Më 01.06.2026 në orën 17:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin T.XH.(50) nga Gostivari. Paraprakisht, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga neni 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes, në njërën nga dhomat janë gjetur rroba që lidhen me veprën penale „grabitje“ (neni 237), ndërsa në ballkon është gjetur një saksie me dy rrënjë të bimës kanabis. Sendet e gjetura janë sekuestruar, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Monika Lubonja reagon edhe njëherë pas publikimit të PAMJEVE me Adi Hilën – kësaj radhe paska goditur rëndë
- Pronari i “Sante Plus”, Bilal Kara, reagon pas raportimeve për arrestim: Jam i lirë, mos publikoni spekulime
- Beqiri i del përballë Dimitrievskit: Nëse të pengon gjuha shqipe, largohu nga Qeveria!
- 18 vite në burg, Agim Ismaili kërkon drejtësi
- Ballë për ballë dhe me fytyrat afër – ndodh debati i parë i ashpër në Big Brother, a do të ketë eliminim?
- Izraeli vazhdon shkeljet e armëpushimit në Gaza, vriten dy palestinezë
- Pse Albulena Haxhiu e mbështet vazhdimin e Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes
- Përleshje mes tifozëve të Rabotniçkit dhe MZT Shkupit para ndeshjes, ka të lënduar



