38-vjeçarja transportohet me helikopter për në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar
Këto janë momentet kur Marjola Myrtollari e cila u plagos nga burri i saj transportohet me helikopter për në spitalin e Traumës. Ajo u dërgua nga Korça për në kryeqytet për mjekim më të specializuar pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Bashkëshorti e goditi disa herë me thikë dhe për pasojë sipas mjekëve, mjeti prerës i ka dëmtuar edhe organet jetësore.
Ndërkohë mbetet në arrati autori i ngjarjes Aleko Myrtiollari. Policia e kërkon 46 vjeçarin, por ende nuk ka rënë në gjurmët e tij. Myrtollari e goditi me thikë 38 vjeçaren pas një sherri në shtëpi. 46 vjeçari e kishte menduar krimin dhe para se ta plagoste gruan, largoi 3 fëmijët e mitur nga banesa.
Ishte vajza 16 vjeçare e çiftit që gjeti nënën të lënduar dhe njoftoi policinë. Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie. Aleko Myrtollari dyshonte se gruaja e tradhtonte dhe sipas të dhënave vazhdimisht kishin konflikte dhe ai e dhunonte.
Klan News