Author: Hamdi Kumanova

Vlerësimi mesatar i punës së Kuvendit të dhënë nga qytetarët, sipas deputetes së LSDM-së, Slavjanka Petrovska, tregon realitetin. Sipas hulumtimit të Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, perceptimi i qytetarëve është se Qeveria sundon me Kuvendin, në vend që të jetë e kundërta, se ajo ka një rol kontrollues mbi punën e Kryeministrit dhe ministrave. “Rezultatet e hulumtimit tregojnë realitetin, pra zërin e popullit. Sa më shumë që mungon rezultati real dhe përmbushja e premtimeve parazgjedhore nga ana e qeverisë, aq më nervozë dhe të paargumentuar bëhen deputetët e shumicës qeverisëse në paraqitjet e tyre, të cilët në vend që të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se po vendos Kod të Veshjes për të gjithë të punësuarit dhe qytetarët që vizitojnë hapësirat e Sektorit për Punë Qytetare. Siç njoftuan nga MPB, qëllimi është ruajtja e standardit profesional, dinjitetit të institucionit dhe respektit të ndërsjellë në hapësirat ku qytetarët nxjerrin dokumente personale, pasaporta dhe marrin shërbime të tjera administrative. “Si institucion që është vazhdimisht në shërbim të qytetarëve, besojmë se veshja e përshtatshme kontribuon në një atmosferë më të mirë pune dhe në respektimin e institucioneve shtetërore”, thuhet nga Ministria. Nga aty apelojnë që qytetarët, para se të vijnë në hapësirat…

Lexo më Shumë

Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa pasdite në shumë pjesë të vendit pritet mot jostabil i shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit të DPHM-së, lokalisht proceset do të jenë më intensive dhe do të ketë kushte për stuhi me reshje më të dendura shiu, erë të fortë me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë dhe mundësi për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore do të arrijë…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake ndaj Iranit , tha një zyrtar amerikan, ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për t’i dhënë fund luftës tremujore në Lindjen e Mesme. Sulmet kishin në shënjestër një strukturë ushtarake që shihej si një kërcënim për forcat amerikane dhe anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit. Zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se forcat amerikane kishin kapur dhe rrëzuar disa dronë iranianë që shiheshin si një kërcënim për njësitë ushtarake dhe anijet tregtare në zonë. Reuters ishte i pari që raportoi sulmet e reja. Më parë, agjencia…

Lexo më Shumë

Ndonëse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria renditet ndër vendet që ka produktiviteti më të ulët në Europë, sidomos për sipërmarrjet e mëdha, punonjësit shqiptarë rezultojnë që kanë orë shumë më të gjatë të punës në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe në nivele të ngjashme me Ballkanin e Turqinë. Sipas të dhënave të INSTAT, që janë të disponueshme deri në vitin 2024, një punonjës shqiptar punonte 41.3 orë në javë, nga 41.6 orë vitin e mëparshëm. (Për të punësuarit me pagë, orët totale të punës janë më të larta, duke arritur në 43.6). Të dhënat e tjera të…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Parkut Nacional “Mavrova” mori pjesë në ceremoninë solemne që u mbajt në Prishtinë, ku u prezantua projekti i miratuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedonia e Veriut nga programet IPA 3, i cili ka filluar në vitin 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2027. Parku Nacional “Mavrova”, në projektin “Çdo hap është i nevojshëm”, merr pjesë si partner në projektin që realizohet nga Parku Nacional “Sharri” i Kosovës, ndërsa partnerë të tjerë janë edhe Parku Nacional “Mali Sharr” dhe Komuna e Tearcës. Drejtori i Parkut Nacional “Mavrova”, Haris Ibraimi, i cili mori pjesë…

Lexo më Shumë

Një i ri sot nuk e refuzon një punë sepse e ka të vështirë të zgjohet në mëngjes. Ai e refuzon një punë sepse nuk është e lehtë për të. Ai shikon një rrogë prej 25,000 denarësh këtu, shikon sa kushton qiraja, ushqimi, transporti, telefoni, kafeja me miqtë, ndonjë këst për një telefon ose laptop, dhe pastaj shikon se sa mund të fitojë nga një sezon në Kroaci, Gjermani, Slloveni ose Maltë. Dhe pastaj puna nuk është më çështje përtacie, por matematike e thjeshtë. Në Maqedoni, e njëjta fjali dëgjohet gjithnjë e më shpesh: “Të rinjtë nuk duan të punojnë”.…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti, në një paraqitje para gazetarëve, tha se studentët nuk duhet të protestojnë, por të festojnë siç e quajti ai, fitoren e përbashkët. Mexhiti theksoi se bashkë me partnerët e qeverisë kanë gjetur zgjidhje, jo vetëm për provimin e Jurisprudencës, por edhe të gjitha provimeve tjera profesionale. “Nuk ka nevojë për protestë. Ne i mbështesim studentët dhe për këtë jemi ulur dhe kemi gjetur zgjidhje, por jo vetëm për Jurisprudencës, por për të gjithë provimet profesionale që nuk janë zgjidhur për 25 vite. Zgjidhjen e kemi promovuar bashkë me partnerët e qeverisë, këtë e…

Lexo më Shumë

Shkupi edhe një herë dëshmoi se lidhja mes shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës është e natyrshme, e fuqishme dhe e gjallë. Hapja e shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, dje në Shkup, solli atmosferë të ngrohtë, pjesëmarrje të madhe dhe mesazhe të qarta për afërsi dhe mobilizim shqiptar. Prania e bashkëkryetarit Izet Mexhiti, ministrave, deputetëve dhe funksionarëve në këtë ngjarje është dëshmi e raportit të shkëlqyer që VLEN ka ndërtuar me Vetëvendosjen. VLEN dhe Vetëvendosje i bashkon politika e ndershme, përgjegjësia ndaj shqiptarëve dhe besimi se shqiptarët në rajon duhet të jenë…

Lexo më Shumë

Sot u bë hapja zyrtare e pishinës sportive pranë SHFK “Ismail Qemali” në Fushë Topanë, investim në vlerë prej rreth 1 milion eurosh, që tashmë vihet në funksion të qytetarëve të Komunës së Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se ky projekt për shumë vite ka qenë një nga kërkesat më të mëdha të qytetarëve dhe se sot po merr formë konkrete si një investim i rëndësishëm për sportin, të rinjtë dhe komunitetin. “Premtim pas premtimi, po i realizojmë. Çdo projekt që kemi zotuar po hyn në fazën e realizimit dhe kjo pishinë sportive është dëshmi konkrete…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Ohër priti kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Dy kryeministrat pritet të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik ndërmjet dy vendeve, ndërsa Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Ekonomisë e Kroacisë do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. “Sot pata nderin dhe kënaqësinë të mirëpres Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ky takim është konfirmim i marrëdhënieve të mira dhe miqësisë ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe i rëndësisë së bashkëpunimit të ndërsjellë, vlerave evropiane dhe stabilitetit…

Lexo më Shumë