Author: Hamdi Kumanova

Manchester City arriti fitore të madhe dje ndaj rivalit direkt për titull Arsenal duke e mposhtur në Etihad me rezultat 4-1. De Bruyne me dy gola, Haaland dhe Stones me nga një shënuan për triumfin e Citizens ku për Gunners realizoi Holding, shkruan GazetaBlic Sport. Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Pep Guardiola foli për media duke thënë se ndeshjet e ardhshme janë vendimtare në luftën për titull. “Tre ndeshjet e radhës janë shumë të rëndësishme. Do ti marrim lojët një e nga një dhe do shohim se çka do ndodh”, tha spanjolli.

Lexo më Shumë

Moti Sot me diell dhe me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 13 deri në 19 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur në takim nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si dhe zhvillimet e fundit. Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Kovaçevski për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst ka përmendur votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presidentja Osmani…

Lexo më Shumë

Udhëtarët që fluturojnë brenda dhe jashtë Francës duhet të përgatiten sërish për greva në mbarë vendin, të nxitura nga ligji i qeverisë për reformën e pensioneve. Autoriteti francez i aviacionit civil ka njoftuar se nga mbrëmja e së dielës deri të martën në mëngjes, priten anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportet e “Paris Orly” dhe “Paris Charles de Gaulle”, si dhe në Marsejë, Lion, Bordo, Nante, Toulouse, Nice dhe Beauvais. Vendimi i qeverisë, i nxitur nga presidenti Emmanuel Macron në mes të marsit, për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 është kthyer tashmë në ligj, shkruajnë…

Lexo më Shumë

OBSH tha se mostrat e testuara të shurupit Guaifenesin TG, të bëra nga QP Pharmachem Ltd me bazë në Punjab, treguan “nivele të papranueshme të dietilen glikolit dhe etilen glikolit”. Të dy përbërësit janë toksikë për njerëzit dhe mund të jenë fatale nëse konsumohen. Deklarata e OBSH-së nuk specifikoi nëse dikush kishte ndonjë pasojë nga përdorimi i shurupit. Paralajmërimi i fundit vjen disa muaj pasi OBSH lidhi shurupe të tjera të kollës të prodhuara nga India me vdekjet e fëmijëve në Gambi dhe Uzbekistan. Sudhir Pathak, drejtor menaxhues i QP Pharmachem, tha se kompania kishte eksportuar një grumbull prej 18,346…

Lexo më Shumë

Papa Françesku do t’u mundësojë grave të votojnë, për herë të parë, në një takim global të peshkopëve në tetor, u njoftua të mërkurën, më 26 prill.Agjencia France-Presse (AFP) vlerëson se kjo është një lëvizje historike që mund të çojë në një përfshirje më të madhe në vendimmarrje në Kishën Katolike Romake. Në të kaluarën, gratë lejoheshin të merrnin pjesë në sinode, organe këshilluese të papës, si auditore, por pa të drejtë vote.Rregullat revolucionare, të publikuara të mërkurën, lejojnë pesë motra fetare me të drejtë vote. Përveç kësaj, Papa vendosi të përfshijë atë që dokumenti i Vatikanit e quan “70…

Lexo më Shumë

Autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Financave, Fondi i Shëndetësisë dhe Qeveria nuk iu përgjigjën kërkesës për takim me Shoqatën e të sëmurëve me fibrozë cistike. Ata janë njëzëri në vendimin për të protestuar nëse autoritetet nuk gjejnë para për një program të vazhdueshëm për “Trikaftën”, në mënyrë që të gjithë, pa përjashtim, të trajtohen. Ministri i Financave i njoftoi se në seancën e Qeverisë është miratuar pika për blerjen e barnave edhe për 18 pacientë të tjerë. Ata janë në pritje edhe të një konfirmimi zyrtar. “Nëse marrim informacionin, do t’ua prezantojmë të gjithë pacientëve dhe do të kalojë…

Lexo më Shumë

Maqedonia është shembull në të gjithë rajonin për harmoninë mes kulturave dhe kjo është arritur përmes marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe marrëveshjes me Bullgarinë, por nuk mund ta mohojmë sepse kemi pasur rreziqe, sidomos pas këtyre ngjarjeve madhore nga politikanë të papërgjegjshëm të cilët kanë nxitur provokime mes popullatës duke shfrytëzuar ndjeshmërinë e situatës, tha në fjalimin e tij në Bruksel, para anëtarëve të Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, ministri i jashtëm, Bujar Osmani. Ai gjithashtu tha se përpara e kemi shansin e papërsëritshëm për të përforcuar misionin e përbashkët drejt BE-së…

Lexo më Shumë

Partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE vazhdon të akuzojë Qeverinë për marrëveshjen e realizuar me kompaninë amerikane “Bechtel dhe Enka”. Partia e Mickovskit, vlerëson se me këtë marrëveshje Grubi dhe Kovaçevski kanë pranuar kushte dhe detyrime financiare për shtetin duke e shkelur ligjin. “Në thelb, nëse ata janë një qeveri e përgjegjshme duhet të bëjnë vetëm një gjë, të shpallin para publikut kontratën për ndërtimin e korridoreve 1.3 miliardë euro. Atëherë do të zgjidheshin të gjitha dilemat. Çdo ditë e kaluar në heshtje dhe fshehur konfirmon se ata kanë nënshkruar një kontratë të bazuar në dispozita ligjore inekzistente.”,…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja reagoi pas akuzave se atij i ka dërguar një picë në burg, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në periudhën sa ka qenë arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin e akreditimit në arsimin e lartë. Ai në Kuvend tha se deputetin Ferat Shala dhe Bekim Haxhiu nuk i ka njohur asnjëherë, veç në Kuvend. Ndërkohë, Muja se sistemi i drejtësisë ka dëshmuar për pafajësinë e tij në lidhje me dyshimet për keqpërdorime në procesin e akreditimit në arsimin e lartë. “Që ta kupton popullsia unë nuk e njoh Ferat Shalën dhe as Bekim Haxhiun,…

Lexo më Shumë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu sot  prezantoi raportin vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2022. “Numri i të punësuarve në sektorin publik deri më 31 dhjetor 2022 është 129.374 persona.  Ata kryejnë angazhimin profesional në gjithsej 1.354 institucione.  Numri i institucioneve krahasuar me vitin 2021 është rritur për 8. Nga gjithsej 1.354 institucione, 60% janë në nivel lokal dhe 40% në nivel qendror.  Numri më i madh, gjegjësisht 533, janë nga veprimtaria e arsimit, punës sociale 125, kulturës 121. Krahasuar me raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur…

Lexo më Shumë

Rituali është gjithmonë njësoj. Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë. Për breza me radhë, libri me përmasat e një pulle poste është trashëguar në familjen e tij, duke u mbijetuar luftërave dhe regjimit fanatik komunist që nuk lejonte fetë. Ekspertët thonë se është një nga Kuranët më të vegjël në qarkullim, me librin e vogël që mbahet brenda një kutie argjendi, e nxirë me kalimin e viteve. “E kemi trashëguar nga brezi në brez me një përkushtim absolut”, tregon…

Lexo më Shumë