Përkundrazi, Kimmich është i fokusuar te dëshira që Havertz të arrijë sukses në skenën më të madhe të futbollit evropian për klube.
Kimmich beson se një triumf i Havertz në Ligën e Kampionëve do të ishte një shtysë e madhe përpara angazhimeve të ardhshme të Kombëtares së Gjermanisë gjatë kësaj vere.
“I uroj Kai sukses që të vijë te ne pas një suksesi. Një titull i tillë sjell energji pozitive”, ka thënë Kimmich.
Trashëgimia shqiptare te dy finalistët e Ligës së Kampionëve: PSG dhe Arsenal
Pavarësisht suksesit jashtë vendit, Kimmich mendon se sulmuesi i Arsenalit jo gjithmonë merr vlerësimin që e meriton nga tifozët dhe mediat gjermane, duke theksuar fleksibilitetin dhe cilësinë e tij teknike.
Ai është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe është i nënvlerësuar në Gjermani. Në Euro ishte vendimtar, sepse sjell një paketë të jashtëzakonshme të përgjithshme që do të na ndihmojë”. shtoi Kimmich.


