Author: Hamdi Kumanova

Sekretari i Marinës amerikane, John Phelan, është larguar nga administrata e Donald Trump, njoftoi Pentagoni. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, largimi i tij hyn në fuqi “menjëherë”, siç u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale. Në vend të tij, detyrën e përkohshme do ta marrë zëvendëssekretari i Marinës, Hung Cao. Phelan është zyrtari më i fundit i lartë ushtarak që largohet nga administrata në muajt e fundit. Dorëheqja e tij vjen në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin, si dhe vazhdimit të bllokadës…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Scott Bessant, mbrojti dje, të mërkurën, para senatorëve, vendimin e administratës së Presidentit Donald Trump për të zgjatur pezullimin e përkohshëm të sanksioneve kundër naftës ruse , në fuqi që nga pushtimi ushtarak rus i Ukrainës në vitin 2022. Pas pezullimit të tyre të parë, deri më 11 prill, sanksionet ndaj naftës ruse vazhdojnë të pezullohen pjesërisht për një muaj tjetër, deri më 16 maj, me qëllim balancimin e efekteve të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në çmimet e naftës. Vendimi erdhi vetëm dy ditë pasi Bessant kishte siguruar shtypin se pezullimi fillestar nuk do të…

Lexo më Shumë

Në Maqedoni nuk ka qull të kontestuar HiPP me karrota dhe patate, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Deri më sot, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nuk ka marrë njoftim përmes Sistemit të Alarmit të Shpejtë të Bashkimit Evropian (RASSF) se një produkt i pasigurt ushqimor për fëmijë HiPP (paketë 190 gramëshe në kavanoz qelqi me aromë karote dhe patate) është vendosur në tregun e Maqedonisë, i cili është subjekt i tërheqjes dhe hetimit në Austri dhe disa vende evropiane”, thuhet në njoftim. Agjencia thotë se po e monitoron situatën dhe do të reagojë në kohën e duhur nëse…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se situata është shumë e ndërlikuar me Fakultetin Filozofik dhe se ajo nuk është kompetente të tregojë nëse dikush nga do të mbajë përgjegjësi. “Për kërë ekzistojnë institucione tjera në vend. Shpesoj se ajo procedurë do të rrjedhë ashtu siç duhet. Do të doja të besojë se ky është një rast i izoluar dhe se nuk është bërë në mënyrë tendencioze, por pikërisht për shkka të kësaj institucionet tjera do ta thonë fjalën dhe si do të vërtetojnë ata ashtu edhe do të jetë”, tha Janevska pas ekspertizës në aktivitetet ndërtimore…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se me propozim-ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore synohet të vlerësohen njohuritë, përvoja dhe kontributi i punonjësve shëndetësorë me përvojë shumëvjeçare. Duke folur në shënimin e 80-vjetorit të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë, Aliu theksoi rëndësinë e kujdesit për të moshuarit, duke e cilësuar atë si tregues të pjekurisë dhe humanizmit të një shoqërie. Ai vlerësoi kontributin shumëvjeçar të kësaj organizate në përkrahje të pensionistëve. Ministri u ndal edhe te ndryshimet ligjore, sipas të cilave pensionistët nga 64 deri në 67 vjeç mund të vazhdojnë të punojnë nëse ka nevojë, ndërsa specialistët…

Lexo më Shumë

Qeveria do të vazhdojë të zbatojë politika që krijojnë mjedis afarist të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe transparent, në të cilin investitorët do të jenë në gjendje të planifikojnë dhe të zhvillohen në planin afatgjatë. Kjo u deklarua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska para Shoqatës Britanike të Biznesit, e cila sot festoi tre vjet ekzistencë dhe funksionim në vend. Ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar është një nga partneret më të rëndësishme ekonomike të Maqedonisë dhe se kjo konfirmohet edhe nga të dhënat mbi tregtinë e jashtme, përkatësisht importet dhe eksportet e realizuara, si dhe fluksi i investimeve nga Mbretëria…

