Një grup të rinjsh shqiptarë në Shkup kanë treguar humanizmin e tyre duke ndihmuar një familje maqedonase, të cilët jetojnë në kushte të vështira në Çair. Të rinjtë shqiptarë thonë se asnjëherë nuk kanë pyetur nëse nevojtarët janë shqiptar apo maqedonas apo të ndonjë etnie tjetër. Qëllimi i tyre vetëm ishte ana humanitare. Familja maqedonase Milloshevski (Vojçe dhe Valentina) jeton në Shkup që nga vitet 1960 në rrugën “Dizhonska” në Komunën e Çairit, lagje ku shumica e banorëve janë shqiptarë etnikë. Problemi i jetës së Valentinës dhe Vojçes ( i cili është i paralizuar) nuk janë dallimet kulturore, por sfidat…
Author: Hamdi Kumanova
“Kur një “politikani” i mbetet ora në vitet ’90 dhe më parë, duket kështu”, ka shkruar një postim në rrjetet sociale, ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke i replikuar kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili projektin Korridorin 8 ndërlidhi me siç tha a po vizatohet harta e Iliridës. Dimitrievski deklaroi mbrëmë për TV Sitel se Korridori 8 lidh një rrugë në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë dhe pyeti nëse vizatimi i korridorit në vetvete është vizatim i hartës së Iliridës, të cilën e kemi parë shumë herë më parë? “Ky Korridor lidh një itinerar në linjën Shkup-Prishtinë-Tiranë. Lind pyetja, a është…
Mbi 1200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga mbarë vendi deri më tani e kanë vizituar ekspozitën interaktive për të rinjtë, të cilën Goethe-Institut në bashkëpunim me Shoqërinë Max Planck e prezanton në mbarë botën, e që nga 3 prilli është shfaqur edhe në Shkup. Përveç vizitave të organizuara, ekspozita u vizitua edhe nga individë të interesuar për temat e hapësirës, historisë njerëzore, trurit, antropocenit dhe inteligjencës artificiale, transmeton Portalb.mk. Në kuadër të ekspozitës u mbajt edhe konkursi “STEM në jetën time”. Ekipi fitues mori bursa nga Shërbimi pedagogjik për shkëmbim (ShPSh) për një qëndrim 4-javor në Gjermani. Ekspozita…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 163 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave: 24 për tejkalim të shpejtësisë, 17 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, shtatë sanksione për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve. Janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafori të kuq, pesë gjoba iu janë shqiptuar këmbësorëve. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin u shpreh se Korridori 8 si projekti më i madh në historinë e vendit, është mbajtur në sirtar për 30 vite. Këtë e kanë bërë, sipas tij, për arsye politike, pasi i njejti është parë si projekt konkurrent me Korridorin 10. “Deri tek nënshkrimi i kontratës më 8 Mars të këtij viti me konzorciumin Behtel dhe Enka, u dëshmua që me guxim ky kabinet qeverisës ia arriti që bllokadën 31 vjeçare ta largojë dhe ato synime të errëta që dikush ndër vite mund t’i ketë pasur, t’i rrëzojë e mohojë e…
Gjashtë nga tetë ligjet e propozuara kryesisht nga BDI-ja për lehtësimin e procedurave të ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D nuk janë vendosur fare në rend dite në komisionet përkatëse të udhëhequra nga VMRO-DPMNE-ja. Vetëm ligji për lëndët e para minerale mori miratimin e komisionit për çështje ekonomike dhe pritet të votohet së shpejti në plenare kurse ligji për marrëdhënie pune është bllokuar me mijëra amendamente në Komisionin për politikë sociale. Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së akuzon VMRO-DPMNE-në për bllokim, meqë, sipas tij, opozita nuk dëshiron ndërtimin e autostradave dhe realizimin e investimeve kapitale në të mirë të qytetarëve.…
Fakulteti i Bujqësisë dhe Bioteknologjisë i Universitetit të Tetovës, përmes një ligjërate të hapur me temë “Toka, burim i jetës”, e shënoi 22 Prillin, Ditën Botërore të Tokës. Dekani i këtij fakulteti, Doc. Dr. Bardhyl Limani tha se, qëllimi i shënimit të kësaj dite përmes këtij aktiviteti është të krijojmë mjedis pune stimulues për stafin, studiuesit, studentët, të ndjehemi të lirë të ndajmë ide, diskutojmë mundësitë dhe sfidat, praktika dhe pyetje të ndryshme. “Me anë të këtij aktiviteti, dhe shumë të tjerave, që besoj do t’i realizojmë në vazhdimësi, ne shpresojmë që kolektivisht të inkurajojmë ngritjen e Fakultetit tonë, vetë-fuqizimin…
Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Rumanisë, Angel Tilvar, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ministri Tilvar do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes nga ministrja Sllavjanka Petrovska, ku pas ceremonisë zyrtare me nderime më të larta ushtarake do të realizohet takim dypalësh i të dy delegacioneve.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka kërkuar kreut të OKB-së, Antonio Guterres që t’i përmbahet rreptësisht parimeve të paanshmërisë dhe barazisë. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Jashtme ruse, e cila bën me dije disa prej pikave kyçe për të cilat dyshja Lavrov-Guterres kanë folus gjatë takimit mes tyre një ditë më parë (24 prill). “Një thirrje iu drejtua menaxhmentit të OKB-së për t’iu përmbajtur rreptësisht parimeve bazë të paanshmërisë dhe barazisë, të çimentuara në nenin 100 të Kartës së OKB-së”, tha Ministria, raporton TASS. Kujtojmë se më 13 prill, si pasojë e rrjedhjes së disa…
Kthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë ka krijuar shumë entuziazëm në mesin e tifozëve të klubit, të cilët po ëndërrojnë ta shohin argjentinasin përsëri me fanellën e famshme Blaugrana për një vallëzim të fundit. Messi, i cili është parë në Barcelonë të hënën, sheh që kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë në fund të sezonit dhe me një rinovim që duket i pamundur në skenë, dera mund të hapet në një rikthim në Kataluni. Sidoqoftë, gjendja e vështirë financiare e Barcelonës do të ketë një ndikim të madh nëse një marrëveshje mund të përfundojë, por pasi…
Joe Biden është pyetur shumë herë nëse do të kandidojë sërish për president, nëse ai do të kërkojë mandatin e dytë.Por sonte, në prag të ditës që pritet të shpallë zyrtarisht, Joe Biden e konfirmoi këtë synim për Sky Neës. “Është qëllimi im…” u përgjigj ai.“A do të kandidoni përsëri, zotëri,” u pyet ai nga gazetarët e Sky Neës. Joe Biden e konfirmon: Do të rikandidoj për presidentJoe Biden është pyetur shumë herë nëse do të kandidojë sërish për president, nëse ai do të kërkojë mandatin e dytë. Por sonte, në prag të ditës që pritet të shpallë zyrtarisht, Joe…
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari i tij kanë luftuar në Afrikën lindore, rreth 400.000 njerëz kanë mbetur të vrarë. Kjo ka ndodhur në Sudanin e Jugut nga fundi i vitit 2013 deri më 2018. Tani, një luftë tjetër e përgjakshme për pushtet është duke destabilizuar fqinjin e tij jugor, Sudanin. Në njërën anë është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, i cili krenohet me numër të madh forcash tokësore dhe ajrore. Kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i njohur si Hamiti, i cili…

