Author: Hamdi Kumanova

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-ja dhe Irani ndodhen në një moment kritik, mes mundësisë për një marrëveshje diplomatike dhe rikthimit të konfliktit ushtarak. Duke folur para gazetarëve, Trump u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me Teheranin, por paralajmëroi se gjithçka varet nga përgjigjja që do të japë pala iraniane në ditët në vijim. “Jemi pikërisht në vijën ndarëse midis arritjes së një marrëveshjeje dhe rifillimit të luftës”, deklaroi ai. Presidenti amerikan theksoi se SHBA-të do të presin edhe “disa ditë të tjera” për të parë nëse diplomacia do të japë rezultat, ndërsa kërkoi një përgjigje “100%…

Lexo më Shumë

Në vend të 2 dhe 2.5 denarëve më shtrenjtë, qytetarët nga e hëna në mesnatë po mbushin karburant 4 deri 5.5 denarë më shtrenjtë në pompat e benzinës. Ndonëse ishte njoftuar se po negociohej me OKTA-n për vazhdimin e zbritjes prej 2 denarësh për benzinët dhe 3 për dizelin, kjo nuk ndodhi. Kështu tani qytetarët paguajnë 92 denarë për litër dizel, i cili me zbritjen e OKTA-s duhej të ishte 89 denarë, 89 në vend të 87 denarëve për benzinën BS 98 dhe 87 në vend të 85 denarëve për benzinën BS 95. Kryeministri Mickoski thotë se ende po negociohet…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka vënë në dispozicion 49 milionë euro për Shqipërinë, 44.2 milionë euro për Malin e Zi dhe 65.7 milionë euro për Maqedoninë, si pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Nga Komisioni për Evropian thonë se transaksionet vijnë pas kërkesës së tretë për pagesë dhe vlerësimit pozitiv të Komisionit për hapat e reformave të ndërmarra në fushat e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve dhe inovacionit në Shqipëri dhe Mal të Zi, si dhe arsimit dhe dixhitalizimit në Maqedoni. “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në vitin 2023, synon t’u sjellë përfitimet e anëtarësimit vendeve partnere…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me projektin “Treni urban”, për të cilin më 1 shtator fillon ndërtimi i linjës së parë dhe çfarë do të thotë kjo për Shkupin, deklaroi: “Kjo do të thotë transport i ri ekologjik për një pjesë të madhe të qytetarëve që kanë rutinë të përditshme të lëvizin drejt qendrës së qytetit në aksin nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Aerodromit deri te Qendra Transportuese. Duke qenë se gjatë muajve të dimrit e dini se çfarë ndodh në kryeqytet, ndotja dhe problemet e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar dyshimet për një aferë të mundshme spiunazhi në Kabinetin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, duke i quajtur ato “fundërrina spiunazhi nga e kaluara” që, sipas tij, po krijojnë panik në opinion, përcjell TV21. Ai kritikoi edhe Prokurorinë, duke përmendur prokurorin Islam Abazi, se po përpiqet të krijojë panik në opinion. Më tej, Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë më tej këto zhvillime, të cilat sipas tij nuk duhet të dramatizohen. “Ato janë fundërrinë spiunazhi e shoqërisë, struktura nga e kaluara që kanë qenë të vendosura në kabinete si brejtës të disa politikanëve të mëparshëm,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me paralajmërimet për rritjen e investimeve në arsim dhe çfarë do të thotë kjo konkretisht për komunitetin arsimor, deklaroi: “Në shkencë, krahas këtyre investimeve infrastrukturore, do të thosha kapitale, nëse krahasohet buxheti i këtij viti me atë të vitit 2024, do të arrini në një rritje të dyfishtë. Tani është diku rreth 770 milionë denarë në vit, mbështetje për shkencëtarët dhe hulumtuesit tanë. Por nuk është vetëm kjo, si Qeveri gjithashtu kemi mundësuar qasje falas në dy baza të revistave…

