Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forcat detare të SHBA-së kanë interceptuar dhe marrë “kontrollin e plotë” të një anijeje mallrash me flamur iranian në Gjirin e Omanit. Sipas Trump, marinsat amerikanë ndërhynë pasi anija tentoi të kalonte një bllokadë detare amerikane të vendosur rreth porteve iraniane. Ai shkroi në platformën Truth Social se ekuipazhi iranian refuzoi të ndalonte pavarësisht paralajmërimeve. “Ekuipazhi iranian refuzoi të dëgjonte, kështu që anija jonë e Marinës i ndaloi menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”, tha Trump, duke shtuar se anija tani është nën “paraburgim” nga SHBA. Ky incident shënon një tjetër…

Lexo më Shumë

Tri anije turistike të bllokuara në Gjirin Persik për shkak të luftës në Iran kanë kaluar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe janë në rrugën e tyre drejt Evropës, thanë pronarët e anijeve të shtunën. Anijet përfshijnë dy anije turistike nga kompania gjermane e turizmit TUI dhe një nga firma zvicerane detare MSC. Anijet udhëtuan nëpër ngushticën pranë Iranit në një konvoj të shtunën, tha një zëdhënës i MSC. “Kalimi u zhvillua në koordinim të ngushtë me autoritetet përgjegjëse”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja. Anijet e TUI janë në rrugë drejt Mesdheut, njoftoi kompania nga selia e…

Lexo më Shumë

Në datat 16–18 prill 2026, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington, D.C., SHBA. Shqipëria u përfaqësua në këto takime me një delegacion të përbashkët të përbërë nga Banka e Shqipërisë – me përfaqësues Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Zëvendësguvernatoren e Parë, zj. Holta Zaçaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të saj – dhe nga Ministria e Financave – me përfaqësues Ministrin, z. Petrit Malaj, Zëvendësministrin, z. Endrit Yzeiraj, dhe drejtues të…

Lexo më Shumë

Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, është dëshmi e qartë se problemi rreth provimit të jurisprudencës nuk është rastësi, por pasojë e neglizhencës dhe tradhtisë politike. Në atë kohë, Ligji për përdorimin e gjuhëve veçse ishte në fuqi, por Talat Xhaferi si kryeparlamentar nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat e gjuhës shqipe. Ai e shpalli ligjin të pranueshëm, duke përjashtuar gjuhën shqipe nga provimi. Edhe më dëshpëruese është fakti se ky ligj u votua me Badenter, pra edhe me votat e deputetëve shqiptarë të asaj përbërje, të cilët…

Lexo më Shumë

Profesori Zllatko Jaçevski, i cili ka kryer autopsinë mbi Ivana Stojanoska, në seancën gjyqësore bëri dallim mes lëndimeve të shkaktuara nga rënia dhe atyre të marra më herët. Sipas tij, një pjesë e lëndimeve në fytyrë ishin të vjetra rreth një javë, ndërsa mavijosjet në qafë kanë ndodhur pak para vdekjes. Ai deklaroi se tek Ivana nuk është konstatuar prani e alkoolit, drogës apo sedativëve. Ndërkohë, tek i akuzuari Stojançe Jovanovski janë gjetur kokainë dhe diazepam në përqendrime të larta. Nga ana tjetër, mjekja Ana Ivçeva theksoi se lëndimet në mjekër janë shkaktuar nga shtrëngimi me gishta. I akuzuari…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se, për shkak të defektit të aparatit të mamografisë në Spitalin Klinik të Shtipit, është vendosur një organizim i koordinuar me qëllim sigurimin e pandërprerë të ekzaminimeve mamografike për gratë nga rajoni lindor. Në këtë drejtim, drejtorët e Spitalit Klinik të Shtipit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit ranë dakord për një zgjidhje të përbashkët që mundëson vazhdimësinë e shërbimit. Mamografitë do të kryhen në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ndërsa incizimet do të lexohen dhe interpretohen nga ekipi profesional në Spitalin Klinik të Shtipit. “Sipas indikacioneve mjekësore, pacientet tek të cilat nevojitet…

Lexo më Shumë

Nga Ndërmarrja e Transportit Publik (NQP) Shkup njoftuan sot se teleferiku në Vodno nuk do të jetë në funksion për shkak të erës së fortë. “Shërbimet kompetente po e ndjekin gjendjen në terren dhe në momentin kur do të krijohen kushte të përshtatshme atmosferike për punë, teleferiku do të vazhdojë me transportin e pandërprerë të udhëtarëve”, thanë nga NQP Shkup.

Lexo më Shumë

Prishtina sot shënon ditën e dëshmorëve, por një moment jo i këndshëm ka ndodhur, kur aty ka mbërritur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama. Ai është penguar tu hyjë në varrezat e dëshmorëve për të bërë homazhe, nga djali i një dëshmori, raporton Tëvë1. Ky person i ankohet diçka Ramës, megjithatë pas ndërhyrjes së një personi tjetër, i cili i flet qytetarit që nuk dëshiron ta lejojë Ramën, kryetari i Prishtinës i qetë dhe pa asnjë reagim kalon dhe shkon për të bërë homazhe.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dje bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë denoncuar pesë raste të dhunës familjare, ndërsa një person është privuar nga liria. “Më 16.04.2026 në orën 16:00 në Manastir, nëpunës policorë nga SPB Manastir e kanë privuar nga liria G.B. (43) nga Manastiri, për shkak se fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij. “Më 16.04.2026 rreth orës 11:00 në SPB Kumanovë, një grua 65-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore djali i saj I.A. (35) është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka keqtrajtuar…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars është regjistruar rritje e madhe e çmimeve në krahasim me marsin e kaluar. Për një vit çmimet janë rritur për 23.4 përqind. Te perimet e kemi rritjen më të madhe, rritje prej 38.1 përqind, transmeton Portalb.mk. “Çmimet në bujqësi në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë zmadhuar tek inputi për 5.2 %, tek autputi janë zmadhuar për 23.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Rritje më e madhe u regjistrua te prodhimet bimore (27.9 %), ndërsa te ato blegtorale…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së ka pohuar se Teherani dhe Uashingtoni do të nxjerrin së bashku uraniumin e pasuruar në nivel të lartë të Iranit nga impiantet bërthamore të bombarduara. “Do ta arrijmë këtë”, i tha Trump Reuters. “Do të hyjmë me Iranin, me një ritëm të këndshëm dhe të qetë, dhe do të zbresim dhe do të fillojmë gërmimet me makineri të mëdha… Do ta sjellim përsëri në Shtetet e Bashkuara.” Zyrtarët iranianë nuk i kanë konfirmuar detajet e marrëveshjes së mundshme me SHBA-në. Teherani më parë ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga e drejta e…

Lexo më Shumë

Florian Nesimi Më 27 gusht 2019 Talat Xhaferi ka nënshkruar dokumentin ku Ligjin për provimin e jurisprudencës e shpall si të pranueshëm, edhe pse aty nuk ka qenë e përfshirë e drejta që provimi të jepet edhe në gjuhën shqipe. Në momentin e nënshkrimit të këtij dokumenti nga Talat Xhaferi, Ligji për përdorimin e gjuhëve veç më ka qenë në fuqi dhe dispozitat e gjuhës shqipe është dashur patjetër të përfshihen në ligjin e jurisprudencës. Talat Xhaferi si kryetar i Kuvendit e ka pasur për obligim që të kërkojë harmonizimin e këtij ligji me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.…

Lexo më Shumë