Lexo më Shumë

Me 67 vota “pro”, 13 “kundër” dhe asnjë abstenim, Kuvendi në seancën e sotme ka miratuar nevojën për procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me ç’rast zgjidhja ligjore kaloi fazën e parë të procedurës parlamentare. Me këtë zgjidhje ligjore krijohen kushte për eliminimin e arsyeve objektive për të cilat ishte vendosur modeli i qeverisë kalimtare, përkatësisht teknike. Zgjidhja e propozuar ligjore, me zbatim të shtyrë, sipas arsyetimit të propozuesit – Qeverisë, ka për qëllim të sigurojë stabilitet, siguri juridike dhe mbrojtje të interesit publik të qytetarëve përmes përmbylljes së…

Lexo më Shumë

Nga viti 2027, Bashkimi Evropian do të vendosë kufi të ri për pagesat me para në dorë, duke ndikuar drejtpërdrejt tek tregtarët e makinave. Sipas rregullave të reja, nuk do të lejohet më blerja e automjeteve mbi 10.000 euro me “cash”. Çdo shumë mbi këtë kufi duhet të paguhet përmes bankës, kreditit apo mënyrave të tjera elektronike. Ky vendim pritet të godasë veçanërisht tregun e makinave të përdorura, ku deri tani shumë transaksione janë kryer me para në dorë. Rregullat janë të qarta: Nuk lejohet ndarja e pagesës në disa pjesë për të shmangur kufirin Në çdo shitje ku përfshihet…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës përmes Fakultetit Ekonomik, më 21 prill 2026, e organizoi punëtorinë “Ekonomistët e së ardhmes” – aktivitet i dedikuar për maturantët e shkollave të mesme, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me studimet në ekonomi dhe perspektivat që ofron kjo fushë, theksohet në komunikatën e UT-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Punëtoria u zhvillua, në një atmosferë interaktive dhe bashkëpunuese, ku pjesëmarrësit u përfshinë në aktivitete praktike dhe diskutime të hapura mbi çështje aktuale ekonomike. Në hapje të aktivitetit, prodekania për arsim, Prof. Dr. Elsana Aqifi, prezantoi qasjen moderne të mësimdhënies në Fakultetin…

Lexo më Shumë

Nga 23 deri më 29 prill 2026, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet Panairi i Librit, i cili këtë vit pritet të mbledhë rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë. Sipas organizatorëve, panairi do të ofrojë tituj të rinj, autorë, si dhe aktivitete profesionale dhe panele diskutimi. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga Britania e Madhe, Greqia dhe rajoni. Ngjarja zhvillohet nën moton “Hap një dritare drejt botëve të reja” dhe synon të promovojë leximin dhe kulturën e librit. Panairi pritet të zgjasë shtatë ditë dhe të shndërrojë Shkupin në një qendër…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) ka dalë me akuza të reja lidhur me statusin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, duke pretenduar se ai tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe. Sipas LSDM-së, informacionet e fundit që kanë arritur në parti tregojnë se Gruevski, i shpallur në arrati nga drejtësia, ka siguruar mbrojtje ndërkombëtare përmes këtyre shtetësive. Nga kjo parti vlerësojnë se një zhvillim i tillë nuk mund të ndodhë pa mbështetjen e drejtpërdrejtë politike nga kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç, të cilët i cilësojnë si aleatë dhe mbrojtës të tij. Në reagimin e tyre, LSDM akuzon drejtpërdrejt kryeministrin…

Lexo më Shumë

Më 21.04.2026 në ora 10:40 në Stacionin Policor të Gostivarit, Z.Z.(67) nga Gostivari ka denoncuar se është sulmuar fizikisht derisa po kryente detyrat e punës si korrier në postë të shpejtë. Sipas denoncimit, në rrugën “18 Nëntori”, pas një zënke paraprake rreth kohës së dërgesës, ai është sulmuar fizikisht nga D.K. nga Gostivari. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë