Një motorist 76-vjeçar është gjobitur me 104 mijë paund për shpejtësi sepse po ecte me 82 kilometra në orë, në një zonë që shpejtësia e lejuar është 48.Bëhet fjalë për Anders Wiklof, një nga njerëzit më të pasur të Finlandës. Ai po ecte përgjatë një rruge në ishujt Aland, një arkipelag autonom në Detin Baltik që është pjesë e Finlandës dhe për shkak se Finlanda penalizon shoferët duke i gjobitur në bazë të të ardhurave të tyre, multimilioneri dhe biznesmeni Wiklof u godit me një gjobë të madhe.
“Unë ngadalësova, por direkt i pash sirenat e policisë pas meje,” – u shpreh Wiklof, të cilit krahas gjobës i është pezulluar patenta për 10 ditë.
“Më vjen vërtet keq për këtë çështje dhe shpresoj që paratë të përdoren për mirë,” – shtoi ai.
Në Finlandë, gjobat e shpejtësisë janë në përpjesëtim me të ardhurat e shoferëve, që do të thotë se multimilioneri duhej të paguante një gjobë të barabartë me 14 ditë të ardhura, që është 104,000 £.Finlanda nuk është i vetmi vend që llogarit gjobat bazuar në të ardhurat e një shkelësi dhe shpejtësinë me të cilën ai po drejton. Të njëjtën gjë bën edhe Zvicra.
Data 16.08.2026
Aktuale
- BDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë, vetëm një shqiptar nga 30 të dekoruar
- Gjashtë zjarre aktive në RMV, zjarrfikësit dhe banorët e Zelenikovës shpëtuan shtëpitë gjatë natës
- U kapen persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
- U kapen persona të armatosur në zonën e mbrojtur të Pelisterit
- LSDM ironizon me Mickoskin: Po paraqitet si ekspert për ekonomi, turizëm, teknologji e arsim
- Në shtator rriten pensionet
- ‘Ta kisha ditë’, Shyhretja takohet me mërgimtarin viral
- Aksident tragjik në Hungari/ Përmbyset autobusi me turistë polakë, 12 të vdekur dhe 10 të plagosur