Lexo më Shumë

Më 19.05.2026 në orën 13:40 në SPB Tetovë, A.R.(29) nga fshati Bozofcë e Tetovës, ka denoncuar se në trotuarin e rrugës „Lubotenska“ në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës, një automjet udhëtarësh „xhip“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.N.(60) nga Reçica e Vogël, me shpejtësi të rritur është drejtuar drejt tij dhe e ka goditim në këmbën e majtë dhe në dorën e majtë. Më pas, shoferi ka dalë nga automjeti me qëllim që ta sulmojë fizikisht, por ai ka arritur të ikë dhe është drejtuar për në Spitalin Klinik të Tetovës për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Po…

Lexo më Shumë

Shoqatat qytetare dhe dibranët në përgjithësi janë shumë të kënaqur me vendosjen e matësve të cilësisë së ajrit në qytet, në kuadër të aktiviteteve të Qendrës Rajonale RESET HUB, e cila është organizatë nënshkruese, së bashku me 47 organizata të tjera nga rajoni i Ballkanit. Tani dibranët kanë mundësi të ndjekin cilësinë e ajrit, gjë që ka qenë një dëshirë e madhe e popullatës lokale, duke pasur parasysh faktin se shoqatat kanë vlerësuar se Dibra përballet me ndotje të ujit, tokës dhe ajrit. Në nivel lokal, këto çështje trajtohen përmes monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmes Asamblesë Klimatike në…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se partia e tyre dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar në asnjë moment tërheqjen e ambasadorit shqiptar në vend, Denion Meidani. “VLEN por edhe qeveria e Maqedonisë, në asnjë moment nuk kanë pasur ndonjë kërkesë ndaj shtetit shqiptar për ta tërhequr ambasadorin”, tha bashkëkryetar i VLEN, Bilall Kasami në pyetjen nëse është kërkuar largimi i ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, Sipaa tij, shteti shqiptar vendos për këtë çështje, ndërsa komentoi punën e Meidanit. “Ne do të kishim dashur që ai më shumë të përfaqësojë…

Lexo më Shumë

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se trajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana është skandal institucional. Nga BDI theksojnë se t’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm. “Video-incizimet e publikuara sot në media, ku shihet trajtimi apo më mirë të themi keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional. Ata studentë nuk erdhën për të provokuar askënd. Erdhën për të mbështetur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesën e tyre të drejtë për…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka akuzuar kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, për heshtje ndaj deklaratës së ministres së Jashtme bullgare, Velislava Petrova Çamova, e cila i quajti maqedonasit “maqedonas të Veriut”. Nga VMRO-DPMNE thonë se Filipçe nuk po mbron identitetin maqedonas dhe se heshtja e tij është e papranueshme. “Venko Filipçe hesht përballë fyerjeve nga Bullgaria dhe vazhdon me politikë servile”, thuhet në reagimin e partisë. Ata kritikuan edhe deklaratat e anëtarit të LSDM-së, Rubin Zemon, lidhur me Goce Delçevin, duke thënë se Filipçe nuk është distancuar prej tyre. Sipas VMRO-DPMNE-së, Filipçe po lejon që të hapet rrugë për presione…

Lexo më Shumë

Tetovasot mëson se një i mitur 16-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga policia, pasi dyshohet për disa vjedhje të rënda të kryera në xhami të qytetit. Sipas SPB Tetovë, më 19.05.2026 rreth orës 18:00, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria të miturin, i cili dyshohet se gjatë dy javëve të fundit ka hyrë në disa objekte fetare dhe ka kryer vjedhje. Rasti i fundit ka ndodhur në një xhami në rrugën “176” në Tetovë, ku sipas informacioneve, ai me forcë ka thyer kasafortën metalike të donacioneve dhe ka marrë para nga brenda. Tetovasot mëson se i mituri është ndaluar në…

Lexo më Shumë