Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të fundit kemi rënie të prodhimit dhe kapjes së peshku, krahasuar me vitin paraprak. Për 19.5 përqind kemi rënie të sasisë së peshkut, ndërsa 21 përqind për produktet e akuakulturës.
Sasia e peshkut në vitin 2025 arriti në 1 992 ton, ndërsa produktet e akuakulturës në 1 847 ton.
“Nga llojet e peshkut, si rasat peshku më së shumti kultivohet trofta e ylbertë. Për kultivim të peshkut, më shumë përdoren rezervuarët e peshkut, bazenet dhe kanalet dhe kafazet.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 1 175 ton është troftë, 546 ton krap dhe 126 ton lloje të tjera peshku.
Në Maqedoninë e Veriut mbi 8 mijë persona merren me peshkim rekreativ, ashtu që vetëm 70 janë femra. Numri i të punësuarve në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës arriti në 278. (Portalb)


