Blerton Isufi ka vendosur të largohet nga Kosova për të përfaqësuar Shqipërinë. Mesfushori me tipare sulmuesu u ftua sot për herë të parë nga Alban Bushi te Kombëtarja U-21.
Me ekipin U-21 të “dardanëve” ndërkohë nuk regjistronte paraqitje. 20-vjeçari është pjesë e Moldes.
Klubi norvegjez e transferoi në verën e kaluar për shifrën e 600 mijë eurove nga Mos. Me prindërit nga Kosova, Isufi lindi në Norvegji.
Tashmë ka hedhur një tjetër hap. Në sfidat e qershorit pritet të veshë për herë të parë fanellën kuqezi.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL


