Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka promovuar përfundimin e rekonstruimit të katër rrugëve, 152, 153, 154 dhe 155 në lagjen Drenovec në Tetovë me sipërfaqe prej 5475m², shkruan Top24 https://www.facebook.com/share/p/1afhziJbEr/
Author: Hamdi Kumanova
Më 15.04.2026 rreth orës 12:15, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, policia ka arrestuar S.A. (21) nga Reçica e Madhe. Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte motoçikletë me targa të Tetovës pa dhënë provimin për shofer. Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, transmeton Tetovasot.
Një 52-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth një vit më parë i kishte dorëzuar një agregat industrial trefazor për riparim personit V.N., por ai nuk ia ka kthyer dhe ka ndërprerë komunikimin. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit, transmeton Tetovasot.
Policia ka arrestuar E.H. (21) nga Prilep pasi u kap duke vozitur me 182 km/h në autostradën Tetovë-Shkup, ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse, transmeton Tetovasot.
Delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetët Petar Risteski dhe Fatmir Bytyqi, mori pjesë në punimet e mbledhjeve të Komitetit të Përhershëm dhe Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energjetikë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL) që u mbajtë dje në Sofje, Bullgari. Mbledhjet mbahen në kuadër të Kryesimit Bullgar të PBEJL 2025-2026. Të dyja mbledhjet u kryesuan nga Ilijana Zekova, deputete e Parlamentit të Bullgarisë. Deputetëve iu drejtua Ivajlo Jordanov nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, i cili prezantoi prioritetet e kryesimit bullgar të PBEJL. Tema…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u drejtua në Konferencën nacionale për Natyrën që u mbajt sot, ku theksoi se një përgjigje e përbashkët dhe sistematike është e vetmja rrugë drejt ruajtjes afatgjatë të burimeve natyrore. “Të punojmë së bashku për një kthesë të vërtetë të gjelbër”, porositi ai, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve dhe sektorit civil. Në fjalën e tij, Hoxha vuri theksin te Ligji i ri për natyrën, i cili këtë muaj publikohet në ENER, dhe bëri thirrje që të gjitha organizatat të marrin pjesë aktive në debatin publik. Sipas tij, njohuritë…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër dhe pasnesër, në Aeroportin e Ohrit, do të zhvillohet ushtrim simulues i policisë, përcjell TV21. “Ushtrimi do të zhvillohet më 17.04.2026 nga ora 15:00 dhe më 18.04.2026 nga ora 13:30, me qëllim verifikimin e gatishmërisë, koordinimit dhe efikasitetit të institucioneve kompetente në situata krize dhe emergjente. Gjatë ushtrimit do të ketë prani të shtuar të policisë dhe automjeteve, si dhe mund të dëgjohen zëra të përdorimit të armëve të zjarrit”, thonë nga MPB.
Ka nisur protesta para Ministrisë së Kulturës në Shkup. Sindikata e Kulturës proteston, për siç thonë, mos-respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe injorimin institucional të punëtorëve në kulturë. Paraprakisht, protesta u mbështet edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. “Nuk bëhet fjalë vetëm për Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, por për të gjitha marrëveshjet kolektive në të cilat është përcaktuar mënyra dhe metodologjia e llogaritjes së pagës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pagën mesatare apo minimale sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse është paga më e ulët sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përqindje shtesë për rritjen e…
Mbrëmjen e djeshme, policia e Tetovës ka arrestuar R.I. (26) në rrugën “29 Nëntori”, pasi ka sulmuar fizikisht një 25-vjeçare. Pas arrestimit, testimi me alkoolmatës ka treguar se i dyshuari kishte 0.89 promilë alkool në gjak. Ai po mbahet në stacionin policor dhe ndaj tij do të vijojë procedura ligjore për sulm fizik.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në “Dialog të Lajmi” u shpreh se do të ndodh takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Gazetari: Pasi Ahmeti tha se nëse nuk e fton Mickoski, ky vetë do ta ftojë kryeministrin. Mbase këtë do ta bëjë në shenjë mirëkuptimi se “Mickoski është rritur me gurabija, me keksa, është i ri dhe akoma i qet buza tamël”. E citova z. Ahmeti nga tubimi para zgjedhjeve të fundit parlamentare? Ademi: Pjesëmarrja e zotit Ahmeti në takimin e liderëve ka qenë e përgatitur,…
Një 22-vjeçare ka denoncuar në SPB Tetovë personin H.I., me akuzën se ka shqetësuar dhe prekur në trup motrën e saj të mitur. Sipas dëshmisë, i dyshuari e kishte dërguar fillimisht të miturën në një zonë malore, ndërsa më vonë ka tentuar ta fusë me forcë në makinë në një park të qytetit, tentativë kjo që u parandalua nga shokët e vajzës. Prokurori është njoftuar dhe rasti po dokumentohet.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, si pjesë e Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në të cilën u prezantua programi pesëvjeçar për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrës së re Rajonale të Ndihmës Teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën Juglindore (SEETAC). Qendra, e cila është planifikuar të fillojë me punë më së voni deri në janar të vitit 2027, do të jetë pjesë e rrjetit global të FMN-së për zhvillimin e kapaciteteve dhe do të ofrojë mbështetje për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Moldavinë në përforcimin e…

