Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, mori pjesë në sesionin e 76-të të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, që po mbahet në Kopenhagë.
Gjatë takimit, ministrat e shëndetësisë shqyrtuan raporte dhe propozime për punën e ardhshme të OBSH-së, ndërsa gjashtë kandidatët për drejtor të përgjithshëm prezantuan programet e tyre.
Klekovski theksoi se vendi përballet me sfida të përbashkëta me rajonin, si plakja e popullsisë, rritja e sëmundjeve jongjitëse dhe largimi i profesionistëve shëndetësorë.
Ai veçoi digjitalizimin dhe forcimin e kujdesit shëndetësor parësor si prioritete, me fokus në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, përfshirë kancerin.
Ministri bëri të ditur se po intensifikohen masat për zbatimin e ndalimit të pirjes së duhanit, ndërsa po përgatiten edhe masa për pijet e ëmbëlsuara.



