Kryeministri, Dimitar Kovaçevski sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Në bisedë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Kovaçevski dhe Michel diskutuan për situatën aktuale në rajon, vazhdimin e rrugës së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe zbatimin e reformave të nevojshme. closevolume_off Në këtë kontekst, kryeministri Kovaçevski falënderoi Presidentin e Këshillit Evropian, Michel, për mbështetjen e fuqishme të deritanishme për rrugën hyrëse në Maqedoninë e Veriut. Duke vepruar kështu, ai theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të punuar në hapjen e kapitullit të…
Author: Hamdi Kumanova
Edicioni i parë i Festivalit Watch Through do të mbahet nga data 26 deri më 28 prill 2023 në Shkup dhe Tetovë, Maqedonia e Veriut. WATCH THROUGH është një festival që bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë dhe synon të krijojë një sinergji që mund të stimulojë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhmeje më të mirë me perspektivën e Integrimit Evropian. Duke u fokusuar në edukimin, letërsinë, angazhimin qytetar dhe mbrojtjen e mjedisit, synohet të promovojë mirëkuptimin, ndjeshmërinë, aktivizmin dhe mendimin kritik, të cilat janë thelbësore për bashkëjetesën paqësore dhe…
Nesër (e mërkurë 26 prill 2023), Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, me ç’rast do të drejtohet para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET) dhe në seancën plenare inauguruese 2023-2025 të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, për të diskutuar mbi forcimin e demokracisë, vlerave evropiane së bashku me shoqërinë civile në vendet kandidate për anëtarësim në BE. Në agjendën e nesërme të Osmanit do të jetë edhe diskutimi në tryezën e rrumbullakët me raportuesit në hije dhe miqtë e…
Që në orët e hershme të mëngjesit, inspektorë nga katër institucione ia mësynë tregut me shumicë, të njohur si “Kvantashki”. Inspektorati i Tregut kreu kontrolle te importuesit e fruta-perimeve, ku më shumë se 30 inspektorë ishin në koordinim me ekipet e Policisë Financiare, MPB-së dhe Agjencisë për Menaxhimin me Pronat e Konfiskuara. Aksioni është kryer duke u bazuar në vendimet e Qeverisë për ngrirje të çmimeve si dhe vendimi për furnizim prej 70% të fruta-perimeve në tregun me pakicë. Por, asnjë detaj tjetër nuk u dha për shkelje eventuale. “Për herë të dytë brenda muajit po zhvillohet një aksion…
Komuna e Gostivarit me Plan për mbrojtjen e ajrit ambiental Komuna e Gostivarit me Plan për mbrojtjen e ajrit ambiental Ndryshimi i fundit 15:21 25 Prill, 2023 Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në seancën e 21-të të Këshillit Komunal të Gostivarit u miratua Propozim-programi për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në Komunën e Gostivarit për periudhën 2022-2026. Plani u miratua me unanimitet votash dhe përveç shumë projekteve dhe veprimtarive për rritjen e cilësisë së ajrit, do të mundësojë edhe krijimin e një kadastre përmes së cilës në mënyrë të saktë do të…
Përfaqësuesit e shoqatave bullgare në Maqedoni kërkuan që të përfshihen në grupin punues për ndryshime kushtetuese, përcjell “BTA”. Në letrën drejtuar kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ata e mirëpresin krijimin e grupit punues, të cilin e vlerësojnë si një hap përpara drejt zgjidhjes së çështjes së përfshirjes së bullgarëve në preambulën e Kushtetutës. Nënshkruesit e letrës kërkojnë nga Kovaçevski që të propozojë që në grupin punues të përfshihen edhe përfaqësues të bullgarëve në Maqedoni, sepse ndryshimet në ligjin bazë i prekin ata dhe shprehin gatishmërinë e tyre të propozojnë persona të cilët si qytetarë të Maqedonisë së Veriut “do të…
As parregullsitë në aspektin makinerik, as sistemi i drejtimit të automjetit e as problemet e sistemit të frenimit sipas ekspertit nga Byroja për Ekspertiza Gjyqësore Damjan Mirçevski nuk kanë çuar në aksidentimin e autobusit të “Durmo Tours”, që mori jetën e 16 personave ndërsa mbi 30 vetë mbetën të lënduar rëndë. Familjarët e të akuzuarve dhe prokurori më herët kishin paralajmëruar që përmes kësaj ekspertize tentohet të zhveshën nga përgjegjësia të gjithë të akuzuarit, duke thënë se autobusi ka qenë i rregullt dhe askush nuk ka faj pos shoferit. Për këtë arsye, thuajse të gjitha pyetjet e avokatit të pronarit…
SHA EMV më 24.04.2023 prodhoi 9.909 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 8.827 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 1.082 MWh. Ditën e kaluar përmes EMV Shitje janë furnizuar 2.400 MWh energji elektrike. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 24.04.2023.
