Kyeministri Hristijan Mickoski thotë se nëse autoritetet bullgare mendojnë se për tu bërë pjesë e BE-së Maqedonia duhet ti pranojë kërkesat e tyre, kjo qeveri siç tha ai nuk do të lëvizë as një milimetër.
“Ata do të thonë se ju dëshironi të vini në klubin ku jemi ne, e jo ne në klubin ku jeni ju, por kjo është kushtëzim dhe bullizim. Nëse besojmë dhe rrimë te vlerat evropiane, atëherë duhet të besojmë dhe qëndrojmë te vlerat evropiane. Ndërsa nëse ata mendojnë se janë atje dhe për të qenë ne atje duhet ti pranojmë kërkesat e tyre atëherë kjo qeveri atë lojë nuk dëshiron ta luaj dhe derisa unë jam kryeministër derisa nuk shohim dërgesë nga ana e tyre ne nuk do të lëvizim as një milimetër. Marrëdhëniet e mira nderfqinjësore janë rrugë dykahëshe, nuk mund të vallëzoni tango të vetëm.”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.


