Sektori i turizmit në rajonin e Ohrit dhe Strugës shpreson për një sezon të mirë veror, ndonëse jo aq të mirë sa para pandemisë. Respektivisht, viti 2019 është viti më i mirë deri më tani për sa i përket numrit të mysafirëve dhe netëve të kaluara. Megjithatë, pas tre vitesh pasigurie për shkak të pandemisë Covid dhe më pas edhe për shkak të luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve, paralajmërimet tani janë më ndryshe. „…Na gëzon ajo që do të ketë katër fluturime të drejtpërdrejta nga Beogradi. Madje kemi paralajmërime edhe nga Izraeli, Polonia, Holanda, Turqia… Mbetet të shpresojmë…
Author: Hamdi Kumanova
Pushteti i decentralizuar s’e federalizoi Maqedoninë e Veriut Maqedonia e Veriut, pas vitit 2001, ka pushtet të decentralizuar lokal, i cili ka kompetenca të konsiderueshme, por jo edhe mbështetje të mjaftueshme financiare nga buxheti. Decentralizimi i pushtetit nuk e shpiu Maqedoninë e Veriut as drejt federalizimit e as drejt kantonizimit. Pse në Maqedoninë e Veriut, edhe pse garantohet bashkëpunimi ndërkomunal, nuk janë realizuar projekte të përbashkëta mes komunave me shumicë shqiptare? Shkruan: Sefer TAHIRI, Shkup Pas takimit të marsit në Ohër midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha se komunitetit serb do t’i…
Për herë të parë që nga pavarësia e vendit, katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, siç janë Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqit, do të udhëhiqen nga kryetarë të nacionalitetit shqiptar.Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Vetëvendosje ka fituar në komunën e Mitrovicës së Veriut me kandidatin Erden Atiq dhe atë të Leposaviqit me Lulzim Hetemin. Ndërkaq, PDK-ja ka fituar Zveçanin me Ilir Pecin dhe Zubin Potokun me Izmir Zeqirin. Ky rezultat erdhi si pasojë e bojkotit të zgjedhjeve nga Lista Serbe, e cila në të kaluarën fitonte mbi 90% të votës në…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba, nga të cilat 157 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 19 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit. “Janë vendosur tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq)”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e…
Sot është 24 prilli, dy ditë pas tejkalimit të “afatit” të VMRO-së për “pagesën” e gjoja “sanksioneve” prej 53 milionë eurove ndaj Bechtel Enkës. VMRO-ja për çdo ditë, me çdo deklaratë dhe komunikatë konfirmon se është kundër zhvillimit, ndërtimit të autostradave, kundër NATO-s dhe BE-së, kundër kompanive amerikane dhe kundër shqiptarëve. Mënyra e vetme e punës së VMRO-së është bllokada. VMRO-ja është kundër çdo gjëje dhe kundër të gjithëve. VMRO-ja përhap histeri në opinion dhe e frikëson pa bazë popullin me konspiracione dhe skenarе të imagjinuara e të sajuara. As nuk u paguan 53 milionë euro, as nuk u realizua…
Dy të tretat e qytetarëve në RMV besojnë se interneti ka ndikim negativ tek fëmijët, tregojnë rezultatet e anketës së fundit të kryer nga Instituti i Shkupit për Hulumtime Politike. Sipas anketës, 66,6 për qind e qytetarëve e vlerësojnë ndikimin e internetit tek fëmijët si negativ, ndërsa 24,3 për qind e konsiderojnë ndikim pozitiv. Sipas strukturës etnike, 71,3 për qind e maqedonasve besojnë se interneti ka ndikim negativ tek fëmijët, ndërsa te shqiptarët etnikë, përqindja e qytetarëve që shohin ndikim negativ është 49,4 për qind. 20,4 për qind e maqedonasve dhe 37,9 për qind e shqiptarëve etnikë shohin ndikim pozitiv…
Fejzi Hajdari Jo, jo VMRO’ja nuk eshte kunder SHBA’se e Korridorit 8, kur denoncon korrupsionin dhe skandale tjera korruptive e kriminale. Bile bash po me pelqen kur po i denoncon skandalet korruptive. Dhashtë Zoti qe sa me shume te kemi VMRO te ketilla, qe do t’i denoncojne aferat korruptive nder shqiptaret ne qeveri… Sipas BDI’se, VMRO’ja qenka e mire vetem kur eshte ne qeveri me BDI’ne dhe i ndajne bizneset edhe tallin bashke. Tre mandate pikerisht BDI’ja ishte me VMRO’ne ne pushtet kur ndodhen montimet e rasteve MONSTRA, ALFA, Rrahja e nxenesve shqiptare, Radishani, Djegia e dyqaneve dhe shtepive te…
Serbia me 38.5 tonë ar është lider në Ballkanin Perëndimor sipas rezervave të arit që disponon. Pas pavarësisë, Mali i Zi nuk bleu asnjë gram nga ky metal. Vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia me 6.8 ton rezerva ari, sipas të dhënave të Bordit Botëror të Arit. E ndjekur nga Sllovenia me 3,7 tonë, Shqipëria rreth tre tonë, Bosnja dhe Hercegovina me 2,7 dhe Kroacia me dy tonë. Mali i Zi nuk ishte në listë, por Ministria e Financave të vendit njofton se rezervat e tyre të arit janë 1.2 ton, aq sa kanë marrë pas shpërbërjes së…
Grupi punues për ndryshime kushtetuese pritet të mbajë seancën e parë të mërkurën ose të enjten, konfirmuan nga Ministria e Drejtësisë. Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati – ish-kryetare e Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska – ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Polozhani – ish-gjyqtar kushtetuese, Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Elena Mihajlova Stratilati – profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”,…
“Kemi kërkuar nga të gjithë në Portugali që t’i bashkohen këtij projekti, për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes plastike. Ka plastikë të fshehur në bishtat e cigareve dhe shumë njerëz nuk e dinë këtë”, shpjegoi Andreas Noe, një 34-vjeçar gjerman që mori pjesë në këtë iniciativë. “Një bisht i vogël cigareje është një shembull i mrekullueshëm se si secili prej nesh mund të ndërmarrë veprime, jo vetëm për bishtat e cigareve dhe mbeturinat, por edhe për ndotjen detare dhe, në fund të fundit, për krizën klimatike,” shtoi ai. Noe u vendos në Portugali gjashtë vjet më parë dhe më pas…
Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951. Forcat Ajrore Shqiptare janë një nga tre armët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Forca Ajrore përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Kompania e Mbështetjes e FAJ. Shteti shqiptar bëri përpjekje të shumta për krijimin e armës së aviacionit luftarak, por për arsye politike një gjë e tillë nuk u arrit deri mbas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945 një grup ish-partizanësh filloi përgatitjen për pilotë luftarakë në shkollën e aviacionit jugosllav. closevolume_off Ky grup…
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e sotëm të Komitetit të Ministrave. Këtë e ka konfirmuar këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, e cila shpreson për zhvillime pozitive në këtë hap drejt integrimit evropian. “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendë për takimin e të hënës së Komitetit të Ministrave. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi në Twitter. Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, para disa ditësh është takuar me ministrin…

