Deputeti i VMRO-DPMNE: Ne duruam dhe fituam, besoj fort se edhe ju do të fitoni! Partia jonë mbështet PD çdo ditë
Dragan Kovachki, sekretar dhe deputet i VMRO – DPMNE, në fjalën e tij në Kuvendin kombëtar të PD-së fjalimin e tij e filloi në gjuhën shqipe, tranmseton Lideri.mk.
Ai u shpreh besimplotë se me modernizimin, digjitalizim, organizimin e diasporës PD po shkon drejt suksesit dhe fitores. Kovachki përcolli urimet e kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski dhe shprehu mbështetjej ndaj PD-në në rrugëtimin e saj drejt fitores.
Fjala e Dragan Kovaçki
Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut
Të nderuar kryetarë, të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike. Të dashur miq, në emër të kryeministrit të Maqedonisë, Hristijan Mickoski, dhe në emër të VMRO-DPMNE, ju transmetoj përshëndetje të sinqerta dhe urime të çiltëra për Asamblenë Kombëtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Të nderuar miq të qendrës së djathtë, është nder për mua të jem në Tiranë, në zemër të një vendi i cili ka vazhduar dhe vazhdon të luftojë për lirinë, për demokracinë dhe për vendin që i takon në familjen evropiane.
Ju përcjell urimet e Maqedonisë, të cilat vijnë nga bindja e thellë se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të shkruhet së bashku nga ato parti të cilat besojnë në të njëjtin sistem të vlerave, lirive, përgjegjësive, traditës, familjes dhe qytetërimit evropian.
Të dashur miq, e djathta e qendrës e shekullit të 21-të nuk mund të jetë e njëjtë me atë të shekullit të 20-të. Patjetër që jo. Bota ka ndryshuar, teknologjia ka ndryshuar, votuesit kanë ndryshuar. Dhe ato parti të cilat refuzojnë të modernizohen zhduken. Ato që modernizohen por humbasin shpirtin, edhe ato do të zhduken.
VMRO-DPMNE ka qenë në këtë rrugë, por ne u ripërtëritëm, u modernizuam pa humbur shpirtin, historinë, identitetin. Dhe rezultati është i qartë. Sot ne jemi në qeveri, ne drejtojmë vendin dhe po ndryshojmë vendin. Për këtë arsye, kur shoh se çfarë po bën Partia Demokratike; modernizim, digjitalizim, organizim të diasporës, shoh po të njëjtën rrugë, po shoh rrugën e suksesit dhe të fitores.
Miqësia midis Maqedonisë dhe Shqipërisë nuk është një klishe diplomatike, por është një realitet historik dhe gjeografik. Ne jetojmë krah për krah. Qytetarët tanë janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, me familje, me kulturën, me ekonominë.
Çfarë është e mirë për vendin tuaj është e mirë edhe për vendin tim dhe anasjelltas. Ndaj më lejoni ta them qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk mund të mbetet në sallën e pritjes së Bashkimit Evropian.
Pasi anëtarësimi në BE është e drejta jonë që e kemi fituar nëpërmjet viteve reforma, nëpërmjet vitesh sakrificash dhe pritjesh. Ballkani Perëndimor është Evropë. Detyra e të djathtës së qendrës në rajonin tonë është të realizojmë hyrjen në BE, jo si lypës por si partnerë të barabartë. Ne nuk duhet të tregohemi naivë, kemi armiq të përbashkët.
E majta në rajonin tonë, në Tiranë, në Shkup, në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ka nisur rrugën nga drejtësia sociale drejt korrupsionit, drejt kapjes së institucioneve, drejt vjedhjes së zgjedhjeve dhe shkatërrimit të medias së lirë.
Ka krijuar një sistem abuzimi dhe ky sistem duhet të rrëzohet. Demokratët e Shqipërisë e dinë se çfarë do të thotë të jesh në opozitë, nën presion. Partia jonë e di se çfarë do të thotë të jesh në opozitë, nën presion. Por ne duruam dhe fituam.
Dhe me besim të plotë them se edhe ju do të fitoni. E vërteta, modernizimi, fitorja janë ato të cilat vijnë më pas. Vetëm kjo është formula. Partia jonë mbështet Partinë Demokratike, jo vetëm sot në këtë ceremoni, por çdo ditë. Gjatë çdo përpjekjeje, në çdo tavolinë evropiane ku e ardhmja jonë e përbashkët vendoset. Edhe një herë në emër të partisë dhe në emër të kryetarit të saj dhe të kryeministrit, ju uroj suksese dhe mbi të gjitha, fitore. Faleminderit.


