Shtyhet për të disatën herë gjyqi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Becit i marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera. Gjyqi do të zhvillohet më datë 9 qershor, ora 12:30.
Gjyqi u shty pasi mungoi prokurori Dritan Prenci, pasi ndodhet në gjykatën e Apelit në gjykim tjetër. Gjithashtu nuk u paraqit as Benet Beci dhe avokati tij Ervin Metalla, i cili ka dorezuar raport mjekesor për 21 ditë.
Ndaj tij u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23 tetor 2024. Më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).
Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.
Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender abuziv janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.


