Author: Hamdi Kumanova

Rruga nga Kërçova, gjegjësisht nga fshati Izvor e deri në Dibër e gjatë 19 km ende nuk ka përfunduar, kjo pasi që gjatë punimeve kompania hasi në shembje të mëdha dheu. Traseja është hapur, një pjesë e madhe është asfaltuar por sërish ka shembje në disa pjesë të rrugës. Për tu përfunduar kjo rrugë dhe për të qenë funksionale, duhet të vendosen mure mbrojtëse.Për këtë kompania ka kërkuar mjete shtesë nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore”, por nga atje ende nuk janë miratuar. “Sa i përket rrugës Izvor–Gari, për momentin nuk ka asgjë të re. Ende nuk janë miratuar mjetet shtesë…

Lexo më Shumë

Komuna e Çairit sot do të hapë edicionin e ri të manifestimit tradicional “Vera Kulturore Çair 2026”, i cili do të zgjasë një muaj dhe do të ofrojë një program të pasur kushtuar kulturës, artit dhe traditës. Hapja do të shënohet me programin treditor “Ditët e Fëmijëve”, që do të mbahet nga 1 deri më 3 qershor në disa lokacione – në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në Sheshin Skënderbeu dhe në oborrin e Xhamisë së Murat Pashës. Programi nis më 1 qershor në ora 17:00 me një paradë solemne të nxënësve të shkollave fillore të Çairit, të veshur me…

Lexo më Shumë

Seriali i BDI-së me ministrat e Drejtësisë nuk mbaron me Blerim Bexhetin, Adnan Jasharin e Valdet Xhaferin. Tani radha është te Bilen Saliji, një tjetër kuadër i BDI-së që e pati Ministrinë e Drejtësisë në dorë, por provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe e la aty ku e gjeti. Bilen Saliji nuk mbahet mend për ndonjë reformë që ia pa hajrin dikush. Nuk mbahet mend për ndonjë betejë të fituar për qytetarët, e aq më pak për studentët shqiptarë. Emri i tij mbahet mend për gjoja “dorëheqjen” pas rastit të Almirit të vogël, kur Boban Iliqi ua shpërfaqi pafuqinë këtyre…

Lexo më Shumë

Banda e udhëhequr nga Mickoski do të japë llogari dhe do t’i kthejë paratë, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me qëllimet dhe aktivitetet e Frontit për Liri dhe Drejtësi. ​”Qëllimi përfundimtar do të jetë që ky pushtet kriminal të largohet, ta çlirojë shtetin, të kthehemi në rrugën evropiane, ndërsa banda e udhëhequr nga Hristijan Mickoski të japë llogari dhe të kthejë paratë. Ndërkohë, kjo nënkupton se ne po bashkohemi dhe po rritemi”, tha Filipçe. ​Në përgjigjen e tij, ai shtoi se pushteti ka obligim të shpallë referendum, duke kujtuar se VMRO-ja…

Lexo më Shumë

(Fjalë përkujtimore në Akademinë komemorative kushtuar jetës dhe veprës se prof.dr. Razmiz Avdylit) ▪︎ Të nderuar anëtarë të familjes së profesor Ramiz Abdylit, Të nderuar organizatorë të kësaj Akademie Komemorative, Të nderuar të pranishëm, zonja e zotrinjë Më lejoni që, me rastin e kësaj Akademie Komemorative kushtuar jetës dhe veprës së Prof. Dr. Ramiz Abdylit, të ndaj me ju disa kujtime dhe vlerësime për njeriun, pedagogun, studiuesin dhe intelektualin që pata fatin ta njoh nga afër. ▪︎ Kur kujtoj profesor Ramiz Abdylin, para syve më del figura e një njeriu të urtë, të ditur dhe fisnik, një intelektual që jetën…

