Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë. Një rast i tillë ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në fshatin Zhur të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë. Media mëson se 38-vjeçari ka raportuar se veturën e kishte të parkuar në oborrin e tij dhe brenda saj kishte lënë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, më 18 tetor të vitit 2022 në një deklaratë për mediat premtoi se qytetarët e Shkupit në gjysmën e dytë të vitit 2023 do të kenë transport publik falas, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Erdhi gjysmëvjetori i dytë i vitit 2023 dhe nuk ka asnjë shenjë të realizimit të premtimit të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, se pikërisht në këtë periudhë kohore qytetarët e Shkupit do të kenë transport publik falas. Kjo deklaratë e kryetares është e pavërtetë. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, premtimin për transport publik falas e përfshiu…
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e mbajtur ditën e martë e cila nisi rreth orës 18:00 pasdite e përfundoi pas mesnatës është shoqëruar me tensione të larta, me sharje dhe ofendime ndaj deputeteve. Jorida Tabaku nuk pranoi të votonte dhe ka dhënë dorëheqjen nga postet partiake. “Vendimi nuk është një hap që i shërben bashkimit të PD”,-mësohet të ketë thënë ajo pas mbledhjes, ku u caktua hapja e procesit zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetarin e PD me datë 29 korrik 2023 – Advertisement – Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata…
38-vjeçarja transportohet me helikopter për në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar Këto janë momentet kur Marjola Myrtollari e cila u plagos nga burri i saj transportohet me helikopter për në spitalin e Traumës. Ajo u dërgua nga Korça për në kryeqytet për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë dhe për pasojë sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore. Ndërkohë mbetet në arrati autori i ngjarjes Aleko Myrtiollari. Policia e kërkon 46 vjeçarin, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Myrtollari…
Prej nëntorit të vitit 2020 ishte drejtor i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – infrastruktura”, por Hari Lokvenec dha dorëheqje nga ky funksion, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk. Raportohet që dorëheqja e tij vjen për arsye personale. Dorëheqja e tij nga Ndërmarrja Publike “Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – infrastruktura” erdhi sot. Ndryshe, në tremujorin e parë transportin hekurudhor e kanë shfrytëzuar 102 mijë qytetarë, ndërsa ky numër është rritur për 66.9 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ndërkohë rritje është regjistruar edhe te format tjera të transportit, por jo sa te…
Shefi i politikës së jashtme evropiane, Josep Borrell ka reaguar në lidhje me shkatërrimin e digës hidroelektrike Kakhovka në Ukrainën jugore. Në reagimin e tij ai thekson se me shkatërrimin e digës Rusia e ka çuar ofensivën e saj kundër Ukrainës në një nivel të ri. “Sulmet ruse kundër infrastrukturës kritike civile të Ukrainës arritën në një nivel të paprecedentë sot me shkatërrimin e digës në hidrocentralin Kakhovka. Bashkimi Evropian e dënon këtë sulm në termat më të ashpër të mundshëm. Ai përfaqëson një dimension të ri të mizorive ruse dhe mund të përbëjë shkelje të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht…
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako është arrestuar me urdhër të SPAK. Operacioni që po vijon në qytetin bregdetar është edhe për disa ish zyrtarë të bashkisë. Dako dhe ish zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Policia po vijon punën për kapjen edhe të personave të tjerë.
Shuma minimale e K-15 këtë vit shënon rritje dhe do të jetë 13.672 denarë duke u bazuar në kalkulimet që rezultojnë pas rritjes së pagës mesatare në Maqedoninë e Veriut, informon PRESSonline.al. Afati i pagesës së regresit është data 31 dhjetor dhe kompanitë do të marrin dritën jeshile për pagesën që në datën 1 korrik të këtij viti. Kërkesa e vetme për një punonjës për të marrë një K-15 është të jetë i punësuar në kompani për të paktën 6 muaj dhe, natyrisht, të jetë i regjistruar siç duhet për orar të caktuar ose të pacaktuar të punës. Nga Lidhja…
Me duartrokitje e brohoritje pacientë të operuar në zemër u mblodhën përpara Klinikës së Kardiokirurgjisë për t’i dhënë mbështetje morale drejtorit Sashko Jovev i cili u shkarkua nga ministri i Shëndetësisë ditë më parë. Pos pacientëve, përpara Klinikës dolën edhe të punësuarit e këtij institucioni për të kërkuar rikthimin e drejtorit. “Turp është kjo që po ndodh, ta largosh njeriun nga shtëpia e vet. Kjo është shtëpia e tij, ai e ndërtoi këtë Klinikë. unë isha edhe në shok dhomë, 7 ditë kam qëndruar, kam qenë edhe gjatë natës dhe nuk mundem të ankohem diçka…ai ishte gjithnjë këtu, mjekët ishin…
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, konfirmojnë nga Këshilli Gjyqësor. Gjykatësi i Apelit, Zoran Gerasimovski dhe gjyqtarja supreme Mirjana Radevska-Stefkova ishin zgjedhur për anëtarë të Këshillit në zgjedhje të drejtpërdrejta nga radhët e gjykatësve. Dorëheqjet janë dorëzuar sot në arkivin e Këshillit Gjyqësor, ndërsa arsyet hëpërhë nuk bëhen të ditura.
Nesër mbahet takimi mes kryeministrit Kovaçevski dhe kryetarit i VMRO-DPMNE-së hristijan Mickoski. Ky i fundit vazhdon me deklarata të prera se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. “Ja do t’ju them se unë Hristijan Mickovski do të vijë në takimin e liderëve dhe në emër të shumicës së popullit të cilët kërkojnë mbrojtje dhe presin të qëndrojmë në këmbë do të them, ndryshime kushtetuese, pranim të diktatit bullgar nuk do të ketë”, tha Hristijan Mickovski-kryetar i VMRO-DPMNE-së. Në LSDM shpresojnë se Mickovski do t’i pranojë ndryshimet kushtetuese të cilat siç thonë janë e vetmja mënyrë për rrugën drejt BE-së.…
Një person nga Shkupi, i cili në gusht dhe shtator të vitit të kaluar ka vjedhur karburant, policia e ka arrestuar dje. Ai ka vjedhur 300 litra karburant nga një kompani private, dhe 150 litra nga NP. “Me datë 05.06.2023, zyrtarë policorë e kanë arrestuar B.A (36) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer tri vjedhje të rënda në gusht dhe shtator 2022, gjatë të cilave ka vjedhur karburant në dy kamionë të një kompanie private dhe në një autobus të NQP-së”. “Në bisedën zyrtare në stacion policor në Kisella Vodë, ai ka pranuar se më datë 16.08.2022 dhe më…

