Më 02.06.2026 në ora 11:10 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata janë sjellë me lëndime të rënda trupore personat H.S.(60) dhe R.R.(36), të dy nga Gostivari. Sipas raportimit, ata i kanë marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë private në lagjen “Zona e Gjashtë” në Gostivar. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, H.S. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa R.R. është ndaluar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Ësëhtë njoftuar Prokurori Publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar dhe një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës.


