Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se aktualisht nuk ka ndërprerje në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës dhe se shteti ka sasi të mjaftueshme për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë. Ai tregoi se situata me naftën, benzinën dhe kerozin është e qëndrueshme, dhe institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me furnizuesit. Sipas tij, në këtë moment nuk ka indikacione për probleme në zinxhirin e furnizimit, as për qytetarët dhe as për kompanitë. Mickoski theksoi se ka rezerva në depot shtetërore, si dhe përmes lidhjes së tubacionit të naftës me kapacitetet e Selanikut dhe OKTA-s, të cilat, siç tha…
Author: Hamdi Kumanova
Fahri Fazliu është lejuar ta takoj babain e tij, Fadil Fazliu, pas një ndalese prej 1 viti e 4 muajsh nga Gjykata Speciale. Fadil Fazliu është i akuzuar në gjyqin e dytë të ish-presidentit, Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në postimin e bërë, Fahri Fazliu tha se kjo ndarje ishte e padrejtë. Postimi i plotë: Pas 1 viti e 4 muajsh të ndarë padrejtësisht nga njëri-tjetri, babë e bir, sot, nesër e gjithmonë bashkë, babloki im, Fadil Fazliu. Sprovat nuk të thyen asnjëherë, përkundrazi, të bënë edhe më të fortë. Qëndrove ballëhapur, kokëlart e…
Më 16.04.2026, rreth orës 16:15, në fshatin Gorno Dushogubicë të rajonit të Kërçovës, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme në Kërçovë kanë privuar nga liria personin G.S. (66) nga Kërçova, për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale sipas nenit 396 të Kodit Penal. Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, të realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, janë gjetur dhe sekuestruar: një karabinë gjuetie “Mauser” kalibër 7.9 mm, një pushkë gjuetie “Zastava” M75 kalibër 12 mm, një pistoletë “Zastava” M57 kalibër 7.62 mm me kornizë të zbrazët, 23 fishekë…
Në Policinë e Maqedonisë së Veriut u raportua gjashtë raste për dhunë në familje, si rezultat i së cilës u arrestuan dy persona, transmeton Portalb.mk. “Nëpunës policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria B.S. (28) nga Velesi, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se në shtëpinë familjare u ka bërë kërcënime prindërve të tij. Ai është ndaluar në stacion policor dhe është njoftuar prokurori publik”, raportoi Policia. Policia ka raportuar se në Veles u arrestua edhe 44 vjeçari Z.J. nën dyshimet se e ka sulmuar bashkëshorten 41 vjeçare. Raste të ngjashme ka pasur edhe në…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski nga sot deri më 19 prill në Antalia do të marrë pjesë në edicionin e pestë të Forumit Diplomatik (Antalya Diplomacy Forum – ADF2026) organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, nën patronazhin e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Forumi i këtij viti mbahet me temën “Hartëzimi i së ardhmes, menaxhimi me pasiguritë”. Në kuadër të programit, Ministri Mucunski nesër do të drejtohet në panelin “Korrje e Paqes në Ballkan: dialog, biznes dhe lidhshmëri”, ku pritet të marrin pjesë ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor,…
LSDM sot pyet qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se a i ka përgatitur dokumentacionin për ekstradimin e Nikolla Gruevskit. “Ministria e Drejtësisë njoftoi disa ditë më parë se do të kërkojë të gjitha të dhënat nga autoritetet kompetente gjyqësore dhe prokuroritë për të gjitha rastet që lidhen me Nikolla Gruevskin dhe se do të “veprojë në përputhje me rregulloret pozitive ligjore. Sa larg është procedura? A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet? A është paraqitur një kërkesë për ekstradimin e Gruevskit? Ndërsa institucionet në Maqedoni po “mbledhin dokumente”, vendet e tjera tashmë po veprojnë. …
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5, ka thënë se VLEN nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nëse do të ndodhte kjo, për BDI-në do të ishte fundi i tyre. “Kohën e fundit nuk i dëgjoj edhe po të ketë mundësi për zgjedhje të parakohshme të parët që i ikin kësaj janë ata, sepse do të thoshte fundi i tyre. Ky vit është i vetmi vit ku nuk do të ketë zgjedhje, është hapësirë e qeverisë që të realizojë programin që është premtuar dhe për momentin vlerësoj se nuk ka…
Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku mbetën të vdekur tre persona. Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe…
Operacion I befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike. Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia ka gjetur në shtëpinë e të miturit, qese të gatshme, 120 gram marihuanë, të mbyllura me zinxhir, e gatshme për shitje dhe 1,5 gramë kokaine e pastër. Në…
Sonte është sulmuar dhe ka mbetur i plagosur rëndë pronari i një hoteli në Shkup. Siç mëson jozyrtarisht “Fokus”, ai është sulmuar nga djemtë e kumbarit të tij, të cilët njihen si persona me dosje policore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kemi marrë informacion se incidenti ka ndodhur vërtet dhe aktualisht po gjurmohen autorët, të cilët ndodhen në arrati. Претепан и тешко повреден газда на хотел во СкопјеSot në orën 21:40, në SPB Shkup është raportuar një prishje e rendit dhe qetësisë publike në një hotel në Shkup. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zyrtarët policorë…
BDI sot akuzon VLEN-in se vetë publikoi dokumente ku shihet se qeveria po e shkel Ligjin për Gjuhët. Postimi i djeshëm i VLEN-it i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë. Gazeta Zyrtare nuk vepron mbi bazë dëshire politike, as mbi bazë vullneti të momentit. Ajo ka obligim ligjor që shpalljet t’i publikojë në dy gjuhë, sipas rendit juridik në fuqi. Pra, deputeti i vlen-it, në përpjekje për t’u lavdëruar, në fakt promovoi zbatimin e një…
Erkan Arifi në Debat në Shenja tha se me ardhjen e qeverisë aktuale, komunave nuk u lëshohet në mënyrë të rregullt TVSH-ja mujore për banorët jorezident, pasi ata nuk përfshihen në përllogaritjet zyrtare. Ai theksoi se kjo qasje është e padrejtë, duke pasur parasysh rolin e madh që luan diaspora për zhvillimin e komunës dhe shtetit. Ai shtoi se, pavarësisht këtyre investimeve dhe kërkesave legjitime, shteti nuk ndan mjete të mjaftueshme për këta banorë, duke e vështirësuar punën e komunës për të përmbushur nevojat e tyre. Në këtë drejtim, Arifi bëri të ditur se në kuadër të BNJVL-së…

