Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë ne konferencë rajonale zhvilluar në Tiranë lidhur me sigurinë juridike të pronës, teknologjinë dhe integrimin në BE.
Rama bëri një ekspoze të historisë së pronësisë dhe agjencien shtetërore pas viteve 90 dhe përmbysjes së sistemit komunist.
Rama u shpreh se e drejta e pronës në vitet e demokracisë ka nqenë në trysni të plotë.
Megjithatë sipas tij, me teknologjinë e re gjërat do zgjidhen pak nga pak. Ai shtoi se agjencitë shtetërore do të jenë në një ombrellë për të garantuar më tepër efikasitet.
Edi Rama: Dua të them se kjo konferencë e rëndësishme lidhur me një temë të ndjeshme përkon me një moment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave të Shqipërisë me BE. Kemi hapur të gjithë kapitujt. Siç e keni të qartë plotësimi i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse ëshë element thelbësor që ka të bëjë me kapitullin 3.
Në procesin e integrimit në BE, transformimi digjital është një element përcaktues sa i përket ritmit dhe shpejtësisë së procesit. Për vende si i joni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë. Na ka lejuar të bëjmë hope, ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër dhe na lejon të përfitojmë nga të gjithë avantazhet e kalimit të një epoke të progresit linear në një epokë të progresit eksponencial. Sa i përket çështjes së pronave nuk besoj se ka vend tjetër në këtë zonë të botës që të drejtat e pronës kanë qenë kaq në trysni. 35 vitet e fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks, një nga vështirësitë më të thella që jemi përballuar. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat. Kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin, pati një bum demografik pas rënies së regjimit komunist. Këto lëvizje ndihmuan në formësimin e territorit. Kishim pronarët e bjetër që menduan se erdhi momenti i tyre të marrin pronë, duhet të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën, një numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bën shtresa e re e pronësisë, që vinte me zënien e tokës.
Për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave por i mbajti dhe ruajti me siguri. Por ajo që ndodhi me arkivin në vitet 90 ishte katastrofë. Trashëguam një shtresë e re pronësie, tituj të falsifikuar të pronësisë. Të zgjidhësh gjithë këtë sfidë e vërtetë. Kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme. Përveç kësaj kishim dhe një gjyqësor shumë të përfshirë në ngatërresa që pati humbje të mëdha të shtresave shtetëore me vendime gjykate të pabesuesuhme. Nuk besoj se ka vend tjetër me vendime gjykate ku i japin ankimuesit më shumë sesa kërkon. Shkon kërkon 5 ha dhe merr 200 ha. E qartë pse dhe si. Na u desh të hartonim legjislacion të ri. Që ishte i komplikuar sepse një vendim që besoj ishte i mirë nga të paktët që u mor me konsensus në vitet 90 për tu dhënë fermerëve shkresë për përdorimin e tokës, u kthye në rrugë abuzimi. U kthye në përvetësim të tokës. Kemi parë dhe plazhe të përvetësuar në këtë situatë, edhe det të përvetësuar. Në kadastër nuk keni parë të ketë dhe hartë të detit, parcela të detit. Hartuam legjislacionin e ri, punuam ngushtë me partnerët. Edhe sot e kësaj dite përballemi me probleme sepse disa gjyqtarë mund të marrin në vendim në ligje të së djeshmes. Ligji i ri për kompensimin mund të anashkalohet. Dhe vendimet e gjykatave q krijojnë barrë të shtuar në buxhetin e shtetit merren dhe sot. dhe nuk po zgjedh rrugën e thjeshtë për tu thënë me lule sa e mirë 2është puna jonë në këtë vend, po ju kënaq me diçka argëtuese. Kur e sheh nga jashtë argëtuese.
Teknologjia po na ndihmon, është episod faktik në jetën institucionale në Shqipëri. Dikujt iu desh të ishte viktima e hapje mbylljes e hartës. Imagjino ke një vendim gjykate prona jote është te kjo vrima grisur por nuk ta japim dot. Po e mbyll duke thënë, një fjalë që tha drejtoresha që lidhet me integritetin e të dhënave që përdoren, teknologjia mund të bëjë mrekullia, por mund të drejtojë te një ngërç tjetër nëse të dhënat nuk janë të sakta. Sfidë tjetër që modelet ti ushqejmë me të dhënat e duhura. Është realisht ushtrim i vështirë, pjesa më e vështirë e procesit tonë të negociatave. Besoj se pak nga pak po e rregullojmë situatën dhe me digjitalizimin e plotë. Me blockchain që do përdoret do shpëtojmë çka mundemi pas kaq vitesh. Vlerësoj ndihmën e partnerëve tanë. BE i pari dhe më i rëndësishmi që ka marrë në konsideratë për të ndihmuar këtë proces në Kadastër. Po funksionon goxha mirë.
Së shpejti do kemi reformën e agjencisë. Do i sjellim në një ombrellë, tani besoj se kemi një ide të qartë se si ta formësojmë administratën e pasurive të paluajtshme nga A te ZH me bashkimin e agjencive në një. Kemi bekimin dhe mallkimin që kemi një tutor mbi kokë, që quhet BE që na thotë kjo është mirë, kjo është keq. Nuk ka alternativë tjetër përveç BE, nuk ka plan B nuk ka plan C.


