Author: Hamdi Kumanova

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë edhe në qarkun e Korçës. Anëtarët e PD-së po i drejtohen kutive të votimit për të konfirmuar në krye të partisë Sali Berishën, i cili garon pa një kandidat rival në fletën e votimit. Sipas të dhënave nga strukturat lokale të Partisë Demokratike në qarkun Korçë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë në disa degë të rëndësishme të qarkut. Në Korçë, lista e anëtarësisë përfshin rreth 5 mijë anëtarë, ndërsa aktivë në proces pritet të…

Lexo më Shumë

“Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk e prekin çështjen e gjuhës në të cilën do të zhvillohet provimi i jurisprudencës, por insistojnë që procedurat gjyqësore të zhvillohen në mënyrë që të mos dëmtohet asnjë proces dhe të zbatohet drejt ligji”, shpjegon akademiku dhe profesori Vlado Kambovski për “Lokalno”, lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë, përcjell INA. “Vërejtjet e Komisionit të Venecias kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore. Kjo tregon kompleksitetin e çështjes kur në procedurë përdoren gjuhë të ndryshme, gjë që mund të çojë në mosrealizimin e qëllimeve të procesit, siç janë interpretimi korrekt i…

Lexo më Shumë

Shërbimi meteorologjik Severe Weather Europe ka paralajmëruar se një “kupolë nxehtësie” po zhvillohet mbi pjesën më të madhe të Evropës, duke sjellë temperatura rekord për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve, në shumë rajone temperaturat pritet të rriten deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Më të goditura do të jenë Spanja dhe Portugalia, ku termometri mund të arrijë nga 35 deri në 39 gradë Celsius. Masa e nxehtë ajrore që vjen nga Afrika Veriore do të zgjerohet gradualisht drejt veriut dhe lindjes së kontinentit, duke përfshirë edhe Britaninë, Francën dhe pjesë të Evropës Qendrore, ku temperaturat e…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një 30-vjeçari në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia gjatë orëve të para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 22 maj 2026 rreth orës 16:45, në Stacionin Policor “Veriu” është paraqitur F. P, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të tij, Sh.P. Sipas deklarimit të tij, 30-vjeçari, që kishte probleme shëndetësore, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 00:00 dhe nuk kishte marrë me vete telefon mobil. Familjari kishte bërë të ditur se kjo ishte hera e parë…

Lexo më Shumë

Në vitin 2025, struktura e konsumit të barnave në Maqedoninë e Veriut tregon se qytetarët trajtohen më së shumti për sëmundje kronike, ku dominojnë barnat për sistemin kardiovaskular, diabetin dhe çrregullimet metabolike. Më i përdoruri është metformina për diabetin, ndërsa ndër barnat me shpenzime më të larta kryeson rosuvastatina për uljen e yndyrnave në gjak, gjë që tregon se problemet kryesore shëndetësore lidhen kryesisht me sëmundjet e zemrës dhe metabolizmit. Po ashtu, një pjesë e konsiderueshme e konsumit i takon barnave për sistemin nervor qendror (SQN), të cilat përfshijnë terapi për depresionin, ankthin, çrregullimet psikike, duke reflektuar edhe rritje të…

Lexo më Shumë

Maqedonia po hyn në një fundjavë me mot të paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme, reshje të herëpashershme shiu dhe kushte për bubullima lokale, veçanërisht gjatë orëve të pasdites. Të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët në pjesën më të madhe të vendit, me reshje më të shpeshta në rajonet perëndimore, jugperëndimore dhe në disa pjesë të rajoneve lindore. Të dielën moti do të mbetet i paqëndrueshëm, por në disa pjesë të vendit do të ketë më shumë intervale me diell. Megjithatë, edhe më tej do të ketë kushte për reshje lokale, sidomos gjatë pasdites. Temperaturat do të…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se është kryer kontroll në një objekt hotelerik, në të cilën janë gjetur katër shtetase të huaja. “Më 22.05.2026 në periudhën prej orës 00:05 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelierik të gjetur në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë të Tetovës. Gjatë kontrollit, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, janë shoqëruar katër shtetase të huaja, prej të cilave dy nga Brazili dhe dy nga Ukraina të moshës nga 23 deri në 31 vjeç. Ato do t’i dorëzohen Departamentit për Krim…

Lexo më Shumë

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar lirimin e rreth 60 milionë dollarëve nga fondi emergjent për të mbështetur përpjekjet kundër shpërthimit të ri të Ebolës në Republika Demokratike të Kongos, ndërsa autoritetet po përballen me një situatë gjithnjë e më të tensionuar në terren. Shefi i ndihmës humanitare të Kombet e Bashkuara, Tom Fletcher, deklaroi se nevojitet reagim i menjëhershëm për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. “Duhet t’i paraprijmë këtij shpërthimi të Ebolës. Po përballemi me zona të vështira, konflikt dhe lëvizje të mëdha të popullsisë”, shkroi ai në rrjetin social X. Ekspertët besojnë se varianti Bundibugyo i virusit,…

Lexo më Shumë

Partia VLEN ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së Bujar Ahmetit në protestën e studentëve shqiptarë, duke e cilësuar situatën si “ironinë më të madhe politike”. Në reagimin e saj, VLEN thekson se Bujar Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka qenë pjesë e sistemit si zëvendës-anëtar në komisionin për provimin e jurisprudencës – një provim që zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase – ndërsa është parë duke protestuar për kërkesën që ky provim të mundësohet në gjuhën shqipe. “Prandaj shtrohet pyetja: kundër kujt proteston Bujar Ahmeti? Kundër vetvetes si pjesë e sistemit që për vite të tëra e mirëmbajti këtë padrejtësi? Apo kundër…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur banori 60 vjeç nga Forina, i cili mbrëmë ishte shpallur i humbur, ndërsa banorët dhe institucionet ishin mobilizuar në kërkim të tij. Kërkimet kanë vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa trupi i pajetë është gjetur në një kanal me ujë në fshat, në zonën ku kompania Bechtel-Enka ka zhvilluar punime për ndërtimin e Korridorit VIII. Për momentin ende nuk ka indikacione zyrtare se si ka ardhur deri te vdekja e banorit nga Forina. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje misterioze vazhdojnë.

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Jashtme bullgare, Nadezhda Nejnski, tha se Bullgaria është e interesuar që Maqedonia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por, siç thotë ajo, vetëm nëse përmbushet kushti i respektimit të të drejtave të komunitetit bullgar në vend. Siç raportohet nga mediat bullgare, Nejnski beson se politikanët e Maqedonisë po humbasin kohën e popullit të tyre. “Populli i Republikës së Maqedonisë po përpiqet të bëhet pjesë e BE-së, dhe në fakt lojërat politike të qeverisë po i humbasin kohën”, shtoi ajo. Ajo theksoi shprehimisht se “në fund të fundit, secili vend vendos vetë” dhe kujtoi se marrëdhëniet e…

Lexo më Shumë

Burri i një gruaje nga rajoni i Kumanovës pretendon se ajo ka kryer vetëvrasje, ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi detaje të reja rreth rastit tragjik në të cilin gruaja humbi jetën, dhe rrethanat janë ende objekt hetimi nga institucionet kompetente që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare nga hetimi, rasti është raportuar në polici, pas së cilës është kryer një inspektim në vendngjarje dhe prokurori publik ka lëshuar urdhra për autopsi dhe ekspertizë me qëllim përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes dhe rindërtimin e ngjarjeve që i paraprinë tragjedisë. Ministria e Brendshme deklaron se…

Lexo më Shumë