Lexo më Shumë

“Filipçe e ka joshur Radevin që para se të bëhej kryeministër. Filipçe filloi të fliste për ndryshime kushtetuese dhe se ato duhet të zbatohen pa garanci, dhe do ta bënte të njëjtën gjë menjëherë nëse do të ishte në pushtet”, thonë nga VMRO-DPMNE, duke shtuar se “është e qartë se Filipçe po ndjek modelin e Zaevit dhe po mban bagazhin e tij politik për të mbajtur karrigen e Bihaçkës”. “Për shkak të këtij modeli, u zbatuan ndryshimet e fundit kushtetuese, të cilat çuan në ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit. Kjo është politika e dëmshme e LSD-së. Tani Filipce, duke…

Lexo më Shumë

Më 30 maj 2026, rreth orës 21:30, në SPB Shkup, T.R. (19) nga Shkupi ka raportuar se në zonën e Bit Pazarit ka ndodhur një sulm fizik ku janë lënduar disa persona. Sipas denoncimit, ai, babai dhe vëllai i tij, së bashku me edhe shtatë persona të tjerë nga një klub i arteve marciale, janë sulmuar nga J.R., B.E. nga një klub tjetër i arteve marciale dhe disa persona të tjerë. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të forta dhe të mprehta, si dhe objekte qelqi, me ç’rast disa persona kanë pësuar lëndime. Nga shërbimet kompetente njoftojnë se po ndërmerren masa…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një paraqitje në Kanal 10, u pyet edhe për protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut Kurti tha se nuk mund të flas, derisa ka deputet nga radhët e tij, i cili tashmë është pjesë e VLEN-it, parti e cila është pjesë shumicës qeverisëse në RMV. “Nuk më është dukur që në këtë fazë kur e ke deputetin e Vetëvendosjes në VLEN, të flas unë. Edhe një herë e theksoj më shumë jam duke e bërë komentuesin, se…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se projekt-marrëveshja ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit përqendrohet kryesisht te programi bërthamor iranian, duke kundërshtuar raportimet që sugjeronin të kundërtën. Në një postim të publikuar në platformën e tij Truth Social, Trump hodhi poshtë një raport të transmetuar nga CNN, sipas të cilit marrëveshja e propozuar nuk trajtonte në mënyrë thelbësore çështjen bërthamore të Iranit. “CNN me lajmet e rreme tha sot, siç bën zakonisht, se marrëveshja ime bërthamore me Iranin nuk flet për bërthamore, kur në fakt thotë shumë qartë se Irani nuk do të marrë një armë bërthamore”, shkroi presidenti amerikan. Trump…

Lexo më Shumë

Presidenti iranian Masoud Pezheskian bëri thirrje të dielën për një ndryshim themelor në qeverisjen e vendit, mes thashethemeve se ai po planifikon të jep dorëheqjen. Pezheskian tha se udhëheqja e Iranit nuk duhet të kufizohet në një grup të vogël zyrtarësh, sipas agjencisë së lajmeve Fars të Iranit. Ai theksoi se të gjitha grupet shoqërore, aktorët ekonomikë dhe shkencëtarët, si dhe publiku i gjerë , duhet të marrin pjesë në proceset e vendimmarrjes. Qëndrimet e reformistit Pezheskian janë në kontrast të fortë me status quo-në në Iran, ku për dekada pozicionet kyçe qeveritare janë mbajtur nga zyrtarë me…

Lexo më Shumë

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra që Shqipëria ka të gjitha kapacitetet dhe kushtet klimatike t’i prodhojë vetë. Sipas dhënave zyrtare nga INSTAT sasia e përgjithshme e importeve të ushqimeve shënoi rritje me 16.1% në janar -prill 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shqetësimi më i madh lidhet me faktin se po dështojmë të plotësojmë nevojat tona me prodhim vendas për produktet bazë të shportës dhe bujqësisë, në një kohë që rritja e numrit të turistëve duhet të ishte një mundësi…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë. Sipas informacioneve, i riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme…

Lexo më Shumë