Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të figurës së shquar të politikës franceze, François Léotard, ndërmjetësuesit të Bashkimit Europian në vendin tonë gjatë vitit 2001 dhe nënshkrues i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ahmeti ka kujtuar kontributin që Léotard ka dhënë në procesin e paqebërjes dhe etablimit të barazisë si vlerë në Maqedoninë e Veriut. “Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të një miku të madh të vendit tonë, përfaqësuesit special të Bashkimit Europian gjatë vitit 2001 dhe nënshkruesit të Marrëveshjes së Ohrit, politikanit francez François Léotard. Me…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski takoi sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku në fokus ka qenë bashkëpunimi midis dy vendeve dhe prioritetet e përbashkëta. Në takim siç thuhet, u nda një vlerësim i përbashkët se marrëdhëniet dypalëshe janë miqësore dhe konstruktive, me dialog të rregullt dhe të hapur dhe pa çështje të hapura mes dy vendeve. “Bashkëbiseduesit u dakorduan për hapat e mëtejshëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe forcimit të miqësisë mes qytetarëve të dy vendeve. Kryeministri Kovaçevski e uroi Kosovën për liberalizimin e miratuar të vizave dhe tregoi se Maqedonia e Veriut…
Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë hapur dyert për gjysmë maturantët, për t’i njoftuar me kushtet dhe drejtimet për katër vitet e ardhshme. Në ditën e hapur të shkollës “Boro Petrushevski” u prezantua edhe drejtimi i ri “Teknik për motor me repart alterantiv” ndërkohë që mbeten drejtimet për komunikacion, makineri dhe ai i elektronikës. “Drejtimi i ri quhet Teknik për motor me repart alternativ I cili në vete përmban drejtimet e veturave hibride dhe elektrike. Ne duhet të përgatisim tregun e punës me kuadro adekuat për këto drejtime të reja”, u shpreh Mensur Abdullau, mësimdhënës. Disa nga gjysmë maturantët thanë…
Aktvendimi për rastin “Tenderët” do të shpallet më 12 maj pasi në Gjykatën Themelore Penale sot janë mbajtur fjalët përmbyllëse të mbrojtjes në të cilin avokatët mbrojtës dhe të akuzuarit kërkuan aktvendim lirues. Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska është e akuzuara e parë e lëndës “Tenderët” lidhur me tenderin për punët ndërtimore në Muzeun e luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, si dhe nga projekti “Shkupi 2014“. Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muze janë kryer në favor të subjektit juridik “Beton” nga Shtipi. Para se të shpallet thirrja për dhënien e kontratës së furnizimit publik…
Grupi punues për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti seancë kushtetuese. Anëtarët unanimisht zgjodhën kryetarin dhe zëvendëskryetarin e grupit të punës, të cilët janë ekspertë. Kryetare e grupit punues u zgjodh Margarita Caca Nikollovska, ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, dhe zv. kryetar u zgjodh Bajram Pollozhani, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese. Propozues i ndryshimeve kushtetuese është Qeveria, e cila ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup pune. Detyrë e grupit punues do të jetë përgatitja e…
Letra e ambasadores amerikane Angela Aggeler ka dridhur themelet e institucioneve gjyqësore dhe të Qeverisë. Ndonëse askush nuk merr përgjegjësi për shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë, të gjithë pajtohen me konstatimet e letrës shqetësuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se fajtor për gjendjen në gjykata është opozita. A pajtoheni me konstatimet e ambasadores amerikane? “Po…Kemi Kod të ri penal, Ligj të ri për akademinë për gjykatës dhe prokuror, Ligj të ri për sistemimin e gjykatësve por shumica prej tyre janë bllokuar në Kuvend dhe kjo është pyetje për opozitën, jo për mua”, u përgjigj Dimitar Kovaçevski, Kryeminisër. Presidenti Stevo Pendarovski tha se…
