Author: Hamdi Kumanova

Një burrë në Kaçanik ka pranuar përmes postës një zarf të mbyllur ku brenda saj kishte një letër me përmbajtje kërcënuese. Policia e Kosovës njofton se në atë letër ishte i shkruar edhe emri i një burri i cili dyshohet t’a ketë dërguar zarfin. Por, pas verifikimit të personit në emër të cilit ka ardhur letra, është parë si ai gjendet në burg në vuajtje të dënimit. “Ankuesi mashkull kosovar përmes postës ka pranuar një pliko të mbyllur në të cilën kishte një letër me përmbajtje kërcënuese në emër të një mashkulli kosovar. Pas verifikimit të personit në emër të…

Lexo më Shumë

Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymitFruta e vogël e boronicës ndihmon punën e trurit, zbut lëkurën e thatë dhe luan rol edhe në pengimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene. Por këto nuk janë gjërat e vetme në të cilat ndikon boronica, ja edhe disa arsye tjera se pse duhet ta shijoni më shpesh boronicën.– Imuniteti: Hulumtimet kanë dëshmuar se boronicat përmbajnë antioksidantë që i neutralizojnë radikalet e lira që hyjnë në organizëm nëpërmjet pesticideve ose tymit. Shumica e vetive të mira që kanë boronicat vijnë…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 113-të, në rend dite të së cilës është parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Mbledhja e këtillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit, ndërsa sipas praktikës, pyetjet e para kryeministrit dhe ministrave ua parashtrojnë deputetët e opozitës.

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze. Dhunë në familje dyshohet të ketë ushtruar edhe një person në Malishevë, i cili përfundoi në Polici pas denoncimit nga bashkëshortja e tij. Media mëson se viktima fillimisht është dërguar për ekzaminime mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se ajo nuk…

Lexo më Shumë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi më 27 prill se Rusia kishte humbur 188,920 trupa në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt të vitit të kaluar, përcjell Bota sot. Ky numër përfshin 510 viktima që forcat ruse pësuan pak gjatë ditës së kaluar. Sipas raportit, Rusia ka humbur gjithashtu 3,694 tanke, 7,178 automjete luftarake të blinduara, 5,805 automjete dhe tanke karburanti, 2,887 sisteme artilerie, 542 sisteme raketash të shumëfishta, 293 sisteme të mbrojtjes ajrore, 308 aeroplanë, 294 helikopterë, 2,461. closevolume_off

Lexo më Shumë

Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug) pas mesnate , duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftojnë autoritetet. “Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich përmes Twitter. ” Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”. Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit . “Deri më tani kemi marrë informacione për 15 të plagosur dhe një të vdekur”, tha Vitaly Kim, kreu i komandës ushtarake rajonale. Mykolayiv ndodhet në Detin…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 107 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 27 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 gjoba për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Sipas njoftimit të MPB-së janë regjistruar dhe 3 shkelje për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 8 për kalim në të kuqe në semaforë dhe të tjera.

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski, është takuar pasditen e sotme me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Mickoski shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit dypalësh është biseduar për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore, zhvillimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes Maqedonisë dhe Kosovës. Në fund, ai uron për një një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e të dyja vendeve. “Theksova se VMRO-DPMNE është për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe zhvillim të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Le të luftojmë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tanë dhe një të ardhme që e meritojnë.”- shkruan…

Lexo më Shumë

Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1. De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport. Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Pep Guardiola foli për media duke thënë se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare në luftën për titull. “Tre ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Do ti marrim lojët një e nga një dhe do shohim se çka do ndodh”, tha spanjolli.

Lexo më Shumë

Moti Sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur në takim nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe zhvillimet e fundit. Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst ka përmendur votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presidentja Osmani…

Lexo më Shumë

Udhëtarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbarë vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve. Autoriteti francez i aviacionit civil ka njoftuar se nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes, priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais. Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj, shkruajnë…

Lexo më Shumë