premtimet e tyre të dhëna”, shkroi Siljanovska-Davkova në një postim në Facebook.
Sipas saj, në periudhën kur rendi i vendosur ndërkombëtar po kalon nëpër ndryshime të thella dhe skena globale karakterizohet nga pasiguri dhe sfida gjithnjë e më komplekse, zgjedhja në një organ kaq të rëndësishëm të Kombeve të Bashkura ka një rëndësi të veçantë.
Ajo shtoi se si anëtare e EKOSOK, Maqedonia do të vazhdojë të promovojë doalogun, bashkëpunimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin gjithëpërfshirës, duke punuar së bashku me të gjithë partnerët në drejtim të forcimit të efikasitetit dhe besueshmërisë së sistemit shumëpalësh.
Kjo përzgjedhje, siç theksoi Siljanovska-Davkova, edhe një herë konfirmoi se shteti ynë është një faktor i respektuar, i besueshëm dhe me ndikim në skenën ndërkombëtare, duke punuar së bashku me të gjithë partnerët në drejtim të forcimit të efikasitetit dhe besueshmërisë së sistemit shumëpalësh.



