Kryetari i Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Venko Filipçe, ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski për dështim në menaxhimin e ekonomisë, duke theksuar rënie drastike të investimeve të huaja direkte gjatë vitit të fundit. Sipas Filipçes, në vitin 2024, gjatë qeverisjes së LSDM-së, investimet e huaja direkte arritën nivel rekord prej 1.255 miliardë euro, më i larti në historinë e vendit. Ndërkohë, një vit më pas, nën drejtimin e Mickoskit, ato kanë rënë në vetëm 467.5 milionë euro, që sipas tij përfaqëson një ulje prej mbi 60 për qind. Ai thekson se mungojnë investimet e reja të…
Author: Hamdi Kumanova
Partia politike bullgare “Rilindja” përmes një njoftimi në mediat maqedonase bëhet e ditur se në programin e saj për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën, ka riafirmuar angazhimin për një integrim të plotë të Bullgarisë me Maqedoninë në një shtet të përbashkët. “Në fund, por jo më pak e rëndësishme, është çështja e marrëdhënieve me Maqedoninë. Maqedonia është shteti i dytë bullgar në Gadishullin Ballkanik dhe ‘Rilindja’ punon për bashkimin e dy formacioneve shtetërore bullgare në një shtet të përbashkët. Rruga drejt këtij bashkimi është integrimi gjithnjë e më i plotë ekonomik, kulturor dhe politik, i cili do të çonte…
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj të dhënave të fundit për Investimet e Huaja Direkte, duke i cilësuar ato si “alarm serioz për ekonominë e vendit” dhe pasojë direkte e, siç thuhet, “qeverisjes së paaftë dhe antievropiane”. Në një komunikatë për media, nga BDI theksojnë se rënia prej 61% e investimeve të huaja në vitin 2025 krahasuar me vitin paraprak është një nga rezultatet më të dobëta në rajon. “Ky është një sinjal i rëndë për ekonominë e vendit dhe dëshmi e humbjes së besimit nga investitorët e huaj”, thuhet në reagimin e partisë. Sipas…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Në pjesët juglindore do të ketë kushte për shira lokale afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të ketë erëra të forta, herë pas here të forta nga veriu, më të theksuara përgjatë lumit Povardarieto.Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperaturat do të arrijnë nga nga 5 gradë celsius deri në 16./Alsat.mk.
Më 16.04.2026, në orën 06:40, në SPB Tetovë është denoncuar se në udhëkryqin që lidh rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë me rrugën lokale për në fshatin Tearcë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 44-vjeçarja H.M. nga fshati Tearcë, dhe një furgoni „Citroen“, pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i drejtuar nga D.S. (49) nga fshati Jegunoc i Tetovës. Në këtë aksident, lëndime trupore ka pësuar drejtuesja H.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi…
Më 16.04.2026, në orën 15:30, në DPB Gostivar, një person 56-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se është mashtruar nga A.S. nga fshati Haraçinë e Shkupit, për një shumë prej 5.000 eurosh. Sipas denoncimit, përmes rrjeteve sociale ai ka rënë në kontakt me personin dhe është vënë në lajthitje për shitblerjen e një tufe delesh, me ç’rast përmes një ndërmjetësi i ka paguar të denoncuarit 5.000 euro si kapar. Pas marrjes së parave, i denoncuari ka ndërprerë kontaktet dhe ka fikur telefonin, pas së cilës personi ka kuptuar se është mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Më 17 prill 2026, Njësia për Korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit kundër dy personave: Z.D. (61) dhe B.B. (49), të dy nga Shkupi, nën dyshimin e bazuar për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Sipas dokumentacionit të dorëzuar, personi Z.D., duke shfrytëzuar autorizimin e marrë nga Kryetari i Qytetit të Shkupit në vitin 2021, i ka mundësuar një subjekti juridik nga fshati Krushopek (me degë në fshatin Gllumovë) të përfitojë në mënyrë të paligjshme mbi 3.2 milionë denarë. Ai ka nënshkruar një vendim për…
Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, stabilitetit në menaxhimin e financave publike, zbatimin e konsolidimit fiskal dhe sigurimin e rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. Njëkohësisht, ajo ndjek me vëmendje zhvillimet nën ndikimin e pasigurive në planin ndërkombëtar dhe ndërmerr masa për përballimin e sfidave. Kjo u theksua në takimet e ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me drejtorin ekzekutiv të FMN-së Jeron Klik, zëvendësdrejtorin ekzekutiv Marniks van Raj, drejtorin e Departamentit Evropian në FMN-së Alfred Kamer, me shefin e Misionit të FMN-së Nik Gigineishvili, si dhe me përfaqësuesit e Departamentit të Çështjeve Fiskale pranë Fondit Monetar…
Ministria e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski po qëndron për vizitë pune në Uashington, në kuadër të sesionit të dytë të Dialogut Strategjik Maqedoni e Veriut–SHBA, një proces i vlerësuar si jashtëzakonisht i rëndësishëm për avancimin e sigurisë kombëtare dhe publike. Gjatë vizitës, Toshkovski zhvilloi disa takime me përfaqësues të lartë të institucioneve të sigurisë amerikane, mes të cilëve me Nikollas Kolura, zëvendësndihmës sekretar i shtetit dhe drejtor i Diplomatic Security Service (DSS), me Kristoder G. Raja, zëvendësdrejtor i FBI-së, me Gregori Dukot, drejtor i ICITAP, si dhe me Dejvid M. Berard, zëvendësndihmës sekretari i shtetit nga Byroja për narkotikët…
Pas kritikave dhe akuzave te shumta te cilet diteve te fundit BDI-ja i ka hedhur ne adrese te VLEN-it lidhur me (mos)perdorimin e gjuhes shqipe nga ana e institucioneve shteterore, ka reaguan ne profilin e tij ne facebook edhe zevendessekretari i pergjithshem i Qeverise z.Hasim Murtezani. Ja reagimi i tij: “Pasi BDI-ja është lëshuar në PROPAGAND MASIVE ndaj punës së VLEN-it në Qeveri, sidomos ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, po na bëhet obligim dhe detyrim t’i KUNDËRPËRGJIGJEMI me fakte propagandës së BDI se gjuha shqipe po përdoret dhe po implementohet në Qeveri! Po i sjellim si dëshmi vetëm dy, nga…
Pasi ish Avokati i Shtetit Fehmi Stafa e pranoi fajin se ka marrë ryshfet prej 50 mijë eurove dhe u dënua me 15 muaj burg, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov. Stafa ka pranuar se paratë që i ka marrë për ta shpëtuar nga paraburgimi të akuzuarin Lupço Pecov, kanë qenë të destinuara për ta korruptuar gjyqtarin Gjoko Ristov. Ndërkohë Prokuroria pas një hetimi kundër Gjoko Ristovit, në shtëpinë e prindërve të tij i janë gjetur 350 mijë euro të fshehura në një bunker në mur për të…
Ish-Avokati i shtetit, tani avokat, Fehmi Stafa, ka pranuar fajësinë për marrje ryshfeti dhe është marrë vesh me Prokurorinë për të vuajtur një dënim me burg prej një viti e tre muajsh, raportojnë mediat në Maqedoni. Sipas hetimit të Prokurorisë, prej tetorit deri më 13 dhjetor të vitit 2025 Stafa ka pranuar gjithsej 50 mijë euro që të ndërmjetësojë te gjykatësi i Apelit Gjoko Ristov, transmeton Portalb.mk. Fillimisht, Stafa ka kërkuar 100 mijë euro për shërbimin. Fillimisht ka marrë 30 mijë euro nga motra e të dyshuarit, ndërsa Stafa ka kërkuar më pas edhe 20 mijë euro të tjera për…

