Spanja në muajin mars do të zbresë në fushën e lojës kur do të luajë ‘Finalissima’ me Argjentinën në 27 mars, ndërsa 3 ditë më pas La Roja do të luajë miqësoren e saj të parë në kuadër të përgatitjeve të Botërorit të SHBA, Kanada, Meksikë dhe përballë do të ketë Egjiptin e Mohamed Salah dhe arena e këtyre dy përballjeve do të jetë stadiumi Losail në Doha. Te ‘Finalissima’, Spanja si kampione e Evropës vjen në këtë përballje edhe si skuadra që kryeson klasifikimin e FIFA dhe me një bllok të njëjtësh lojtarësh që do të ketë edhe në…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të hënën se administrata e tij do të kërkojë 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga Universiteti i Harvardit, pasi një raport i New York Times tha se kolegji kishte fituar disa lëshime në negociatat e vazhdueshme të zgjidhjes me qeverinë. “Tani po kërkojmë një miliard dollarë dëmshpërblim dhe nuk duam të kemi asnjë lidhje tjetër në të ardhmen me Universitetin e Harvardit”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. Zyrtarët e Trump kanë akuzuar Harvardin dhe kolegje të tjera për promovimin e të ashtuquajturës ideologji “të zgjuar”, ndërsa nuk kanë arritur të mbrojnë mjaftueshëm…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 22-vjeçarja, Ylenia Musella, u vra me thikë nga vëllai i saj, Giuseppe, në qytetin e Napolit. Sipas raportimeve, Ylenia humbi jetën pas plagëve që mori gjatë një debati me vëllain e saj, i cili e goditi në shpinë. Pas ngjarjes, 28 vjeçari Giuseppe u dorëzua vetë në polici dhe në dëshminë e tij deklaroi se konflikti kishte lindur pasi Ylenia kishte ngritur shumë zërin e muzikës, duke mos e lënë atë të flinte. Mediat italiane kanë publikuar gjithashtu një video të postuar në llogarinë e TikTok-ut të 22-vjeçares, ku ajo shihet duke…
Tymi i zjarreve në pyje vrau 24,100 amerikanë çdo vit midis viteve 2006 dhe 2020, sipas një studimi të publikuar të mërkurën, ku autorët e tij nënvizojnë nevojën për ndryshime urgjente në politikën klimatike të SHBA-së . ” Ky është një numër i madh”, tha për AFP-në Min Zhang, autori kryesor i studimit – i botuar në revistën Science Advances – dhe një studiues në Shkollën e Mjekësisë Mount Sinai në Nju Jork. Është një “problem shumë shqetësues i shëndetit publik”, shtoi ai. Për shkak të ndryshimeve klimatike, zjarret në pyje po bëhen gjithnjë e më masive, më të gjata…
Të paktën 17 të burgosur politikë u liruan të mërkurën si pjesë e një serie lirimesh të premtuara nga qeveria e përkohshme e Venezuelës nën presionin e SHBA-së pas operacionit ushtarak që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro më 3 janar, tha dje një organizatë joqeveritare. OJQ-ja Foro Penal tha se kishte verifikuar 17 lirime të të burgosurve që i përshkroi si politikë dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të liruar që nga 8 janari në 367, tha drejtori i saj Alfredo Romero. Lirimet u kryen në katër burgje, në qytete pranë kryeqytetit Karakas, ndërsa numri…
Përmbytjet e shkaktuara nga Stuhia Leonardo , e cila goditi pjesë të Gadishullit Iberik dje të mërkurën, i morën jetën një burri gjashtëdhjetëvjeçar në Portugali , pasi u rrëmbye nga ujërat e rrëmbyeshme të një lumi ndërsa përpiqej të kalonte një zonë të përmbytur me makinën e tij, njoftuan shërbimet e emergjencës. Në një zonë të përmbytur “u gjet një automjet me një person në bord … kemi një person të vdekur”, tha një zëdhënës i mbrojtjes civile, duke shpjeguar se viktima u gjet pranë një dige në komunën e Serpës, në pjesën juglindore të territorit portugez.
