Anik Hajrullahi nga Tetova ndër më të mirët në shtet – shqiptari i vetëm në vendin e parë në garën e matematikës “Kenguri”
Nxënësi i klasës së katërt nga SHFK “Bratstvo-Migjeni” në Drenovec, Anik Hajrullahi, ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në garën shtetërore të matematikës “Kenguri”, duke ndarë vendin e parë me disa nxënës të tjerë që kanë fituar numër të njëjtë pikësh.
Mes fituesve me rezultatin më të lartë, Aniku është shqiptari i vetëm, duke e bërë këtë sukses edhe më të veçantë për Tetovën dhe komunitetin shqiptar.
Urime Anikut, familjes së tij dhe mësueses Teuta Ajani për këtë arritje që na bën të gjithëve krenarë!


