Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme ka demantuar pretendimet për mungesë të formularëve për patentë shoferi, duke theksuar se institucioni ka rezerva të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme, përcjell TV21. Sipas MPB-së, nuk ka asnjë mungesë dhe procesi i marrjes së patentë shoferit po zhvillohet normalisht. “Ministria e Punëve të Brendshme i demanton ashpër dezinformatat e publikuara në rrjetet sociale për një mungesë të pretenduar të formularëve për leje drejtimi. Për opinionin publik bëhet e ditur se nuk ka asnjë mungesë, përkundrazi, MPB ka siguruar rezerva që janë të mjaftueshme për tre vitet e ardhshme. Termini për fotografimin e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se kanë mohuar të gjitha deklaratat e rreme në lidhje me pakon e tre ligjeve për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, dhe njëra prej tyre është se autonomia e universiteteve do të hiqet. Ajo e deklaroi këtë gjatë fjalimit të saj para Qeverisë në prezantimin e sotëm të zgjidhjeve të reja ligjore. “Procesi i hartimit të ligjeve ishte plotësisht transparent. Procesi i përgatitjes së zgjidhjeve ligjore nuk ishte parimi i vitit 2018 kur ligjet u miratuan nga kabineti ministror pa debat publik”, deklaroi Janevska dhe shtoi se është e rëndësishme…

Lexo më Shumë

​Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Delçevë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit G.T. (54) nga Dellçeva, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar“. I denoncuari, në cilësinë e kryetarit të komunës së Delçevës gjatë viteve 2023 dhe 2024, ka lidhur dy kontrata për furnizime publike me një operator ekonomik nga Koçani në vlerë prej 236.000 denarësh secila. Në këto kontrata, për shtatë produkte ishte ofruar një çmim joreal i ulët, përkatësisht 12 herë më i ulët se ofertuesit e tjerë. I denoncuari nuk ka kërkuar sqarime shtesë…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një paraqitje tek emisionin “Dialog te Lajmi” të cilin e drejton Sefer Tahiri, tek “Lajm TV’ dhe gazeta Lajm, tha se “në qeveri po formohet Grup punues për të gjetur zgjidhje, për një zgjidhje që tanimë veç ekziston…” Gazetari: A ndjeni përgjegjësi, si parti, që ne si shqiptarë po shprehem me fjalë popullore, se e kemi pru punën që për një të drejtë themelor,e të protestojmë dhe të kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë ta realizoj. Ju e dini ju se Ligji i provimit të Jurisprodencës, është miratuar pas Ligjit…

Lexo më Shumë

Sot është datëlindja e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i…

Lexo më Shumë

Projektligji për arsimin e lartë nuk u krijua pas dyerve të mbyllura, por përmes debateve me universitetet, është një zgjidhje e përbashkët me komunitetin akademik dhe besoj se do të japë rezultate. Ky nuk është një ligj qeveritar, kjo nuk është një çështje politike, por shtetërore nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e të rinjve tanë që aktualisht nuk e njohin cilësinë në arsimin e lartë vendas, tha Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp në Qeveri me rastin e paketës së ligjeve për arsimin e lartë dhe shkencën që janë në procedurë qeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.…

Lexo më Shumë

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri. Policia e Shtetit me anë të një njoftimi zyrtar thotë se bëhet fjalë për shtetasin Nasi Hodo 29 vjeç, i cili u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Ndërveprimi”. I riu nga Saranda është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg për veprat penale “vrasja me dashje” në bashkëpunim, “vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “plagosja e lehtë me dashje”. Nga hetimet rezulton se në korrik të vitit 2017 Hodo në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka…

Lexo më Shumë

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë shqiptuar gjoba në vlerë prej mbi 19 mijë euro në kundërvlerë denarë për operatorët e ushqimit, si pjesë e 1.221 kontrolleve të jashtëzakonshme të realizuara para festave të Pashkëve. Gjatë këtyre aksioneve janë asgjësuar mbi 272 kilogramë ushqim i pasigurt, kryesisht me origjinë shtazore, ndërsa në deponinë Drislla janë shkatërruar në mënyrë të padëmshme mbi 40 tonë vezë të pasigurta me origjinë nga Serbia, të cilat u parandaluan të futeshin kontrabandë në vend. Për parregullsitë e konstatuara, si plasimi në treg i ushqimit me afat të skaduar, përdorimi i mishit të…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se dje janë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, prej të cilëve katër kanë vozitur pa leje, ndërsa dy nën ndikimin e alkoolit. “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Prej tyre, katër kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi, ndërsa dy kanë drejtuar nën ndikimin e alkoolit.Në Manastir, dy persona kanë drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa nga një rast është regjistruar në Shkup dhe në Gjevgjeli. Njëri nga shoferët…

Lexo më Shumë

Open Finance figuron pagesë mujore prej rreth 1,000 euro nga Komuna e Çairit për Haqim Ramadani, ish-drejtor dhe kandidat për kryetar komune nga një komunë tjetër. As nuk jeton në Çair. As nuk është taksapagues i Çairit. As nuk ka lidhje me nevojat reale të qytetarëve të Çairit. Megjithatë, nga buxheti i qytetarëve të Çairit paguhet rregullisht një aktivist partiak, ndërsa edukatoret dhe mësimdhënëset në çerdhet e Çairit kanë mbetur gjashtë muaj pa pagesën prej vetëm 100 eurosh dhe po largohen një nga një nga vendet e punës. Ky është realiteti që e ka krijuar Izet Mexhiti. Para për partiakët…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska thotë se nuk e di se si Orban e ka mbështetur vendin deri më sot në aspektin strategjik. “Ata e panë atë si një mbështetës të fortë dhe një mik të fortë. Nuk e di se si Orban e ka mbështetur vendin deri më sot, nuk po flas për individë për VMRO-DPMNE-në, por për atë që ai ka bërë strategjikisht të rëndësishme për ne. Ne besojmë se gjatë periudhës së demaskimit të atij regjimi totalitar në Hungari, shumë gjëra që lidhen me VMRO-DPMNE-në dhe qeverinë aktuale do të hapen”, tha deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska…

Lexo më Shumë

Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në kuadër të Samiti i IV i Diasporës, i cili u zhvillua në Tiranë. Ky çmim jepet për kontribut të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe në diasporë. Sejdiu është i njohur për punën e tij me nxënësit shqiptarë në Zvicër, ku ka kontribuar në mësimin dhe përhapjen e kulturës shqiptare. Ceremonia e ndarjes së çmimeve mblodhi figura të ndryshme të diasporës shqiptare nga shumë vende të botës, duke vlerësuar individët që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Lexo më Shumë