Zhoze Murinjo ka vendosur se kush do të jetë një nga përforcimet e tij të para në radhët e Real Madridit. Trajneri portugez ka zgjedhur që të “peshkojë” në radhët e Interit një nga lojtarët më cilësorë të zikaltërve.
Objektivi i tij është Denzel Dumfris, një futbollist i cili në moshën 30-vjeccare mund të japë ende shumë dhe i cili mund të transferohet me një shifër modeste, po të shihet se sa janë rritur vlerat në treg.
Dumfris ka një klauzolë në kontratën e tij me Interin, me një shifër prej 25 milionë eurosh. Ajo mund të aktivizohet në fillimin e korrikut, deri në gjysmën e muajit. Dhe Reali do të përfitojë nga kjo situatë për të bërë të tijin futbollistin holandez, i cili do të marrë vendin e Karvahal në radhët e ekipit spanjoll, si një alternativë shumë e fortë për Trent Aleksander-Arnold.


