Ka përfunduar me fat rasti i raportimit për zhdukjen e një 30-vjeçari në Prishtinë, i cili ishte larguar nga shtëpia gjatë orëve të para të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se më 22 maj 2026 rreth orës 16:45, në Stacionin Policor “Veriu” është paraqitur F. P, i cili kishte raportuar zhdukjen e djalit të tij, Sh.P.
Sipas deklarimit të tij, 30-vjeçari, që kishte probleme shëndetësore, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 00:00 dhe nuk kishte marrë me vete telefon mobil.
Familjari kishte bërë të ditur se kjo ishte hera e parë që ai largohej pa kontaktuar askënd, çka kishte ngritur shqetësim serioz për gjendjen e tij.
Pas raportimit, Policia kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe kishte nisur veprimet hetimore për lokalizimin e tij.
Por mbrëmjen e së njëjtës ditë, rreth orës 22:35, ankuesi ka njoftuar Policinë se Shpend Pllana ishte kthyer në shtëpi.
Sipas familjarëve, gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


