Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Skudrinjë, ku një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte është përmbysur. Sipas policisë, M.S. (67) ishte duke drejtuar një traktor me rimorkio në vendin e quajtur “Ara e Mustanës”, kur ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. “Nga lëndimet e marra ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin policor. Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar për obduksion.TS
Author: Hamdi Kumanova
Një grua 49-vjeçare nga Tetove ka denoncuar një rast shqetësues në polici. Sipas denoncimit, rreth orës 16:30, personi me iniciale N.A. e ka mbyllur në oborrin e tij pa dëshirën e saj dhe më pas e ka puthur dhe përqafuar. “Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, njofton SPB Tetovë.TS
Një 44-vjeçar nga Tetove është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë, B.I. (44) fillimisht ka shfaqur sjellje agresive dhe më pas ka sulmuar fizikisht policin. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.TS
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i ka drejtuar një thirrje direkte kryeministrit Hristijan Mickoski dhe pushtetit për miratimin e përbashkët të ndryshimeve kushtetuese, duke ofruar që LSDM-ja të ndajë përgjegjësinë politike për këtë hap, por edhe për të gjithë procesin e mëtejshëm negociues me Bashkimin Evropian. Këtë apel lideri i opozitës e bëri gjatë fjalimit të tij në panel-diskutimin me temë: „Dimensioni gjeopolitik i zgjerimit të BE-së dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor“. Sipas Filipçes, shteti ndodhet në një kohë jashtëzakonisht kritike në të cilën duhet të merren vendime serioze që të mos humbet momenti gjeopolitik. Në fjalën e…
Partia e Soravisë dhe e milionerëve të krijuar brenda natës është e fundit që mund të flasë për interesin shqiptar. Këta janë njerëzit që për 20 vite jetuan në agallëk politik mbi shpinën e shqiptarëve. Hëngrën, pinë, u pasuruan, ndërtuan perandori kumari e biznesi dhe u sollën sikur shteti ishte pronë private e tyre, ndërsa shqiptarëve u lanë vetëm mashtrime, propagandë dhe patriotizëm të rrejshëm. Pikërisht kjo politikë e agallëkut u ndërtua nga Ali Ahmeti. Për vite të tëra krijoi përçarje mes shqiptarëve, i ndau në të dëgjueshëm dhe armiq, e shndërroi pushtetin në privilegj familjar e partiak dhe…
Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami thotë se aktualisht shumica parlamentare nuk ka nevojë për zgjerim të numrave, përcjell TV21. Duke komentuar deklaratat e Ziadin Selës në Click Plus në TV21, Kasami tha se do t’i marrin parasysh kërkesat e tij, kur të kenë nevojë. “Z. Sela nëse është i interesuar të jetë pjesë e qeverisë…sigurisht që ne kemi thënë se për momentin nuk shohim nevojë për zgjerim të shumicës parlamentare, por po të shohim një nevojë të tillë, do t’i konsiderojmë edhe kërkesat e z.Selës. Për momentin them edhe njëherë, nuk është se i kemi konsideruar ne si të…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp paralajmëroi se partia e tij nuk do të marrë pjesë në Komision për huamarrjen e re prej 260 milionë euro. Çdo ditë shohim se si qeveria e Hristijan Mickoskit po e shtyn vendin në skllavëri borxhi. Propozimi i fundit është të merren 300 milionë euro nga bankat, por bankat nuk e lejuan Qeverinë ta bënte këtë, gjë që tregon dyshime që tashmë ekzistojnë në lidhje me vlerësimin tonë të kreditit. Konkretisht, një konsorcium bankash lejoi një kredi prej vetëm 260 milionë eurosh, me një normë interesi tmerrësisht të lartë…
Një person i moshës 36 vjeçe është arrestuar në Austri pas një fletarresti evropian, nën dyshimin se kishte marrë pjesë në një plackitje në Gjermani, gjë pas të cilës kishte vdekur një burr i moshës 93 vjeçare. Sipas mediave austriake dhe gjermane, 36 vjecari nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Salzburg, në bazë të fletarrestit evropian, kurse pas arrestimit ai është dërguar në burgun “Puh-Urschtein”, në afërsi të qytetit. Hetimi i policisë gjermane ka treguar se në fillim të muajit maj një grup i sulmuesve hyri me forcë në shtëpinë e një burri 93-vjeçar në Gjermani, me ç’rast e…
Grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut, sot janë nisur për në vendet e shenjta për kryerjen e Haxhit. Nga BFI njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e Haxhit të sivjetmë, ndërsa haxhilerëve u është uruar rrugë e mbarë, shëndet dhe Haxh i pranuar. Sipas njoftimit, në Haxhin e këtij viti do të marrin pjesë gjithsej 2020 besimtarë nga Maqedonia e Veriut. “Sot, më 21.06.2026, Reisul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përcolli edhe grupin e fundit të haxhilerëve për në vendet e shenjta. Me këtë rast, ai u…
Brenda një jave qeveria pritet të prezantojë zgjidhjen që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Zëvendëskryeministri Bekim Sali bëri të ditur se po punohet për pako më të gjerë për çështje të ngjashme. “Jemi në përfundim e sipër të fazës së konsultimeve me ekspertë dhe unë besoj që shumë shpejtë, ndoshta edhe…tash nuk dua të kapeni për afatin kohor, ndoshta edhe një javë mund të zgjasë deri në vendimin final të cilin do ta promovojmë në mënyrën e njëjtë besoj”, tha Sali, duke shtuar se nuk do të jetë zgjidhje vetëm për jurisprudencën, por edhe…
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka bërë akuza të forta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke deklaruar se ai është takuar fshehurazi disa herë me kryeministrin Hristijan Mickoski, edhe në periudhën kur të dyja partitë ishin pjesë e Frontit Evropian. Sipas Thaçit, informacionet për këto takime i kanë ardhur nga persona brenda VMRO-DPMNE-së. Ai pretendon se qëllimi i këtyre kontakteve ka qenë sigurimi i hyrjes së BDI-së në qeveri, pavarësisht zhvillimeve politike dhe deklarimeve publike të asaj kohe. Thaçi ka shtuar gjithashtu se, sipas tij, një tjetër synim i Ahmetit ka qenë degradimi i figurës së tij politike…
Një incident serioz ka ndodhur më 20 maj 2026 në shkollën teknike “Anton Çeta” në Skenderaj, ku gjatë kontrollit të çantave nga stafi i shkollës janë zbuluar armë dhe mjete të rrezikshme te dy nxënës të mitur, raporton Gazeta Sinjali. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se drejtori i shkollës ka njoftuar menjëherë Policinë pasi gjatë kontrollit rutinë stafi kishte gjetur një armë zjarri te një nxënës dhe një mjet të mprehtë te një nxënës tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore në rroba civile, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë sekuestruar: një armë zjarri kalibri 6.35 mm,…

