Pentagoni po rrit planifikimin e tij ushtarak për një operacion të mundshëm në Kubë , në rast se presidenti amerikan urdhëron një ndërhyrje në rajon, sipas USA Today , e cila citon dy burime të njohura me çështjen. Ky zhvillim i ri duket të jetë një përshkallëzim i tensioneve të fundit midis SHBA-së dhe Kubës , të cilat filluan në janar, kur administrata Trump kufizoi dërgesat e naftës në Kubë , si pjesë e një fushate më të gjerë për të imponuar ndryshime radikale politike në ishull. Shtetet e Bashkuara dhe Kuba kanë pranuar se janë në fazat e hershme…
Author: Hamdi Kumanova
Krimineli famëkeq serb, Ratko Mladiq ka pësuar goditje në tru. Djali i tij, Darko ka thënë se gjendja e babait është shumë e rëndë. Përveç një bisede verbale me mjekun, nuk morëm asgjë. Po presim të marrim dokumentacion nga shërbimi shëndetësor i gjykatës në Hagë për të parë saktësisht se çfarë ka ndodhur”, ka thënë djali i ish-gjeneralit famëkeq i dënuar për krime lufte.
Kreu i ekzekutivit, Hristijan Mickoski konfirmoi se në seancën e fundit Qeveria ka vendosur për vazhdimin e gjendjes së krizës, për një periudhë të caktuar. Ai shtoi se do të ketë një seancë të re, ku do të vendoset që TVSH-ja e derivateve të mbetet 10 për qind. Mickoski tha se vazhdon ndjekja e çmimeve në bursa, dhe mbi bazë të tyre do të konfirmohet lartësia e akcizës. “Ajo është formulë dhe ne sipas kësaj formule llogarisim kur të mbyllen bursat dhe si indikator mund të dimë çfarë mund të presim në fillimin e javës së ardhshme, në rastin konkret…
Një 49-vjeçar nga Tetovë ka denoncuar se djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga katër persona pas një debati të shkurtër në rrugën “Bllagoja Toska”. Policia po punon për zbardhjen e rastit, transmeton Tetovasot.
Më datë 15.04.2026 në ora 04:05 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat Sh.A. (53) dhe A.A. (30) nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të lartë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Ministria e Puneve te Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se më datë 14.04.2026, në ora 12:00, në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Shkup, personi N.D. (53) nga Gostivari ka denoncuar se në zonën e “Karposhit” te Shkupit, një person në mënyrë të dhunshme ia ka marrë çantën me dokumente dhe sende të tjera. Policia e Shkupit nderkohe ka njoftuar se poi ndermerre te gjitha masat e nevojshme ligjore për zbardhjen e rastit ne fjalë.
LSDM ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i cilësuar si politike dhe si përpjekje për të ndikuar në opinion dhe institucionet e drejtësisë. Nga LSDM thonë se Kryeministri po paralajmëron “procese të ardhshme” pa prova dhe me “ndjesi personale”, gjë që sipas tyre krijon presion politik. LSDM kërkon që qeveria të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit dhe thekson se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, pa përjashtime dhe pa presione politike. “Në vend që t’u japë udhëzime prokurorëve të tij përmes mediave, për t’i përdorur si material për rrjetin e tij tabloidesk (nga…
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për ulje minimale të çmimeve të karburanteve, me një mesatare prej 2,73 për qind. Sipas këtij vendimi, benzina dhe dizeli do të shiten me çmime më të ulëta nga mesnata. Sipas njoftimit të Komisionit: Euro Super BS-95 ulet për 1,5 denarë Euro Super BS-98 ulet për 1,5 denarë Eurodizeli ulet për 2,5 denarë Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 3,5 denarë Mazuti ulet për 2 denarë për kilogram Këto janë çmimet maksimale të lejuara, ndërsa kompanitë mund të vendosin të shesin edhe me çmime më të ulëta. Zbritja nga OKTA pritet…
Sezoni i ngrohjes përfundon sot, më 15 prill 2026, dhe fillon e ashtuquajtura periudhë kalimtare. E cila zgjat deri më 30 prill, informoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). “Sipas Rregullave të Furnizimit me Energji Termike dhe Sistemit Tarifor të Shitjes së Energjisë Termike, prej nesër deri në fund të muajit, nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën e nesërme është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë Celsius sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, furnizuesi është i detyruar në hapësirat e ngrohjes…
Tentativa për të djegur objektin e Komunitetit Hebraik dhe sinagogën “Bet Jakov” në Shkup përbën një goditje ndaj paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës që prej shekujsh kultivohen në tokën e Maqedonisë dhe mbi të cilat bazohet shoqëria jonë. Çdo cenim i një vendi të shenjtë të tjetrit, pavarësisht cilës bashkësie fetare i përket, nënkupton shkelje të vlerave themelore të respektit, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Mosrespektimi i shenjtërisë së tjetrit është edhe mosrespektim i shenjtërisë së vetvetes, thuhet në reagimin e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare dhe të krerëve të pesë bashkësive fetare në vend, i cili…
Policia ka arrestuar O.M. (38) nga Shqipëria dhe J.B. (43) nga Kosova për qëndrim të paparaqitur, ndërsa U.Sh. (48) nga Kosova për punë ilegale. Ata janë ndaluar për procedura të mëtejshme, transmeton Tetovasot.
Një 19-vjeçar nga Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga Zherovjani në një autobus në linjën Tetovë-Pirok. Policia po heton rastin, transmeton Tetovasot.

