Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryepidemiologu i Shtëpisë së Bardhë tha dje se detyrimet për vaksinat Covid që ai mbronte me forcë gjatë mandatit, kanë shkaktuar humbjen e besimit të popullatës te injeksionet dhe me shume dëm se perfitime. Duke pranuar fajin në një intervistë mediatike, Dr Anthony Fauci tha se politikat rezultuan anti-produktive dhe prodhuan më shumë skeptikë se mbështetës të tyre. Fauci është tërhequr tashmë nga mandati në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte një nga më të paguarit e administratës me rroge rreth $400,000 në vit. Dr Fauci ka qenë një nga mbështetësit më të zëshëm të vaksinimit të detyruar prej vitit 2020.…

Lexo më Shumë

Një grua, nëna e së cilës u përpoq dy herë ta vriste kur ishte fëmijë, fitoi të drejtën për veten dhe qindra të tjerë për të kërkuar dëmshpërblim pas një lufte të gjatë ligjore. Monica Allan, 55 vjeç, nga East Kilbride, ishte vetëm një fëmijë i vogël kur nëna e saj Betty Mount i futi kokën nën çezmat e banjës dhe u përpoq ta mbyste. Vetëm vite më vonë ajo zbuloi se mamaja e saj kishte tentuar ta vriste kur ishte fëmijë, gjithashtu. Në vitin 1976, Mount u akuzua për tentativë vrasje dhe u burgos. Monika u transferua në kujdestari…

Lexo më Shumë

UP-së propozohet t’i hiqet emri “Hasan Prishtina” Është propozuar largimi i emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës, përmes ndryshimeve statutare të cilat janë në diskutim. Diçka e tillë ka ardhur si pasojë që vendosja e emrit u bë shumë vite pas themelimit të universitetit, dhe në arenën ndërkombëtare jo rrallë herë është ngatërruar si institucion i ri. Poashtu, pasaktësi ka shkaktuar edhe fakti që një Universitet në Mitrovicë që është në gjuhen serbe pretendon emrin Universiteti i Prishtinës, që ka krijuar konfuzitet e telashe ndër tjera edhe në listimin e punimeve. Një ide e tillë nuk u kundërshtua nga…

Lexo më Shumë

Mattel ka njoftuar se ka lëshuar në treg kukullën e saj të parë Barbie me sindromën Down, si pjesë e linjës së saj të larmishme Fashionistas. Kukulla është “krijuar për të lejuar edhe më shumë fëmijë të shohin veten në Barbie, si dhe që Barbie të pasqyrojë botën përreth tyre”, tha prodhuesi i njohur i lodrave në një deklaratë për shtyp. “Kukulla Barbie me sindromën Down ka për qëllim të frymëzojë të gjithë fëmijët që të tregojnë më shumë histori përmes lojës”. Prodhuesit e Barbie krijuan kukullën në partneritet të ngushtë me Shoqërinë Kombëtare të Sindromës Down (NDSS) në ShBA.…

Lexo më Shumë

Kompania publike Albanian Seaport Development, ortake në projektin 2 miliardë euro të Durrës Yachts & Marina ka përfunduar ditëve të fundit në Komisionin e Prokurimit Publik pas një ankese mbi një procedurë prokurimi bërë nga një operator ekonomik. Në listimin e bërë në faqen e Komisionit sqarohet se tenderi i ankimuar ka të bëjë me blerjen e pajisjeve informative/ elektronike me një fond limit 5.2 milionë lekë. Operatori ankimues pretendon se kriteret e vendosura në procedurë në disa raste nuk rakordojnë dhe duhet të korrigjohen dhe në të tjera janë të ekzagjeruar. Kështu së pari operatori ka kërkuar që të…

Lexo më Shumë

KORÇË Digjet një tjetër automjet në Korçë teksa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ku ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. Sh., i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor). 1 2 3 Previous Next Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies…