Zëvendëskryeministrja për Qeverisje së mirë, Sllavica Gërkovska, tha se vendimet e Gjykatës së Apelit për anulimin e vendimeve në rastet ndaj personave të profilit të lartë janë problem serioz dhe se mesazhet që vijnë nga SHBA-ja më në fund do të ndikojnë në organet e drejtësisë. Ajo theksoi se ky është një problem shumë serioz dhe shprehu shpresë se këto paralajmërime më në fund do të kontribuojnë për të vepruar ashtu siç i ka hije një sistemi profesional të drejtësisë me integritet. “Jam plotësisht dakord që është një problem shumë serioz dhe të gjitha aktivitetet që kemi si kabinet, deklaratat…
Shoqata akademike e shqiptarëve për shkencë dhe art nga Tetova kërkon nga institucionet shtetërore themelimin e institucionit publik, “Akademia e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike”. Kërkesa është nënshkruar nga 70 profesor universitar dhe intelektualë shqiptarë ndërsa Akademia sipas Bordit themelues do të merret me punë kërkimore-shkencore në fushën e shkencave shoqërore dhe albanologjike. “Nismë jonë bazohet në nenet 3 deri në 9 të Ligjit për institucione, neni 8 i rendit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, ku thuhet: “Vlerat themelore të rendit kushtetues të Maqedonisë janë: – liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit të njohura me të drejtën ndërkombëtare dhe…
Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler i ka dërguar letër me përmbajtje shqetësuese Gjykatës së Apelit mbi veprimet e kësaj të fundit në rastet e rëndësishme gjyqësore dhe kthimin e tyre në shkallë të parë. Letrën të cilën e ka siguruar Alsat nga burime brenda Qeverisë i referohet datës 11 prill dhe në të theksohet shqetësimi dhe zhgënjimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për veprimet e Apelit ndaj rasteve gjyqësore, posaçërisht rikthimin e tyre nga fillimi si praktikë e krijuar gjyqësore. “Çdo ditë e më shumë shqetësohem dhe zhgënjehem për numrin e madh të lëndëve (nga profilet…
Bjeshkatarët filluan të tubohen që nga orët e hershme të mëngjesit tek Penda e Likovës, duke filluar me ecje dhe ngjitje majave të maleve të Karadakut të Komunës së Likovës. Relacionin e ecjes organizatorët e kishin planifikuar nga Penda e Likovës – Orkoc Presnicë 12 deri në 14 km ecje. Pjesmarrës ishin një numër i madh i bjeshkatarëve nga Maqedonia e Veriut, Republika e Kosovës dhe Lugina e Preshevës, numër masiv i pjesëmarrësve të cilën organizatorët nuk e kishin pritur. Prezent ishte edhe Kryetari i Komunës së Haraçinës si dhe kampioni olimpik Shaban Tërstena. Kryetari i KBA Kumanova z. Avni…

