Meteorologët për sot kanë paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në orët e pasdites do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e fortë deri e fortë nga perëndimi, e cilat herë pas here në pjesët perëndimore do të kalojnë prej 60 kilometra në orë.
Temperatura pritet të lëvizë nga 9 deri 32 gradë Celsius.
Në Shkup, pritet mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Pritet temperatura prej 14 deri 30 gradë.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se deri në fund të kësa jave, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në orët e pasdites në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë më intensive, me reshje më të shumta dhe të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë, bubullima dhe kushte për paraqitjen e breshërit, veçanërisht të enjten dhe të shtunën. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor.