Lexo më Shumë

Izolimi për shkak të koronavirusit e ka ndërruar mënyrën se si zhvillohen takimet dhe intervistat, madje edhe mënyrën se e si punohet pasi që disa kompani kanë filluar që ta praktikojnë më shumë të punuarit nga shtëpia. Madje, disa intervista pune po zhvillohen virtualisht. Veçmas në ato kompani të cilat ofrojnë mundësi punësimi nga shtëpia. Sipas një studimi të fundit të menaxherëve të punësimit, rekrutuesve dhe profesionistëve të burimeve njerëzore, një e treta e punëdhënësve (33 për qind) i kryejnë intervistat e tyre të punës tërësisht përmes videokonferencës. 21 për qind të tjerë thonë se e fillojnë procesin e intervistës…

Lexo më Shumë

Manchester United mund të nënshkruajë me Neymarin nga Paris Saint-Germain nëse Sheikh Jassim përfundon blerjen e klubit nga Old Trafford, bëhet e ditur në një raportim të ri. Në nëntor, Glazers vuri në gatishmëri botën e futbollit dhe atë financiar duke njoftuar se po eksploronin alternativa strategjike për klubin, që mund të rezultonin në një shitje të plotë. Që atëherë ka pasur dy raunde ofertimi, me një seri të tretë ofertash që pritet të dalin përpara fundit të muajit. Emiri i Katarit, Sheikh Jassim dhe miliarderi britanik i petrokimikeve – Sir Jim Ratcliffe janë të vetmet palë të interesuara publikisht…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se duket sikur fiton La Liga këtë sezon, ekziston mundësia që Barcelona të mos luajë në Ligën e Kampionëve, apo ndonjë kompeticion evropian, sezonin e ardhshëm. Aktualisht, UEFA po heton klubin katalunas në lidhje me skandalin “Negreira”, i cili po ashtu është duke u shqyrtuar nga Prokuroria për “korrupsionin sportiv”. Nëse organi drejtues i futbollit evropian vendos që Barcelona është fajtore, ata mund të përballen me një ndalim evropian. Megjithatë, Barcelona nuk pret të përballet me ndonjë sanksion dhe pas një takimi mes Joan Laportas dhe Aleksander Ceferin javën e kaluar, ka një besim në rritje se ata do…

Lexo më Shumë

Pas anëtarësimit në NATO, Finlanda po përgatitet për reagime nga Rusia. Edhe pse nuk dihet, nëse Rusia do t’i bëjë realitet kërcënimet e saj, Finlanda po forcon mbrojtjen kufitare. Finlanda ka qenë gjithmonë objektiv i kërcënimeve hibride nga Moska, por tani ajo po përgatitet për më shumë. “Ne e dinim se anëtarësimi në NATO ishte si një vijë demarkacioni për rusët,” thotë Juha Martelius, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për politikën e mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes të Finlandës. Pasi flamuri bardheblu i Finlandës u ngrit përpara selisë së NATO-s më 4 prill “ne presim çdo reagim” – shton ai. Askush nuk…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri ka bërë të ditur se korrespodencën me reagimet lidhur me integrimin e lëndëve që arrijnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do t’ia dërgojë për mendim Byrosë për Zhvillimin e Arsimit sepse, siç tha ai, është institucioni që ka propozuar Konceptin për arsimin bazë dhe i cili duhet të analizojë se çfarë ndikimi ka integrimi i lëndëve mbi programin mësimor dhe reagimet lidhur me lëndët Histori dhe Gjeografi. “Pas kësaj, ne si Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të raportojmë për situatën, pasi të marrim të dhëna konkrete, çfarë ndikimi ka integrimi i…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon shtrenjtimi i cigareve. Sipas ligjit për akcizën, deri në këtë vit 2023, akciza për cigare do të rritet për së paku pesë denarë për paketë. Siç shihet nga informacionet në ueb faqen e Ministrisë së Financave, akciza për një cigare arrin 1.353 denarë për copë dhe arrin 9 për qind të çmimit me pakicë.

Lexo më Shumë