Dërgimi i ambasadorëve, respektivisht i shefave të Përfaqësive Diplomatiko-Konsullore të Maqedonisë së Veriut është i rregulluar me Ligjin e Punëve të Jashtme, i cili parasheh procedurë komplekse për emërimin e ambasadorit, në bazë të harmonizimit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenti, miratimit nga Qeveria, si dhe agrementit nga shteti i pritjes. Bëhet fjalë për proces kompleks në të cilin rol ka edhe Kuvendi, përmes prezantimit të veçantë të propozim – ambasadorëve para Komisionit për Politikë të Jashtme; ky është një element thelbësor nga procedura përmes së cilës jo vetëm që deputetët kanë mundësi t’i pyesin ambasadorët e propozuar,…
Sipas të dhënave nga Byroja për Furnizime Publike, N.P. “Rrugë Shtetërore” që udhëhiqet nga drejtori Ejup Rustemi ka nënshkruar kontrata në vlerë prej mbi 70.000.000 euro, nga 1 janari i vitit 2023, përcjell TV21. Furnizimet publike paraqesin proces të përdorimit të fondeve (parave) publike nga institucionet/autoritetet publike. N.P. “Rrugë Shteterore” ka nënshkruar kontrata me më shumë kompani, ndërsa kompanitë që kanë nënshkruar kontrata me vlerë mbi 2 milionë euro janë: Mirsat Komerc; 2,300,000 eur Bion, Tetove; 2,370,000 eur Zhikol, Strumice; 3,080,000 eur Bitem Dooel, Shkup; 3,435,000 eur Ilinden, Struge; 7,640,000 eur Eskavatori MK, 9,000,000 eur Granit, 11,500,000 eur IRD, 26,350,000…
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është shkarkuar nga funksioni, konstatoi zëvendësi i saj, Selim Ademi. Pas zënkave që kanë zgjatur thuajse katër orë dhe pasi Dameva refuzoi ta vendos në votim pikën e cila nuk ishte në rend dite, zëvendësi i saj vendosi që të votohet me ngritje të dorës. Shtatë anëtarë e mbështetën zëvendësin, i cili e mori udhëheqjen e seancës në prani të saj, transmeton Portalb.mk. “Kryetarja është e shkarkuar dhe më nuk mund të udhëheqë me seancën. Nesër në ora 11 caktojmë seancë të re. Për sot seanca është e mbyllur”, konstatoi Selim Ademi. Dameva kërkoi…
Presidenti Stevo Pendarovski sot potencoi se përmes përfaqësuesit të tij merr pjesë në grupin e punës për ndryshime kushtetuese dhe se kjo e tregon qartë qëndrimin e tij politik, se është pro ndryshimit të Kushtetutës me futjen e bullgarëve në të. “Unë marr pjesë përmes përfaqësuesit tim dhe me këtë e tregoj qartë qëndrimin tim politik, se jam pro këtyre ndryshimeve kushtetuese, vlerësoj se nuk janë diçka e tmerrshme për ne dhe vlerësoj se nuk përmbyset shteti nëse i fusim bullgarët, së bashku me gjashtë – shtatë popujt e tjerë”, tha shefi i shtetit, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve…
Rusia ka braktisur përpjekjet për të marrë më shumë territor dhe tani po fokusohet në mbrojtjen e pozicioneve të saj në përgatitje për një kundërofensivë brutale nga Ukraina, ka thënë kreu i inteligjencës ushtarake në Kiev. Sipas medieve të huaja, Kyrylo Budanov, kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, tha se forcat e Vladimir Putinit po kanalizonin pothuajse të gjitha operacionet e tyre sulmuese në përpjekjen për të marrë qytetin e kontestuar ashpër të Bakhmutit. Gjeneralmajori i dekoruar Budanov, 37 vjeç, nuk zbuloi detaje rreth planeve të betejës ukrainase, por premtoi se një kundërsulm i…
Një projekt i quajtur “Finder Network” duhet të zgjerojë aftësitë e aplikacionit Android “Find My Device” dhe ta bëjë shumë më të lehtë gjetjen e vendndodhjes aktuale të pajisjeve të humbura. Pasi Finder Network të funksionojë dhe të funksionojë, pajisjet e regjistruara Android do të transmetojnë një sinjal Bluetooth që mund të merret nga pajisjet e tjera Android. Për sigurinë dhe privatësinë, këto sinjale përpunohen në mënyrë të koduar dhe anonime. Funksioni Power of Finder do të vazhdojë të lëshojë sinjal anonim edhe pasi telefoni Android të jetë i fikur. Përveç gjetjes së pajisjes së humbur, kjo do të dekurajojë…

