Avokati Genc Gjokutaj, në një reagim në Facebook, thekson se çështja e Zvërnecit nuk është një çështje ku shkelet vetëm e drejta e pronës, liria personale apo integriteti fizik i shtetasve shqiptarë, por ka të bëjë me cënimin e tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë.
Ai thekson më tej se kjo është tradhëtia me vulën e zezë në ballë ndaj të cilës duhet të ngrihemi i madh e i vogël me armë në dorë përpara se pushteti shqipfolës dhe oligarkia vrasëse të kenë kryer punë!
“Të nderuar Miq! Çështja e Zvërnecit nuk është një çështje ku shkelet vetëm e drejta e pronës, liria personale apo integriteti fizik i shtetasve shqiptarë!
Ajo është një çështje që ka të bëjë me cënimin e tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë!
Është “kafshimi” i çakenjve të korruptuar në pushtet që i bëjnë Shqipërisë si asnjëherë në historinë e saj!
Është tradhëtia me vulën e zezë në ballë ndaj të cilës duhet të ngrihemi i madh e i vogël me armë në dorë përpara se pushteti shqipfolës dhe oligarkia vrasëse të kenë kryer punë! Shqipëria mbi të gjitha!”– shkruan Gjokuatj.


