Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Mirjana Radevska-Stefkova dhe Zoran Gerasimovski kanë dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre, konfirmojnë nga Këshilli Gjyqësor.
Gjykatësi i Apelit, Zoran Gerasimovski dhe gjyqtarja supreme Mirjana Radevska-Stefkova ishin zgjedhur për anëtarë të Këshillit në zgjedhje të drejtpërdrejta nga radhët e gjykatësve.
Dorëheqjet janë dorëzuar sot në arkivin e Këshillit Gjyqësor, ndërsa arsyet hëpërhë nuk bëhen të ditura.