I dërguari special i Bashkimit Evropian për sanksionet, David O’Sullivan, në prag të përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia deklaroi se sanksionet perëndimore kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse. O’Sullivan pranoi se sanksionet nuk janë “një zgjidhje e lehtë” dhe se ato gjithmonë përballen me përpjekje për anashkalim, por theksoi se pas katër vitesh efektet e tyre janë të dukshme. “Jam mjaft optimist. Mendoj se sanksionet kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse”, tha ai. Sipas tij, gjatë vitit 2026 Rusia mund të përballet me një situatë të…
Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti në mbrojtjen financiare që shteti u ofron familjeve për shërbimet bazë, sipas rezultateve të anketës “Securimetri 2025” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Sipas shifrave zyrtare të anketimit, rreth 57% e familjeve shqiptare deklarojnë se shpenzojnë midis 1% dhe 10% të të ardhurave të tyre totale për vizita mjekësore dhe barna. Ky grup përfaqëson shumicën dërrmuese të popullsisë dhe shënon nivelin më të lartë në të gjithë Ballkanin Perëndimor për këtë kategori. Ndërsa në vendet fqinje si Bosnja apo Serbia, një…
Kosova ka shënuar 26-vjetorin e ngjarjeve të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, të njohura si “netët e terrorit”, kur në pjesën veriore të Mitrovicës struktura të organizuara serbe sulmuan, shkatërruan dhe dogjën shtëpitë shqiptare, por lanë edhe të vrarë me qëllim për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga veriu. Shtatë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, në muajin shkurt të vitit 2000, dhjetë civilë shqiptarë do të vriteshin në pjesën veriore të Mitrovicës. Më i vjetri ishte 61 vjeç, ndërsa më i riu 13 vjeç. Ato netë, gjithashtu u plagosën 25 shqiptarë, ndërsa mbi 12 mijë të…
Negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duket se kanë rinisur pas disa ditësh paqartësish, pas anulimit të papritur të takimit bërthamor të planifikuar për në Stamboll. Sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, bisedimet do të zhvillohen të premten, më 6 shkurt, rreth orës 10:00 të mëngjesit në Oman. Njoftimi i Araghchi i dha fund spekulimeve mbi formatin e negociatave dhe vendin e takimit, pas një ditë pasigurie. Para këtij njoftimi, një zyrtar izraelit kishte thënë se “hendeku midis palëve është shumë i gjerë për t’u kapërcyer.” Sipas Axios, planet për takimin u rivendosën për shkak të presionit të…
Vrasja në Ohajo të SHBA-së e Dr. Michael McKee, ish-gruas së tij, Monique Tapie, dhe partnerit të saj të ri, Spencer, ishte një ngjarje brutale. Sipas raportit të mjekut ligjor të përfshirë në dosjen e çështjes për krimin në fund të dhjetorit të kaluar, McKee qëlloi çiftin gjithsej 16 herë ndërsa ata po flinin në shtëpinë e tyre. Siç zbuloi mjeku ligjor, 39-vjeçarja Monique, e cila ishte e martuar me të pandehurin për dy vjet përpara se të paraqiste kërkesë për divorc në vitin 2017, u qëllua nëntë herë në fytyrë, gjoks dhe gjymtyrë. Burri i saj i ri 37-vjeçar,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, që të jepet një përgjigje e ashpër për çdo cenim të rendit dhe sigurisë, në mënyrë që të mos përsëritet, siç tha ai, dhunimi i së djeshmes, kur qytetarë të komunitetit rom protestuan me djegie gome, bllokime rrugësh dhe kërcënime për shkak të konfiskimit të automjeteve, përcjell INA. “Sot mëngjes kam biseduar me ministrin e Brendshëm dhe ajo që i kam kërkuar për çdo person që ka shkelur ligjin, ka kërcënuar, ka dhënë kërcënime publike dhe ka rrezikuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve, është që të jepet një…

