Më datën 06.06.2023 rreth orës 23:45 minuta në blv. “ASNOM-i” në Shkup, nëpunës policorë të NJPB Aerodrom dhe Draçevë i kanë privuar nga liria E.K. (31) dhe N.K. (24), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se në të njëjtin bulevard me prëdorimin e forcës dhe veglave të përshtatshme kanë hapur automjetin “folkswagen caddy” me tabela të regjistrimit të Shkupit dhe nga i njëjti kanë vjedhur sende të ndryshme, kurse kanë tentuar ta vjedhin edhe automjetin.
Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, kurse personat në fjalë janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundr tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. Poashtu, pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se të dy kanë qenë në vuajtjen e dënimit me dënim me burg në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu Idrizovë dhe deri më datën 09.06.2023 kanë shfyrtëzuar pushimin.