Author: Hamdi Kumanova

Katërmbëdhjetë shkolla morën grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, të cilët  mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore. Qëllimi i aktiviteteve është përforcimi i bashkëpunimit dhe besimit mes të rinjve, ndërsa mjetet financiare për realizimin e tyre sigurohen përmes projektit “ Ndërtojmë  ura të reja”, i cili u njoftua  në fillim të vitit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup. Grantet u ndanë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vall, të cilët dërguan porosi të përbashkët…

Lexo më Shumë

NË TENDER FITON BUXHET KOMPANIA E BABAIT TË DREJTORES NË HEMATOLOGJI Dymbëdhjetë vite Sonja ia jep ilaçin për hemofili djalit të saj 13 vjeçar Matej. Ndërsa, sic njofton KlanM, tash rrezikon të mbetet pa ilaç pasi Ministria e Shëndëtësisë ka lidhur marrëveshje me tjetër kompani për ilaç tjetër. “Kam bërë analizë gjenetike me të cilën dëshmohet se me ndërrimin e ilaçit mund të fitojë inhibitor. Ajo do të thotë që më vonë ky ilaç nuk do të ketë efekte anësore” – thotë nëna e Matejit. Ilaçi gjegjësisht “Faktori Rekombinant-VIII” ka ndihmuar djalin e saj të luaj dhe të bëjë sport…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska në “Click plus” nuk u përgjigj konkretisht nëse dikush në Këshillin gjyqësor do të duhet të mbajë përgjegjësi dhe do të sanksionohet për mungesën e një kompanie të akredituar që do të mundte t’i testojë vlerat morale dhe mirëqenien psikike të kandidatëve për gjykatës. “Do të shohim ministria e Drejtësisë me çfarë qëndrimi do të del sepse përsëri do të them se ka marr detyrim nga Qeveria që të ndërmerr përgjegjësi për tejkalimin e problemit sepse … TV21: Me fjalë të tjera nuk do të ketë, nëse më lejoni t’ju interpretoj! Jo, unë…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se nëse pranohet kërkesa e tij për Qeveri gjithëpërfshirëse, pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, atëherë nuk do të ketë kryeministër shqiptar, shkruan TV21. Mickoski tha se marrëveshja mes BDI-së dhe LSDM-së në këtë rast nuk do të vlejë. “Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë për shkak të marrëveshjes që e kanë bërë LSDM dhe BDI, ose kushtimisht thënë, etnikisht shqiptar, por do të jetë kryeministër që e kanë zgjedhur shumica e deputetëve në korniza të Kuvendit”, tha Mickoski./tv21.tv

Lexo më Shumë

Më 07.06.2023 në ora 21:05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin J.F.(46) nga Zhelina e Tetovës. Rreth orës 19:30 në Bulevardin “Iliria në Tetovë, ai ka goditur disa herë me automjetin e tij Fiat Punto veturën Opel Astra me targa të Tetovës, që drejtohej nga S.R. (30) nga Tetova, gjatë së cilës ka mbetur e lënduar M.R., lëndime të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzimi përkatës.TS

Lexo më Shumë

Hanif Zendeli është zgjedhur nënkryetar i ri i Këshillit Gjyqësor. Me propozimin e anëtarit Ivica Nikollovski, në seancën e sotme të 444-të të Këshillit Gjyqësor, me nëntë vota “për” dhe një “kundër”, Zendeli u zgjodh zëvendëskryetar i ri në vend të Selim Ademit. “Jam i sigurt se do të bëj të pamundurën për të dhënë një kontribut për të përmirësuar të gjitha situatat. Mendoj se kam qenë pjesë e kësaj, kam dashur dhe dua që gjërat të shkojnë ashtu siç duken për një nga institucionet më të larta në vend, që është këshilli gjyqësor”, tha Zendeli. Këshilli Gjyqësor në seancën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot i ka dorëzuar “Çelësin e Qytetit” ministrit të mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Sot kisha nderin që ta pres dhe t’ia dorëzojë mirënjohjen më të lartë “Çelësin e qytetit”, ministrit të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Armend Mehaj. Biografia e ministrit Mehaj është mbresëlënëse, ai është profesionist i dëshmuar dhe ndjehem krenar që në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, t’ia ndaj “Çelësin e qytetit”. “Çelësi i qytetit” ndahet për personat që kanë ndikim në shoqëri, e unë shpresoj që z. Mehaj sa më shpesh ta vizitojë qytetin e Gostivarit dhe…

Lexo më Shumë

Në Universitetin e Tetovës tashmë gara për rektor është drejt fundit. Siç raporton Alsat, deri tani kanë konkurruar tre kandidatë, në konkursin që skadon sot. Jusuf Zejneli, dekani aktual i Fakultetit të Drejtësisë, Myqereme Rusi, profesore në Fakultetin Filozofik, si dhe Bashkim Ziberi, profesor nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore. Siç mëson ALSAT, ushtruesi i detyrës Kushtrim Ahmeti nuk ka konkurruar në këtë pozitë, pasi sipas informacioneve jozyrtare, pengohet nga titulli profesor ordinar i marrë në një shtet tjetër, ende jo pjesë e qarkullimit juridik në kuadër të njohjes së tij. /Alsat

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një prononcim për TV21 thotë se ashtu siç e kanë parashikuar, VMRO-DPMNE po jep sinjale dhe është e gatshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21. Taravari tha se nuk është me rëndësi se cili propozim për Qeveri do të pranohet, por që me rëndësi janë që të votohen ndryshimet kushtetuese. “Për ne me rëndësi është që VMRO-DPMNE tashmë jep sinjale pozitive se janë të gatshëm për t’i votuar ndryshimet kushtetuese, një punë që ne e kemi thënë qysh para një muaji ose dy se në fund VMRO përsëri do t’i voton…

Lexo më Shumë

“Nuk kam dalë vullnetar për të bërë marrëveshje, por kam dhënë një kontibut që bazohet në grupin e ekspertësh për tryezën e dialogut. S’kam dalë vullnetar për të bërë asnjë marrëveshje. Drafti është statuti i asocicacionit të komunave serbe. Të gjithë e dimë se nëse zgjidhet kjo është zgjidhur nyja gordiane e të gjithë kësaj historie të gjatë dhe është hapur rruga dhe për njohjen e ndërsjellë”-tha Rama. Pse po e sulmoni Albin Kurtin? Rama: Nuk e sulmoj Albin Kurtin, Kurtin e fajëson bota demokratike dhe kjo mua më shkakton keqardhje pse duhet të ndodh kështu

Lexo më Shumë