Përtej propagandës dhe marketingut politik, mbetet një fakt që nuk zhbëhet. Të bëhesh pionier dhe promotori më i madh i “Open Ballkan”-it me Serbinë, ndërkohë që Kosova vazhdon të përballet me kërcënim dhe destabilizim, ishte gabim historik dhe kombëtar.
Të flisje me aq emocion për bashkëpunim me një shtet gjenocidal që ende nuk ka kërkuar falje për krimet, nuk njeh Kosovën dhe vazhdon ta trajtojë atë si çështje të hapur, kjo do të thotë t’ia kthesh shpinën popullit tënd, të shkelësh mbi shekuj vuajtjesh dhe përpjekjesh për liri. Kjo nuk ishte thjesht diplomaci e urtësi politike. Ishte distancim nga sakrifica, vuajtja dhe rruga që shqiptarët e kanë shtruar me gjak.
Po, historia na ka mësuar një gjë. Kush ia kthen Kosovës shpinën, dritë të bardhë nuk sheh me sy.
Një ndër të shumtat gjëra të mira që u fitua me shkuarjen e BDI-së në opozitë është edhe fundi i “Open Ballkan”-it. Dhe kjo nuk është fitore e vogël.
Sa i përket pjesës tjetër, kazinotë, kreditë e shpejta dhe rrjetet e interesit me botën serbe kanë filluar t’u zbulohen të fshehtat dhe të dalin në shesh. Do thoni “rrënjë të thella”. Të thella, por çdo gjë po del në shesh.
Asnjë propagandë nuk ju mbulon më.
*Status fejsbuku i z.Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria


